Kërkoi përjashtimin e Flamur Nokës, Ibsen Elezi: S’kam gjë me shokun Dajti, por me qëndrimet e Nokës

7 Prill 2023, 15:18Politika TEMA

Kërkoi përjashtimin e Flamur Nokës, Ibsen Elezi: S’kam

Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi i është drejtuar me një kërkesë Sali Berishës për përjashtimin e Flamur Nokës.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai sqaroi se nuk e ka pasur problemin me Marko Dajtin, apo pse Noka firmosi për kandidaturën e tij, por me qëndrimet politike të Flamur Nokës.

“E para punës unë nuk kam asgjë me shokun Dajti sepse po kandidon dhe është e drejta e vet. Ne për atë punë e kemi kërkuar demokracinë dhe unë jam partizan i asaj që duhet të garojnë sa më shumë njerëz. Pikërisht kjo ka qenë arsyeja që kandidova përballë Berishës.

E dyta, nuk është se kam qenë kundra firmosjes së një dokumenti sepse banalizohet çështja nëse thuhet kështu, por që të firmosësh një dokument ku vetëdeklaron që je përfaqësues i asaj partie, i Frontit të Majtë, kjo ka të bëjë me qëndrimin politik të zotit Noka,” – sqaroi Elezi.

Në këto kushte, ish-kandidati për kryedemokrat tha se politika nuk mund të lidhet me qokat personale apo familjare, e ndaj nuk bie dakord.

1 Komente

  1. U
    Ushtari.

    O Ibsen megjithe mend e ke ti api ben sikur nuk di gje por PD ka 32 vjet qe drejtohet nga kriptokomuniste te thekur po nuk e dite beje nje cike analizen e te gjithe atyre qe drejtojne foltoren Mol Noka nuk eshte asnje gje para te tjereve.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje