
Fotoja është shkrepur në vitin 1992, gjatë një darke familjare në një banesë në Zvicër. Në foto, nga e majta në të djathtë janë Xhavit Haliti, një udheheqës në ilegalitet i Lëvizjes Popullore të Kosovës, i cili ishte një nga themeluesit më pas të UÇK-së.
Më pas, në krye të tryezës është Bashkim Zeneli, ish-deputet dhe ish-ambasador i Shqipërisë në Gjermani e Greqi, ish-kryeministri Fatos Nano, njëkohësisht lideri historik i socialistëve shqiptarë, e në krah të tij Namik Dokle, numri një i grupit parlamentar socialist, e më pas kryetar Parlamenti dhe zv.kryeministër.
Fotoja publikohet për herë të parë, dhe është shkrepur gjatë një vizite të krerëve të PS-së me diasporën shqiptare në Zvicër. Afërsia e PS-së me përfaqësuesit e rezistencës që vinin nga LPK-ja ka nisur që herët dhe vijon edhe sot me marrëdhëniet e ngushta të Edi Ramës me Hashim Thaçin e ish-udhëheqësit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, Nano zhvilloi edhe një takim me diasporën, përkatësisht mbështetësit e krahut të LPK-së, video e të cilit u përdor në Tiranë nga Sali Berisha për ta sulmuar kreun e opozitës si enverist.
Në fakt ajo deklaratë e Nanos, kishte doza shkelje syri për militantët e majtë të LPK-së, një pjesë të të cilit kanë qenë edhe përkrahës së Enverit, me pushtetin e të cilit kanë pasur edhe marrëdhënie konspirative një pjesë e tyre.
Gjithsesi prej atëherë kanë kaluar shumë ujra, e thuajse të gjithë personazhet në foto kanë drejtuar një pjesë të shteteve shqiptare. Nano, Dokle e Zeneli në Tiranë, e Xhavit Haliti, i cili prej lufte mban nofkën e ilegalitetit “Zeka” ka qenë deri edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, por si Ali Ahmeti nuk pranoi asnjëherë poste ekzekutive. Sot vijon të jetë deputet i PDK-së dhe drejtues politik i Pejës, prej nga e ka dhe origjinën. / TemA
Ka qene koha per te marre leksione sesi te pergatiteshin per lufte civile,lufte vella-vrasese mes shqiptaresh! Ne gjurmet e luftes civile qe inicoi Enveri qe gjate luftes dhe qe vazhdoi ne formen e luftes se klasave! ...
Alfred bizge shpellash : Ka qen Koha kur ata qe ishin Patriote Shqiptare dhe gjak i vertete Shqiptari , i qendronin si gjithmone ne krah Vllezerve Kosovare pertej Kufirit sepse kjo ka qen Tradita e Shqiptareve ne shekuj : Kur eshte keq e vuan Vllai ,jam keq e s'ndihem mir as Un Shqiptari i Shqiperise . Shqiptaret Ambasadori i PS ,ky Patriot Shqiptare keshillohej me Vllezrit e tij Shqiptaret Kosovare te UCK-se , per te cliruar Vendin e pushtuar nga Serbia mbas ndarjes se Kufijve ne Vitin e Mallkuar 1913 . Per cfar Lufte Civile pellet o ham -hum serbi ? - Sa i takon Enverit , mbylleni halene ,se ju vleni sa Mutzi i tij te gjithe si jeni sebashku ju bij bushtrash greko serbe .Ju pam mire surrat se cilet ishit ,kto 30 vjet . Eshte koha e SHQIPTAREVE Nji HISTORI _ NJI GJUHE _ NJI KOMB !
zot, akoma ka enveriste gjalle ne shqiperi. enveri kelyshi i serbit, qe p.ksh ja krijuan miladin popovici dhe dushan mugosha, qe me urdher te tyre vrau pa gjyq gati gjithe inteligjencen shqiptare, jo vetem ate anti-komuniste, por te te 200 petritat e formimit te p.k.sh. dhe dalin disa funderina te sistemit hoxhist dhe na flasin si hysni milloshi qe moti..
Per a.mario, Po mire more i nderiar Enveri paska punuar n'en urdherat e popoviqit e mugoshes,po sali berisha qe edhe gjate luftes ne kosove kishte serbin fazlliq kshilltar spécial per siguri kombetare,per intersa te kujt punoj i nderuar, sipas teje dhe sali berishes uçk dhe ata qe Kane bashkepunuar me uçk qenkan tradhetar,kurse ata qe Kane vra shqiptar dhe luftetar te uçk-s qenkan patriot !!! Rujna zot ne çdite kemi arritur.
PS ka bashkpunuar me UCK ndersa non grata i arrestonte rrugeve te Tiranes ehhhh koqevaret njerez tribale te pa civilizuar mendojne dhe besojne qe non grata eshte patriot e Nano tradhetare por ne fakte eshte e kunderta
Ke te drejte, ama jo te gjithe koçevaret mendojne siç thua ti. Pastaj, shiko, edhe ti nuk del me burre se Non Grata. A nuk munde te shkruash kosovarët?! Hë, si thua?
Sipas njeri ketu,Enveri Ka goditur UCK.Te kripsha mendjen o i paditur.Dukesh qe je nga ATA qe lexon historine mbrapsh.Sipas teje,Saliu i Madherishem cliroi kosoven.Ai nuk ishte i zoti per gopin e lirise ,Jo me per kosoven.
Kosova humbi një ministër mbrojtje nga dëshira Beogradit të shtypi Panvarsin e Kosovës. Tani ç'do takim Kurti - Vuçiç, do kaloj nëpërmes zyrave tona ku do vërtetohet analizohet përmbajtja takimit.
Shqiptari e ka than mire pajtohem plotsisht ky takim esht nji nder takimet e vazhdueshme per te miren e Atdheut Z.Haliti gjitheher qe nga vegjelia i pa lodhshem i pa munguar e gjitheher ne krye te detyrave me shoke per Qlirimin e vendit shume respekt per kta burra ne foto e shume te tjere. respekt... Shefki Mexhani SH B A
Mire qe ua la serbeve kosoven dulla por dhe ramizi me vone vrau mbi 4000 te rinje ne masakren e tivarit komunistat plehra
Eshte e vertete se Fatos Nano, u zgjodh nga Xhelil Gjoni ne Postin e Kryetarit te PS, por asnjehere nuk u be "lider historik i socialistëve shqiptarë"; mbeti bixhozxhiu legen, qe ia dhuroi pushtetin ne tavoline Perbindeshit te Vicidolit, Doktor Sali Mortjes.
Sipas nje raporti te KFOR Xhavit Haliti ka bashkepunuar me UDB.
Fatos Nano gjatë luftës kundër Serbisë ka deklaru se Beogradi është kryeqyteti i kosovarëve. Është taku kokë më kokë me Milosheviqin në Kreta të Greqisë pa u konsultu me Amerikën dhe kundër vullnetit të shqiptarëve të Kosovës! Për këtë arsye Bill Klinton ia dërgon 1 letër ku kërkon që "SHBA ta kenë statusin e këshilltarit të parë për çështjen e Kosovës". Që shkurt e shqip i bie "ne pyetemi për Kosovën!". Ky farë Namik Dokle, një goran, poashtu është taku me Milosheviqin në kohën më të keqe, në vitin 1995,së bashku me Ilir Metën dhe Arben Imamin. Këta kanë kërku nga Milosheviqi ndihmë për rrëzimin e Sali Berishës nga pushteti. Këta katundarët tanë, si ky Xhavit Haliti kanë qenë intelektualisht të mangët dhe nuk i kanë kuptu prapavijat e pushtetit në Tiranë. Ka shumë...po e lë me kaq.