
Nga Ylli Pata
Në pragun e fundjavës së shkuar, disa nga mediat mbështetëse të Sali Berishës dhe Ilir Metës, nxorën si lajm, mundësinë që Enkelejd Alibeaj do të propozojë si kandidat për president të Republikës, poetin disident dhe diplomatin e njohur Visar Zhiti.
Në fakt nuk përbënte fare zbulim qarkullimi i emrit të tij, pasi jo vetëm sot por edhe 5 vjet më parë është diskutuar apo hedhur në publik mundësia që Visar Zhiti të jetë kryetar i shtetit shqiptar.
Edhe realisht intelektuali i njohur, jo vetëm që i plotëson kriteret për të qenë një President i mirë dhe përfaqësues, por plotëson edhe një krtier që e kanë shumë pak vetë, po shumë pak ndër shqiptarë. Një intelektual i klasit të parë, por edhe njeri social, Visar Zhiti është ndër ato shqiptarë që përcjell shumë paqe e qetësim në komunikimin e tij publik. E kështu rrok një rezonancë të gjerë pranueshmërue në të gjithë publikun shqiptar.
Ai është një nga ato intelektualë që edhe pse të gjithë e dinë se gjithë jetën ka qenë votues dhe mbështetës i Partisë Demokratike, merr vota dhe ka pranueshmëri të gjerë edhe ndër socialistët. E kjo jo thjesht se ka një njohje e miqësi të vjetër me Edi Ramën, pasi kjo pranueshmëri është më shumë sesa kaq.
Në vitin 1998, në kulmin e një përplasjeje dhe përplasje në politikën shqiptare mes PD-së dhe PS-së, në Romë u zhvilluan Ditët Parlamentare të Shqipërisë, aktivitet ku morën pjesë një grup i madh deputetësh nga Shqipëria, i cili u organizua nga ambasada jonë në kryeqytetin italian. Në të cilën ishte një ekip miks demokratësh e socialistësh që jo vetëm shkonin perfekt, por këtë atmosferë dhe e “eksportuan” tek deputetët. Ambasador në atë kohë ishte intelektuali i njohur Pandeli Pasko, i emëruar nga qeveria e PD, diplomat: Visar Zhiti i emëruar nga qeveria e PD dhe Ylli Polovina i emëruar nga qeveria e PS.
Deputetët e PS-së e PD-së panë se ai sherr e armiqësi që ishte krijuar lart nuk ishte thithur fare në institucione të tilla, ku punën e kanë në dorë intelektualë safi. Në atë kohë u zhvillua një ekspozitë e artit mesjetar shqiptar në selinë e Parlamentit Italian, ku shpjegues e cicëronë ishin Vittorio Zgarbi-deputet e kritik arti nga më të mirët e Visar Zhiti. i cili në syrin e personaliteteve të politikës dhe artit në Itali gëzonte një respekt e simpati të theksuar.
Megjithatë, Zhiti, edhe pse një intelektual i dorës së parë dhe një VIP i njohur edhe në qarqe ndërkombëtare është një personazh që në publik sfaqet i thjeshtë modest, e jo me salltanetet e njerëzve të famshëm të salloneve të Tiranës.
Një karakter fisnik, të cilin e tregoi edhe pas dhimbjes së tmerrshme që e goditi me humbjen e djalit të vetëm. Zhiti prej kohësh jeton e punon në SHBA, ku edhe atje ka krijuar lidhjet e njohjet e tij, falë aftësisë e komunikimit që e ka talent dhe prej diplomacisë.
E nëse Visar Zhiti, mund të jetë një kandidat për President, jo vetëm që nuk ka asnjë gjë të keqe, por i bën vetëm të mira vendit.
Nuk ka rëndësi a mund ta përkrahë apo preferojë Edi Rama, apo e propozon Enkelejd Alibeaj, peshë në këtë rast ka profili i duhur dhe me konsensus të gjerë që gëzon Visar Zhiti.
Por, mediat pranë Berishës e LSI-së, e nxorën në fundjavën e shkuar, e më pas edhe dy ditë më parë, kur Enkelejd Alibeaj tha se kandidati për Presidentit nuk duhet të jetë komunist. Ata shkruan se Alibeaj e kishte fjalën për Visar Zhitin, të cilin e kanë konsideruar si “kandidat të Ramës”. Thjesht për ta baltosur, siç tentuan ta baltosin, kur nuk e dërguan në Vatikan si ambassador vetëm ngaqë e kishte propozuar qeveria.
Po sikur PS të propozojë për president Ismail Kadarenë apo një figurë të tjerë të rëndësishme shqiptare, a është ai një “kandidat i Ramës”? Natyrisht që jo. Megjithatë, fakt është se po tentohet të kundërshtohet e linçohet figura e Visar Zhitit, pasi e shohin si një kandidaturë e ardhur nga Uashingtoni, me të cilin Berisha është në luftë.
E meqë ra fjala, në vitin 2002, vërtetë Alfred Moisiu u propozua nga PD, pra nga Berisha si President konsensual në tryezën me Fatos Nanon. Por nëpërmjet dy kandidaturave që u diskutuan, SHBA preferoi Moisiun, i cili në atë kohë ishte Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut, një think-tank shumë e rëndësishme e lidhur ngushtësisht me grupimet pranë NATO-s. (Para pak ditësh kreu i Shoqatës Atlantiku të Malit të Zi u zgjodh kreu i shërbimit sekret të atij vendi nga kryeministri i ri Dritan Abazoviç).
Sali Berisha vërtetë e zgjodhi, por realisht asnjë ditë nuk shkoi mirë me Alfred Moisiun gjatë presidencës së tij. Pasi e konsideronte si kandidaturë nga “përtej oqeanit”…
TemA
Do the ishte nder per vendin tone, poqese do the kishim president Visar Zhitin.
Absolutisht! Ka mbeshtetjen popullore dhe te te gjitha partive????????
E vetmja arsye qe do ta kundershtoja Visar Zhitin si president te Shqiperise eshte fakti se do me dhimbset shume kur te shikoj nje zoteri te vertete si ai ne mes te plerave me te pista te Shqiperise dhe qe per fat te keq jane politikane dhe do duhet te jene ne shoqerine e tij. Kush na jep ne garanci se ai nuk do kaloje dite pa stres te lart duke qene prane ketyre plerave dhe te vere ne rrezik jeten e tij?? Respekt te pamateshem per ju zoti Visar Zhiti!
Nuk e di pse e konsideroni president te mire Moisiun. Ai ishte minister i PD; beri ndryshimet/emrimet qe donte Saliu dhe une nuk di ndonje fakt qe ai ka mbeshtetur Opoziten qe ne ate kohe ka qene PS
Boll me keto te persekutuarit etj. Ata kane 30 vjet qe mjelin shqiperine. Kane kaluar 30 jet e kusur. Cfare faji ka brezi i sotem te paguaj per ata. Ata jane pjesa me e pa arsimuar e Shqiperise (me perjashtime te rralla). Kane bere universitetin e plepave pa mbaruar shkollen e mesme
Visar Zhiti eshte personalitet . Jack, sa per shkollim ju me “biografi te mire” e keni ndritur, tregues shume I qarte eshte se cfare modeli (njeriu i ri) na kane ofruar intelektualet ne Shqiperi pas democracise, te nenshtruar plotesisht pas interesave te vogla, shumica te kompromentuar ne veprim por edhe ne heshtje.
Do te me vinte keq ,qe ky njeri i klases se larte te Spacit ,te mirte simpatine dhe votat nga llumi i kesaj klase politike,qe fillon nga kampioni i peshtiresise me [ rithemelimin rishkerdhimin ] e popullit idiot [ dru me pre ] dhe me radhe me te tjeret,, per te parin e kesaj Shqiperije !!!!!!
S'ka noi problem, si Visari, si Selmani, si Sazani, si Kotsaqi, si Sufllaqi, hapset e kashtes do te kene. Une te jem si Visari, me bagazhin dhe personalitetin qe ka krijuar, nuk do ta lejoja veten te behesha "gjethe fiku" per kete politike te qelbur qe fillon tek Edvin Rama, kalon nga Sali Berisha dhe perfundon tek Ilir Meta. Rri o Visar se je me i nderuar keshtu si je, perndryshe do te felliqesh me jarget dhe kaken e llumit te politikes shqiptare.
oh , thuje thuje edhe njiehr ,cfar do ta boni ket ju e ? haaahahahahahahaaahahahaah o c'na gjeti me Muzllum Nastradinin
Per cdo glase qe leshon PATA dihet “ FAJIN E KA SALIU”
Visar Zhiti, sipas ish presidentit Nishani, ka qene bashkepunetor i sigurimit te shtetit, shok me Muc Xhepen, me pseudonimin "mesuesi ", qe do hidhte ne ere oxhakun e uzines 12 ne Metalurgji, me Pipi Dunin ate rregzorin antikomunist me pseudonimin "aktori", por e lane per nje here tjeter.
sipas ish kapterit Nishani? Osht e sigurt vallahi ... ha ha ha
E cfare efekti do kishte nje president i duhur ne kete vend te degraduar komplet?
Nuk e bënë kurrë Edi Rama president Visarin. Sa do pushtetin, Rama nuk do Zahon. Nëse bënë president një antikomunist të vendosur, Rama humbet depon më të madhe të votave të Partisë së tij, shpurën enveriste. Kjo do të lëkundëte edhe shumë deputetë socialist, të cilët do të ishin të gatshëm në çdo moment ti hanin kokën, t'a rrëzonin si kryeministër. Për të ruajtur shumicën Edi Rama shkoj deri aty sa hapur mbrojti Rakipin Jr. E bëri thjesht nga frika se ndoshta i jati i Rakipit Jr, pas një goditje të të birit, do t'i tregonte dhëmbët dhe do luftonte të humbiste shumicën parlamentare, duke e futur qeverinë në ballafaqim për të vërtetuar nëse e ka shumicën apo jo. Jo vetëm kaq, por Rama duhet t'i ketë premtuar mikut të tij më të mirë, Gramoz Ruçit, se do t'a mbështeste për president, ndaj duhej paraprakisht të linte politikën aktive që të fitonte të drejtën për tu zgjedhur. Rama, si një dyshues i lindur mund të mendojë gjithashtu, se kandidatura e Visar Zhitit serviret nga Alibeaj me porosi të Berishës, me të vetminë qëllim që kontigjenti enverist t'i kalojë votat në kampin e Berishës. Për Ramën Visari është një figurë që ai edhe mund t'a bënte deri ministër Kulture, por president kurrë.
Nje parazit pa asnje kontrribut nw tridhjet e sa vjet demokraci. Duke u kaferdisur pa pushim me vitet e burgut.
Ylli Pata eshte nga ata sherbetore qe kur vjen fjala per t’i bere qefin patronit te vet harron edhe gjerat me te thjeshta antiligjore. Keshtu per shembull, Visar Zhiti nuk mund te jete President, per arsyen e thjeshte, sepse nuk e lejon Kushtetuta. Ka me shume se 20 vjet qe jeton ne Amerike, kur Kushtetuta e shpreh qarte se nje nga kushtet qe duhet te plotesoje Presidenti eshte qe 10 vitet e fundit duhet te jetoje ne Shqiperi. Apo ç’i q… temen Kushtetutes, po e tha Rama.
Visar Zhiti e meriton te jete president.
Ky visar zhiti mund te jete i mire.Nuk e njoh,vetem nepermjet shtypit.Por per mendimin Tim ,zot Zhiti duhet ti drejtohet gjukates ,per te hadhur Poshte vendimin e gjukates qe e Ka denuar me Burg.Te pafajshem,te Paster si figure te ben vetem nje vendim gjukate ,qe shqyrton kerkesen per pafajesi dhe denim te padrejte.Ndryshe,saldo i ndershem te jete ,mbetet i denuar nga ligjet me vendim gjukate.
Ik or debil meso qe shkruhet "gjykate" e jo "gjukate", idiot. Keshtu eshte kur edhe debilet injorante fillojne e bertasin kot me kot.
????????KY duhet të jetë ndonjë kryetar gjukate se dhe emrat e mbiemrat personalë i shkruaka me shkronjë të vogël shtypi... Duket.. I interesojnë vetëm vendimet e gjukatës me klientelë ????????
Jemi ne nje moment qe gjithkush hamendeson per figuren qe duhet per postin e rendesishem te presidentit. Ne e dime qe pavaresisht deshirave dhe "propozimeve" tona ate do ta vendosi politika. Megjithate askush nuk na ndalon qe edhe nese kemi ndonje kandidature, mundet edhe ta lancojme. Nderkohe, ne masmedie qarkullojne mjafte "kandidatura", nder te cilat ka shum qe jane figura te rendomta politike e partiake, por mund te themi qe nder to gjen edhe personalitete te cilet i plotesojne kriteret e nje burrshteti. Per mendimin tim nder te tjeret, mundet te renditet edhe figura e Rexhep Qosjes. Jam i sigurte qe pas shpalosjes se ketij mendimi, nuk do te vonojne kritika nga me te cudiuteshmet. Dihet kjo eshte semundje e shqiptareve !
O, yll peladheje.....Me gjithë respektin për ty dhe për kandidatin tënd për president, mendoj se Shqipëria ka sa të duash kandidatë të tjerë shumë më të denjë dhe më të përshtatëshëm për postin në fjalë. Po, me sa duket, juve nuk ju ka daë akoma "rakeja"!! Nuk të bëj me faj, se kur "noton" vetëm në oazin politik, social dhe moral të Tiranës, nuk ka se si t’ju shkojë mëndja që të shihni pak më tutje. Mbas 30 vjetesh "ndryshimi" të sistemit, nuk është as normale dhe as e zgjuar të vazhdohet me mentalitin e "qokave", "biografisë", "larjes së duarve/shpirtit", "një herë ma hype, një herë ta hypa", "larjes se m.... me sh....", apo...!! Nëse ne, shqiptarët, do të vazhdojmë pafund të udhëhiqemi në zgjedhjet që duhet të bëjmë nga kriteret e përmendura, atëhere, na bëftë mirë corba e prishur!!!! Zgjidhja është fare e thjeshtë; qëndrim strikt ndaj përgjigjeve të pyetjes "CFARE DUHET TE JETE FIGURA E PRESIDENTIT"? Po të veprohet kështu, do të kuptohet (siguisht, për ata/o që kanë mëndje “të ftohte”) nëse është apo jo e përshtatëshme një kandidaturë që propozohet?! Sot, ky dhe vetem ky, duhet të jetë kriteri vlerësues/zgjedhës. Tani lidhur me zotërinë në fjalë. Për mendimin tim, ai do të ishte plotësisht i përshtatëshëm për poste në qeveri, organizata të caktuara, etj, etj, por jo për president dhe kjo, për arsyen e thjeshtë, se nuk përfaqëson as të gjithë popullin dhe as unitetin e tij. Ju ben sense kjo?!
Figure jokomuniste? Nje i denuar politik nga regjimi komunist, intelektuali i shquar Daut Gumeni. Ja kush mund te jete presidenti i ardhshem.
Nje president nga ish te burgosurit ben sens. Jemi vend ku per 30 vjet komunistet kane marre gjithcka.
Z. Pata, keni qënë në burg me Z. Zhiti? Sigurisht që jo. Atëherë mos u merr me ish të burgosurit. Nuk i njihni.