Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e Kuvendit që përjashtoi deputetët e Partisë Demokratike për një periudhë 40 dhe 60 ditore.
Deputetët e PD-së kishin apeluar masat disiplinore dhe me vendimin e kësaj të mërkure, Gjykata e ka pranuar kërkesën e tyre, duke hedhur poshtë dënimet.
Vendimi i dhënë është me ekzekutim të përkohshëm, që do të thotë se ai është në fuqi menjëherë.
Kujtojmë se 24 deputetët e PD-së u përjashtuan nga seancat plenare në Kuvend për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 30 shtatorit, ku deputetët demokratë nxorën jashtë karrgiet e parlamentit në oborr dhe i vunë flakën me benzinë.
Ndërsa më datë 2 tetor, Sekretariati i Etikës në Kuvend pas kërkesës së grupit parlamentar socialist vendosi përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së nga seancat plenare.
Për 2 zjarrëvënësit e karrigeve të deputetëve në oborrin e Kuvendit, sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka e deputetin demokrat Bledion Nallbati masa ishte përjashtim për 60 ditë nga punimet e Kuvendit.
Dy muaj përjashtim ishte edhe për kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi i cili qëlloi me këmbën e karriges në drejtim të kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali. Ndërsa për 20 deputetët e tjerë që ndihmuan skenarin e kaosit, duke tërhequr karriget në drejtim të oborrit të parlamentit, aty ku edhe iu vu flaka, u dha përjashtim 40 ditë. Vetëm për Edi Palokën, në mesin e 24 të ndëshkuarve pati amnisti, pasi ky i fundit u përjashtua me 10 ditë kalendarike nga jeta parlamentare.
Drejtesia.........edhe po te vrasin do te falen
Parlamenti ka ligjet e saj dhe gjykata ka ligjet e saj dhe ne kete rast shikoj njanshmeri nga gjykata , personat qe kane dhene kete vendim kuptohet qe kerkojne anomali neraportet institucinale.duhet te kuptojme qe keta gjyqtare jane te kohes se saliut dhe nuk rane nga qelli .Si mund te mbrohen keta talebane qe i vene flaken parlamenti.
Nje vendim i padrejte! Te qellohet kryetarja e Parlamentit me dru,dhe dhunusi te mos denohet, hipokrizi,ose leje per dhune e gjurulldi. Bravo drejtesi ! Faforizoni shkaterruesit,te cilet thyejne e djegin kuvendin dhe masat ju i quani te padrejta. Me bukur drejtesi nuk ka. Po sikur keto veprime ti bejne studentet e nxenesit neper shkolla ,ku vemi o njerez te ligjeve ?