Gonzato takim me anëtarët e KLP: Reforma në drejtësi, çelësi i integrimit evropian

25 Qershor 2025, 17:38Politika TEMA
Gonzato takim me anëtarët e KLP: Reforma në drejtësi,

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ditën e sotme, 25 qershor, ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Bëhet e ditur se në fokus të vizitës ishte reforma në drejtësi dhe rruga drejt BE. Ambasadori Gonzato vlerësoi angazhimin e KLP-së në forcimin e integritetit të sistemit të prokurorisë.

Ai theksoi rëndësinë e Kapitullit 23 për ecurinë e negociatave për anëtarësim.

Ndërkohë sipas tij, KLP luan një rol kyç në garantimin e standardeve evropiane në drejtësi, teksa shtoi se, BE konfirmon mbështetjen për institucionet e drejtësisë në Shqipëri. Gonzato ndër të tjera nënvizoi se reforma e drejtësisë mbetet çelësi i integrimit evropian.

2 Komente

  1. B
    BE perdridhet....

    KLP duhet reformuar e rifreskuar, keto te thote Gonzato, jo turlira pa vlere!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Admir

      Ik mer pede , Shqiprise nuk i duhen njerez te tilla langaraq I ndyre.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje