“Gërdeci, damka që i vuri vulën qeverisë Berisha”, avokati: Shkëlzeni tradhtoi veten. Mediu e lëshoi topin te ish kryeministri

27 Dhjetor 2023, 14:36Politika TEMA
“Gërdeci, damka që i vuri vulën qeverisë

Avokati Romeo Kara komentoi gjithashtu edhe Gërdecin, çështje për të cilën u thirr këtë të mërkurë Shkëlzen Berisha për të dëshmuar në GJKKO.

I ftuar në “Tirana Live”, ai theksoi se kjo çështje ishte ‘damka’ që i vuri vulën qeverisë së Berishës së bashku me dosjen e 21 Janarit.

“E tradhtoi veten se kur flasin nuk e mendojnë. Tha kam bërë 40 telefonata politike. Çfarë përfaqëson politikisht ky person. Si mund të flasë një shtetas i thjeshtë vetëm se ka babain kryeministër.

E dyta, dosja e shoqëruar me mbishkrim për Shkëlzen Berishën, ka persona për të cilën do të vërtetohet se si është lëshuar. Ne duhet të shohim përmbajtjen e dosjes dhe sa e lidh me Shkëlzen Berishën. Gjithë kjo çështje është e cunguar dhe po merren me pasojat jo me shkakun.

Janë numëruar të gjitha faktet që nuk është i vetmi rast që ia përmendet për korrupsion në Gërdec, dhe ortaku në biznes me Delijorgjin i ka thënë Trebickës që çështja ka dalë jashtë kontrollit, ka vajtur shumë lart deri tek kryeministri dhe i biri i tij, dhe e fundit që shton kafshët kanë dalë jashtë kontrollit.

Këta mund ta quajnë veten personazhe politikë por që janë kafshë politike. Unë shoh në Gërdec Berishën. Edhe Mediu duke dashur të justifikojë Berishën, ne si ministri kemi zbatuar vendimin e qeverisë.

Ai e lëshoi topin dhe nuk do ta mbajë gjatë Berishën. Kur të hapet çështja e plotë që kemi të bëjmë me një pangopësi, mendoj se është është korrupsion i pastër, damka që i vuri vulë qeverisë së Berishës bashkë me 21 Janarin dhe për këtë arsye nuk do të vijë më në pushtet“, përfundoi avokati.

2 Komente

  1. G
    Gerdeci pret drejtesi

    Nuk besoj qe ka akoma budallenj qe mund te besojne se te ishe vartesi iSaliut e te bejetregetira pa e ditur ai . Mediu duhet denuar per mos kallxim krimi dhe per vjedhje se pa tjeter qe ka marre copen e tij , por krye krimineli eshte nje dhe vetem nje ai quhet Sali Shkelzen qen Sheqere Ram Berisha qe jo vetem i poqi te gjalle 26 njerez plus Trebicken e 300 te plagosur e disa qindra miliona euro deme , po akoma tallet me shtetin e Spaku bredh pas nje krimineli qe duhet te varet pa gjyq e te digjet .

    Përgjigjjuni
    1. T
      TIRONA

      SPAK duhet ta marre seriozisht kete ceshtje katastrofe,per ato nena shamizeza. Nqs duam demokraci.Kriminelet te denohen ashper.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje