Gazetari vë në siklet Blushin: I the Berishës tradhtar kur i shiti detin Greqisë, tani punon për të. Si u shite?

1 Maj 2024, 09:13Politika TEMA
Gazetari vë në siklet Blushin: I the Berishës tradhtar kur i

Gazetari Arbër Hitaj është përplasur mbrëmë në një debat televiziv me Sekretarin e Përgjithshëm të PL së Ilir Metës, Tedi Blushi.

Hitaj i kujtoi Blushit faktin se nga njëra anë pretendon që ka denoncuar Paktin e Detit mes Greqisë dhe Shqipërisë në "Gazetën Shqiptare" disa vite më pare, madje që kishte shkruajtur se “Sali Berisha është tradhtar i kombit”, ndërsa tani po punon për tradhëtarin Berisha, duke i kënduar këngë poshtë dritares.

“Tedi, ti ke zbuluar Paktin e Detit, që Sali Berisha, atëherë kryeministër, bëri me Greqinë, një skandal i madh për kohën. E ke publikuar te Gazeta Shqiptare.

Madje, ka një lajm se informacionin ta ka dhënë Partia Socialiste, se ke qenë shumë afer me PS dhe të furnizonin me lajme.

Tani po punon për tradhëtarin Berisha. Si i bie, je shitur ti te Berisha? Je bërë tradhëtar, se del këndon dhe këngë patriotike?!”, u shpreh Hitaj.

4 Komente

  1. E
    Endriti

    Cirrjani masken ketij Blushit, ky ounon per tradhetarin Berisha, ai ja ka cuar Ilir Metes.

    Përgjigjjuni
    1. p
      paemerr

      eshte njesoj si ti o arber ,sot po deshi bolino ju sulmoni/krotikoni dike nepermjet report tv ,neser po nderroi era politike e beni hero .....ju jeni te gjithe hipokrite kaq e thjeshte eshte ....

      Përgjigjjuni
      1. b
        blushi

        behu me emer

        Përgjigjjuni
      2. T
        Topuzi

        Se di cfare gazetari ka qene ky Blushi. Por sdi me fol, Hitaj eshte i PS po di me fol bukur

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje