FOTOT: Basha shkon në Kuvend pas largimit të Berishës, bisedime kokë më kokë me…

31 Mars 2022, 13:14Politika TEMA

FOTOT: Basha shkon në Kuvend pas largimit të Berishës, bisedime

Ish kryetari i PD, Lulzim Basha nuk mori pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar mëngjesin e sotëm dhe mbërriti rreth dy orë e gjysmë me vonesë në ambientet e Kuvendit.

Basha shkoi në Kuvend menjëherë pas largimit të Berishës dhe është ulur si gjithmonë në vendin e tij, në krah të kolegut, Gazmend Bardhi. Më pas, ai ka takuar dy deputetët, Dashnor Sulën dhe Saimir Korreshin, të cilëve u ka dhënë dorën dhe ka biseduar për disa minuta.

Kjo është seanca e parë parlamentare, ku Lulzim Basha merr pjesë pas dorëheqjes si kryetar i PD më 21 mars.

 

 

 

2 Komente

  1. T
    Tit Vasili

    Edhe Lulashi po ben silu Saliu beri me te , e njejta fotografi

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Urrrra, lajm vertet i dites , lajm? Lol

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje