
Kryeministri Edi Rama udhëton këtë të premte (28 prill) drejt Greqisë, për të marrë pjesë në Forumin e 8 Ekonomik të Delphit.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se kreu i qeverisë shqiptare do të mbajë fjalën e tij në panelin e forumit, gjatë pasdites së sotme, ndërsa pritet gjithashtu të marrë pjesë në diskutimin për çështjet e politikës së jashtme.
Po ashtu, RTSH mëson se Kryeministri Rama do të zhvillojë dhe një takim informal me homologun Kyriakos Mitsotakis.
Në forumin e 8 Ekonomik të Delphit, i cili ka nisur më 26 prill dhe përmbyullet më 29 prill, marrin pjesë më shumë se 800 folës nga 70 vende, duke përfshirë presidentin e Qipros Nikos Christodoulidis , kancelarin federal të Austrisë Karl Nehammer, Presidentin e Bullgarisë Rumen Radev , presidenti i Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik , presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministri i Kosovës Albin Kurti , kryeministri i Malit të Zi,Dritan Abazoviç, Komisionerët Evropianë, Zëvendëspresidentët e Komisionit Evropian Frans Timmermans dhe Maroš Šefčovič, Komisioneri i Tregut të Brendshëm Thierry Breton, Ministrat e Jashtëm të Katarit Soltan bin Saad Al-Muraikhi , i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, i Greqisë Nikos Dendias, Zëvendës i Jashtëm i Turqisë Ministri Mehmet Kemal Bozay, etj, raporton CNN.gr.
Forumi i 8-të Ekonomik Delphi me temë " Ndryshimet e paradigmës", si boshte kryesore dhe pjesë të diskutimeve ka klimën dhe biznesin, ekonominë dhe financimin e qëndrueshëm, integrimin social dhe progresin teknologjik.
I gazetar!… Shiko pak cfare ke katranosur : ke transferuar kryeministrat ku te ka dashur qejfi!!!…..
Bravo Tema, Abazovic e drejton me mire dhe Kosoven, mire ke bere qe ua dhe borxh.
Salih Kari takoi Qim Peken
Shume takim i rendesishem ky per vendin tone
Shume mire qe organizoni takime te tilla
Keto jane takime te rendesishme qe na mundesojn shum benefite
Sa mire qe merrni pjes ne takime te tilla pasi mundesojn marrdhenie shum te mira me shum shtete te ndryshme
Presim vendime shume te mira nga ky takim
Takim i rendesishem per vendin tone
Mbledhje kaq te rendesishme vetem ju mund ti benit
Presim vendime te rendesishme nga ky takim