Sulmi kibernetik, Spiropali: Kemi gati planin për forcimin e sigurisë! U kemi dërguar një raport konfidencial DASH, NATO-s dhe Komisionit Europian

20 Shtator 2022, 12:11Politika TEMA

Sulmi kibernetik, Spiropali: Kemi gati planin për forcimin e sigurisë!

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamenin, Elisa Spiropali, ka deklaruar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, se në lidhje me sulmin e 15 korrikut, grupi i ngritur për të neutralizuar sulmin ka një raport të hollësishëm që është dorëzuar në Komisionin Evropian e në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Spiropali tha se ndërkombëtarët kanë vlerësuar qeverinë shqiptare për reagimin e shpejtë dhe në vijim këto raporte mund të vihen edhe në dijeni të Parlametit shqiptar.

"Pas sulmeve të 15 korrikut grupi i ngritur për të neutralizuar sulmin, ka dalë me një raport të hollësishëm, përfshirë edhe kostot përkatëse. Nuk është ashtu siç disa nga kolegët tuaj thanë që një grup fëmijësh gjunjëzojnë qeverinë.

Nuk është një grup fëmijësh por është një shtet i tërë. Është një sulm i sponsorizuar nga një shtet nga i cili ne kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike. Është një sulm serioz, por të dhënat nuk janë dëmtuar në mënyrë të parikuperueshme, shërbimet nuk janë shkatërruar. Kemi arritur të parandalojmë një dëm që mund të kishte shkatërruar të gjitha të sistemin tonë të shërbimeve.

Ne kemi një plan/raport konfidencial të plotë që është dorëzuar në NATO, në Komisionin Evropian, në Departamentin amerikan të Shtetit dhe do të vijë edhe për buxhetim në Parlamentin shqiptar sepse ky është një projekt madhor. Të gjithë partnerët tanë në një zë e kanë vlerësuar reagimin e shpejtë të shtetit shqiptarë. Për momentin kaq mund të them dhe në vijim çdo informacion do të vihet edhe në dijeni të Parlamentit të Shqipërisë", tha Spiropali. 

5 Komente

  1. B
    Baca

    O Zot na shpeto! ???????? ???????? ???????? ????????

    Përgjigjjuni
    1. v
      vlora.vlora

      Po ik moj buce rilindjes ,Palloshi Rama duhet te jepte doreheqjen me gjithe keto skandale ,ngeli duke genjyer ne televizor ,e ngriti nivelin e shqiperise nga kanabisi ne kokaine ,niveli policise ,mbushur me kriminele ,niveli sigurise ??? na mbron nato, mbaje naton tani bythqir i rilindjes ti berisha iliri ne litar e keni vendin

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pashai

        E keni vërtetuar prej kohësh që nuk jeni të aftë të reformoni Shtetin dhe fatkeqësisht për Shqiptarët dhe fatmirësisht për forcën tuaj politike, keni përball një grupim politik kriminal për të mos thënë terrorist.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dalina

          Spiropali, na thuaj pse e mban Edi Rama ministreshen seksi Edona Bilali, por flet ti per cdo problem???

          Përgjigjjuni
          1. E
            Elisa-beth Spiropalikari von de Prrenjas

            Ju shoke komentues te cani bythen. Ika tani te ndroj kostumin per higjene se me kruhet rrota e p.... [pirunit doja te thoja] . Puc puc Kete jave kapa 100 000 euro duke ndenjur ne diell !!! per zotin !!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje