“Gjestet e opozitës në Kuvend qesharake”, Leka: Këto skena do shohim nëse i lihet PD-ja Gaz Bardhit

19 Nëntor 2025, 14:18Politika TEMA
“Gjestet e opozitës në Kuvend qesharake”, Leka: Këto

Analisti Martin leka thotë se gjestet e opozitë në parlament, ku deputetët i kthyen shpinën kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij, ishin qesharake dhe neveritëse.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Leka u shpreh se nëse Sali Berisha e lë PD në duart e Gazment Bardhit, të tilla skena do të shohim.

“Kjo tregon në çfarë gjendje është politika shqiptare. E pamë sot në parlament, gjestet e deputetëve ishin kaq qesharake, nuk mund të komentohen. Në parlament po diskutohej buxheti, do të duhej që opozita të bënte opozitën e buxhetit. Bëri material për meme, për kocka debati për militantët e partive.

Nuk kanë lidhje me ide dhe programe partish. Skenat në parlament, janë për t’u neveritur. Kanë gjetur njeriun e gabuar, zotin Rama. Do e prish etikën, ju kërkoj ndjesë edhe juve si femër. Rama e përkthyer në shqip, u tha ju keni më të mirë b*thën se fytyrën. Kur lën partinë në duart e Gazit, kështu skena do të kesh.”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje