Sulmi me eksploziv ndaj biznesit të Xhemal Bushatit, reagon PD: Kush mendon se mund të përkulë demokratët, i ka bërë llogaritë gabim

26 Mars 2022, 10:41Politika TEMA

Sulmi me eksploziv ndaj biznesit të Xhemal Bushatit, reagon PD: Kush mendon

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me sulmin me eksploziv ndaj biznesit të ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Shkodrën, Xhemal Bushatit.

Partia Demokratike dënon sulmin ndaj pronës së Bushatit, ndërsa u kërkon organeve u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin me eksploziv ndaj pronës së kandidatit demokrat për bashkinë e Shkodrës Xhemal Bushati.

Për fat të mirë, familja e zotit Bushati, që banon në të njëjtën godinë, nuk ka lëndime fizike, por ngjarja është tronditëse për ta dhe për qytetarët e Shkodrës. Për fat të keq, gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin.

Partia Demokratike u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni, që prek drejtpërsëdrejti zotin Xhemal Bushati, një nga personalitetet më të respektuar të qytetit të Shkodrës.

Kush mendon se mund të përkulë demokratët me sulme direkte ose indirekte, i ka bërë llogaritë gabim!

8 Komente

  1. S
    Shkodrani

    Sali bytha iben me banditet etij.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Balo

      Filloi "bashkimi i demokratëve "pra,rithemelimi ëëë!

      Përgjigjjuni
      1. q
        qytetar

        PD - ja e kujt proteston ! E Lulit apo Sales ?!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skypion

          Kush Parti "Demokratike" ka reaguar? Pastaj, ju harroni qe jeni "NONA" e ketyre lojrave te felliqta dhe te denueshme. 100% vet e keni sajuar.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nina

            Turp per kete qe kane kryer.Mjaft ja hodhet fajin qeverise, por armikun e keni brenda, Sali serbin.

            Përgjigjjuni
            1. 2 prilli e beri .

              Kush beri 2 prillin , ai kerkon nje 2 prill tjeter !

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rrumpalla

                Filluan skenarët e sali haleaë. Kur nuk I ka me vete me të mirë i bën me bomba dhe tritol. Sa për armik që po e quajmë kriminel, nuk kishte nevoj ti vinte tritol për ta trembur por i vinte tritol për ta vrarë.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patriot

                  Fiks si te shoku Lam. Hipokrizi. Te vrasin naten e te qajne diten. Keto jane menyrat e Berishes per te mbjelle terror ne popull. Dhe alibi per protesta. Eshte fiks menyra e tij. Duhet te mbahet ne survejim te forte derisa ti vihen hekurat.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje