Vetëdorëzohet në polici Alqi Bllako

31 Mars 2022, 12:56Politika TEMA

Vetëdorëzohet në polici Alqi Bllako

Pas dorëheqjes një ditë më parë nga mandati i deputetit, Alqi Bllako është vetëdorëzuar në polici.

Bllako akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Sipas SPAK, hetimet ndaj Bllakos janë regjistruar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim, dhe “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal.

 

Lini një Përgjigje