VIDEO/ GJKKO liroi Berishën, avokati i ekzaltuar: SPAK tani të ulë kokën, se i ka hipur kalit për së prapthi

27 Nëntor 2024, 10:25Politika TEMA
VIDEO/ GJKKO liroi Berishën, avokati i ekzaltuar: SPAK tani të

Avokati Genc Gjokutaj në një prononcim të shkurtër me gazetarët pas seancës së sotme në GJKKO, e cila vendosi lirimin nga arresti shtëpiak të Sali Berishës, tha: “Do të shikoni më tutje se çfarë do të ndodhë”.

Gjokutaj tha se vendimi zbatohet që sot, ndërsa shtoi që 'SPAK sipas tij të bëjë ç'të dojë me apelimin, pasi i ka hipur një kali së prapthi'.

''Unë nuk mund të relatoj dosjen. Gjykata konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie. Jemi në kërkimin paraprak. Prokuroria kërkoi të mbetej në arrest shtëpie.

Kjo ishte kërkesa jonë që ditën përpara seancës paraprake. Këto kërkese shqyrtohen brenda 5 ditëve. Kjo kërkesë është bërë këtu. Mbas vendimit të Kushtetueses. Ligji nuk zbatohet në analogji.

Ne nuk i besojmë gjykateve, ua kam thënë kemi 1 vite e ca luftë me Irena Gjoka. Nuk e di, duhet të kuptoni, procesi është politik, nuk ekziston arsye ligjore.

SPAK le të bëjë ç'të dojë. Duhet të ulë kokën dhe të shoh çfarë ka bërë, të kthehet në retrospektivë. I ka hipur një kali së prapthi. Që nga sot Berisha lirohet. Vendimi është absolutisht i ekzekutueshëm. Mos u mërzisni pse u lirua Berisha", tha avokati. 

Berisha ndodhej në 'arrest shtëpiak' prej 30 dhjetorit 2023 pasi refuzoi të zbatonte vendimin e parë të GJKKO-së për masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje'. 

7 Komente

  1. A
    Agimi

    Ky eshte nje idiot dhe injorant edhe ne pamje edhe ne sjellje edhe ne profesion….Shqperise keto i duhen?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Derri meriton nji karikatore kokBith

      Thesi me Mut kercenon hapur DUMDUMANIN !!!!!!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. n
        nga brenda Fakultetit Juridik

        Flojera Davidhi njihej që më parë për anshmëri pro PD, sepse familjarë të saj e pranojnë këtë. Dhe kur ishte në Fakultetin Juridik studente e më pas, vetëm me linjën PD_iste shoqërohej si në Korçë dhe Tiranë. Dhe ja rasti i parë që ju dha e tregoi se, është Berishiste deri në abuzim me Ligjin. Kjo është dështimi i të Huajve (Amerikan dhe Europian) kur bëhej diskutimi në Ligjet për Reformën në Drejtësi, pikërisht në pikën e kontrollit dhe përzgjedhjes së personelit të SPAK dhe GJKKO. *Toleranca është fitore sado e vogël e të keqes* (thënie Latine)

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skraparliu

          O LILIPUT PUTHI BYTHEN ASAJ LEPURUSHES NGA LUSHTJA SA PER SPAKUN MIRE JA BERI KUR FLE GJUME FAKTET JANE SHESHIT PRESIN TE VIJNE UFOT PER TE VEPRUAR.

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xhevati

            J'u dhjefsha m'u ne reforme dhe ne "drejtesi"...

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haka Tekizoti

              Ai duhej të ishte në burg. Me këtë masë të merituar për krimet që ka bërë që kur ka patur pushtet e deri sot duhet të krahasohet vendimi i gjyqtares. Ka raste që gjyqtarët akoma japin vendime sipas parapëlqimeve të tyre e jo sipas kritereve ligjore. Le ta gëzojnë antidemokratët që vetëquhen demokrat. Nëse prokuroria nuk e apelon, atëherë ka zbythje nga lufta kundër krimit dhe kriminelëve.

              Përgjigjjuni
              1. J
                Juli

                Abandononi emisionin Shqiperia live te televizionit qe me te drejte dikur PD e quante topqenef. Berishiania Sidorela Gjoni organizon emisione me te ftuar ekstremiste te PD , me shoke qe jane skllever te familjes kriminale dhe ish police qe dikur i sherbenin krimit.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje