VIDEO/ Ftesa për Bordin e Paqes, Rama: Nuk e dyshoja që do kishte tollovi dhe zhurmë! U miratua me 'po' të fortë edhe me votat e atyre që s'lanë gjë pa thënë

25 Janar 2026, 10:05Politika TEMA
VIDEO/ Ftesa për Bordin e Paqes, Rama: Nuk e dyshoja që do kishte

Kryeministri Edi Rama foli në Podkastin “Flasim” edhe për ftesën e presidentit amerikan Donald Trump, që Shqipëria të aderonte në Bordin e Paqes për Gazën.

Ai nënvizoi se vendi ynë i dha një PO të fortë, madje edhe me votën e opozitës që sipas tij nuk la gjë pa thënë derisa e votoi. Rama e cilësoi edhe një nder personal këtë ftesë, por shtoi se nuk e dyshonte që pala kundërshtare do bënte zhurmë dhe tollovi, që i cilësoi njëkohësisht edhe “ligësi dhe fantazi për të krijuar përralla”.

“Një ftesë që tolloviti Shqipërinë, një ftesë me domethënie kombëtare dhe për Shqipërinë, por edhe për mua personalisht. Presidenti Trump dërgoi një ftesë për Bordin e Paqes, për të pranuar që Shqipëria të jetë një anëtar themelues i këtij Bordi”, tha ai mes të tjersh.

Më tej akuzoi edhe opozitën për sulmet që bënë me rastin e lajmit të ftesës së Trump për të personalisht dhe Shqipërinë.

“Realisht, që ishte një ftesë e mirëseardhur. Por, edhe pse nuk e dyshoja që do kishte zhurmë dhe përpjekje për të bërë tollovi, nuk e mendoja që fantazitë dhe ligësia do të bashkoheshin për t’i dhënë jetë disa teorive dhe përrallave, që duhet të jesh vërtetë rëndë për të mos thënë ndonjë fjalë drejtpërdrejt të saktë, por jo të përshtatshme për këtë podkast që të arrish deri në pikat ku u arrit”, u shpreh kryeministri.

Episodi i “Flasim”, fjala e Ramës e plotë:

Në nisje të  episodit të 3-të, sezoni i 6-të i podkastit “Flasim”, Kryeministri Rama bëri një përmbledhje të ngjarjeve më të rëndësishme të javës:

SHQIPËRIA ANËTARE E BORDIT TË PAQES

Kjo javë nisi me një ftesë që tolloviti Shqipërinë, mund të thuhet tani, një ftesë përtej protokolleve zyrtare dhe me një domethënie shumë të fortë politike, po edhe historike sipas meje për Shqipërinë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump më dërgoi këtë ftesë për t’ju bashkuar atij në Bordin e Paqes, një organizëm i ri ndërkombëtar i themeluar po prej tij dhe për të pranuar që Shqipëria të jetë një vend anëtar themelues i këtij bordi.

Realisht, që ishte një ftesë e mirëseardhur. Por, edhe pse nuk e dyshoja që do kishte zhurmë dhe përpjekje për të bërë tollovi, nuk e mendoja që fantazitë dhe ligësia do të bashkoheshin për t’i dhënë jetë disa teorive dhe përrallave, që duhet të jesh vërtetë rëndë për të mos thënë ndonjë fjalë drejtpërdrejt të saktë, por jo të përshtatshme për këtë podkast që të arrish deri në pikat ku u arrit.

Gjithsesi, ftesa u mirëprit, u pranua, u ratifikua edhe në formën e një projektmarrëveshje, projektligji, në Kuvendin e Shqipërisë dhe Shqipëria si një shtet që ka zgjedhur paqen si busullën e vet të përhershme dhe që ka ditur të kontribuojë në tryeza të rëndësishme ndërkombëtare e pranoi me një PO të fortë, – edhe me votat e atyre, që deri në momentin që votuan, nuk lanë gjë pa thënë, por kjo është një temë krejt tjetër, – përkatësinë në këtë në këtë bord.

DREJTËSIA PËR 21 JANARIN NUK HARRON

Kjo ishte edhe java e trishtë e 21 janarit, 15 vite pas krimit shtetëror, vrasjes së katër burrave të pafajshëm protestues, tërësisht paqësor, me pushkët e shtetit në bulevard dhe përsëri 21 janari erdhi me hijen përqeshëse të padrejtësisë.

Kjo mbeti një plagë e hapur, jo thjesht për familjarët e dëshmorëve të 21 janarit, por kjo mbeti një plagë e hapur për moralin e drejtësisë në Shqipëri dhe për themelet e drejtësisë së shtetit shqiptar.

Ne përsëri u mblodhëm dhe e bëmë ritin e nderimit në kujtim të katër Dëshmorëve të Atdheut në praninë e familjarëve të tyre, të cilët presin, presin, presin drejtësi.

Dhe 21 janari është në llojin e atyre krimeve që unë i kam thënë qysh krye të herës: Janë krime shtetërore për të cilat drejtësia vonon, por asnjëherë nuk harron. Krimet shtetërore duan kohë të zbardhën, por koha nuk i zhbën dot nga kujtesa. dhe nga tryeza e njerëzve të drejtësisë. Uroj, shpresoj që SPAK-u, i cili prej gjashtë vjetësh ka marrë jetë dhe gëzon mbështetjen e padiskutueshme dhe ka pasur gjatë gjithë kohës inkurajimet më të sinqerta për të shkuar përpara, për të luftuar për të vendosur drejtësinë përfundimisht në binarët e rinj të barazisë para ligjit për të gjithë, – të zgjohet dhe të bëjë më në fund punën e vet mbi këtë krim, që është një njollë për drejtësinë shqiptare dhe nuk duhet lejuar që të bëhet njollë, sepse do të jetë e pashlyshme, për vetë SPAK.

2026, VIT KYÇ PËR NEGOCIATAT ME BASHKIMIN EUROPIAN

Ky është një vit kyç për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Është një moment vendimtar për procesin dhe për përparimin e Shqipërisë në rrugën e negociatave. Dhe këtë javë, pikërisht për këtë arsye, është prezantuar edhe paketa e re, me një duzinë nismash ligjore që shkojnë në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, rritjes së transparencës dhe përafrimit të mëtejshëm të legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian dhe këto janë nisma që përfshijnë fusha thelbësore si; lufta kundër korrupsionit, mbrojtja e të drejtave të njeriut, forcimi i institucioneve, dhe nuk janë thjesht detyrime në letër, që natyrisht janë edhe detyrime në kartën e ligjit që burojnë nga negociatat, por janë dhe një investim i mëtejshëm në besimin e qytetarëve dhe në funksionimin e shtetit ligjor.

Ky është një vit kur Shqipëria duhet me patjetër të provojë se është e gatshme, jo vetëm t’i kalojë reformat, por dhe t’i jetësojë ato, duke pasur parasysh që të gjithë çdo ditë, në çdo hap, se ky moment nuk mund të humbet.

SKEMA KOMBËTARE 2026 PËR FERMERËT

Këtë javë ka nisur edhe një tur dëgjesash publike i Ministrit të ri të Bujqësisë, me fermerët në të gjithë vendin, që ka si qëllim hartimin e Skemës Kombëtare të 2026, pra, kanalizimin e të gjithë buxhetit dhe të të gjitha burimeve të financimit të bujqësisë, duke hartëzuar të gjithë hapat së bashku me fermerët dhe duke hapur rrugën e forcimit të të gjitha urave që ne i kemi ngritur me komunitetin sipërmarrës të fshatit, edhe me ata që punojnë si bujq në tokën e tyre përmes dëgjimit të çdo shqetësimi dhe pastaj sintezës mbi idetë.

Është vit shumë i rëndësishëm në aspektin buxhetor dhe në aspektin financiar, sepse potenciali për të disbursuar, jo thjesht fondet e buxhetit fillestar, por një volum shumë më të madh financimi është aty, sepse nuk është vetëm buxheti i shtetit, është linja e kredisë e garantuar nga Banka e Shqipërisë, është nga ana tjetër, AZHBR-ja, është AgroKrediti, është edhe një tjetër injeksion financimi që ne do të bëjmë, përgatitja për të cilën fillon tani, përmes Bankës së re të Zhvillimit, kështu që na duhet me patjetër që të adresojmë nevojat dhe t’i kanalizojmë këto financime, aty ku ka më shumë efikasitet dhe aty ku do të prodhojë më shumë vlerë të shtuar”.

13 Komente

  1. T
    Teodor

    Nuk na ngroh fara po fare ky bordi....me integrimin cfare ke bere...syte I kemi nga Europa jo shkretetirat e Gazes...duam uje ne qytet e drita...Duam tren e transport se jemi si ne Afrike. Keto duam.Meqe ke ndikim ke Trump thuaji nje llaf per green card qe pezulloi per Shqiptaret. Mijera familje presin bashkimin familjar.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama ka ta mundesine te na shpetoje nga dumanizmi

      Rama, ne emrin e shumices dermuese te populkit, kerkoi z.Trump kur ta takosh, vetem te dergoje ne ekip amerikan per te vleresuar punen jashte ligjit dhe mos-punen e Spak Gjkko, sidomos per dosjet e Saliut dhe PD. Kjo do na shpetonte pa rene ne greminen ku po na shtyn BE duke bere kjo dashuri me dumanet e banot. Nga buxheti i shtetit ta paguajme ekipin amerikan!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Revolta

        Edvin je nje karabush

        Përgjigjjuni
        1. T
          Top G

          Po ne jemi ne Evrope qe ne 2015 apo 2018,,, Keshtu sikur na ka thene ky mo.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shtrojera

          Je gjigant para liliputëve, je fati i mirë jo vetëm i Shqipërisë por edhe gjithë shqiptarëve!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Ton

            Me thyaj 3 gjera te sakta qe ka bere? Qe te kane rritur cilesine e jetes. Me thuaj 1 reforme te sukseshme.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Parku Rinia

              Me ¨Investimet/roret Strategjike¨ = FALJE STRATEGJIKE te PRONAVE e ASSET-ve SHTETERORE e PUBLIKE ..... deri te RENDESISE se PAKTHYESHME USHTARAKE ... te REPUBLIKES se SHQIPERISE e te SHTETASVE SHQIPTARE, Kryeministri NEO-OTOMAN i Shqiperise, ¨BabaBektashi-MullahSunnit-Ebreu-Kristian Orthodox e Katolik¨ - Edvin Kristaq Rama, me operacionin e KOORDINUAR nga Ja.KUSHNER-Iv.TRUMP me FONDIN SOVRAN SAUDIT (?!), ka EKLIPSUAR ROLIN lobues/ndermjetesues ME KOSTO per ARKAT E TYRE TE MAJME por HARPAGON-iste, e keshtu, aspak REZULTATE te Chris LaCivita=¨Latifi¨, e ka ORIENTUAR OBJEKTIVIN ne VETEADMINISTRIMIN L(L)ANGOSES, duke U KTHYER NE PATERICEN E DYTE te SAL-EHH-it dhe te VETEVETES ! = 1 miliarde Dollare Amerikane ne tavoline qe do paguhen nga Arka e Shtetit - xhepat e Shqiptareve .... n.q.s. do te nevojiten me shume ¨rregullohen¨ rruges perpara me ¨miqte¨ oligarke, po aq te rrezikuar nga grabitjet 35 vjecare.

              Përgjigjjuni
            2. D
              Dhë Pështan Tribune

              Kryministri Pallosh EDrama fitoi kampionatin botëror të "Gënjeshtra më e Madhe" me shprehjen " Unë EDrama nuk gënjej kurrë".

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jalla lider ku je tuj shku

                Tollovine e ngriti vete ky kur doli si i përllavur me ftesen me germa kapitale. E morem vesh davane e fteses. Nuk ushqehet gjithe mileti me propagande dale boje.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fcb

                  Ke akoma ne qiell te hapur te demtuarit nga Termeti o monster qe e thyfsh qafen sa me shpejt o te q...kina robt

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    drejtesia

                    Po Turp nuk ke qe edhe mburresh?! Po kush je ti more zotni qe kerkon te vendosesh se cfare duhet te bej populli i palestines dhe Gazaui ne token e vet! Pse bie pre e nje te cmenduri qe po fshin bythen me kushtetuten e amerikes dhe kujton se eshte mbreti i botes dhe mund te bej cfare te doje! A e ke menduar ndonjehere se ky do jete nje precedent i rrezikshem per cdo vend,si psh per Kosoven Shqiperine etj? Neser i kthehet oreksi per shqiperine se eshte shume pike e bukur turistike ne adriatik dhe nje buuum ne shqiperi,50%ikin si palestinezet sot dhe pjesa tjeter perzehet me shqelma se keshtu i do mushka drute! Te mbaja per mendje ndritur dhe me vizion o kryeminister,por me disa veprime te ndyra po me ben te vjell! Nuk durove dot dhe brenda 24 oreve e more PO nga delet dhe ty te duket vetja mbret! Hidhi pak syte verdall nga zoterinjte e vertet ne europe dhe me burreri i thane JO Trapit,sepse kane llogjike dhe nuk behen bythelepires! Merr shembull nga Sanchez ne Spanje se je dhe zv/president i internacionales socialiste,u pergjigj me NO shqeto! Ca te tjere po e zvarrisin pergjigjen se nuk e kane kurajon ti pergjigjen pozitivisht Trapit! Turpi ju mbulofte per gjithe jeten nqse do vazhdoni me keto pislliqe qe po beni! Zbrit nga kali zoteri se je ne fazen ku nuk te takojne kembet ne toke! Pershendetje nga nje socialiste qe voton majtas prej 45 vitesh dhe hera e pare qe pendohem per voten e fundit qe te dhashe,pasi nuk e besova qe uji kur fle qelbet!

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      CIA

                      Duhej pyetur populli o njeri qe nuk ngjan aspak me KM qe votova ne 2013, referendum sepse e di qe shumica do te kishte votuar jo

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        A- ZH -ja

                        Per te gjithe shtetet qe do te jene ne Bordin e Paqes do ti japin Trumpit nje miliard dollar si kryetar i ketij Bordi ? Trupmpi si biznezmen qe i qajne syte per para , eshte si pune e saliut do te mbuloi punet e veta ????? Ka kellqe Shqiperia te investoj per Trumpin ???

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje