
Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në vend. Sula shkruan se ndërsa ministrat vijojnë shpenzimet e buxhetit të shtetit për luksin nëpër zyra, qytetarët shqiptarët e kanë çdo ditë e më të vështirë të sigurojnë bukën e gojës.
"Lufta për bukën e gojës!
Ndërsa ministrat vijojnë shpenzimet e buxhetit të shtetit për luksin nëpër zyra, qytetarët shqiptarët e kanë çdo ditë e më të vështirë të sigurojnë bukën e gojës. Rritja e çmimeve të produkteve të shportës ushqimore nuk po njeh ndalje. Ndërkohë që kjo maxhorancë as e ka në planet e saja për ti ardhur në ndihmë njerëzve të saj. Sigurisht po të paguash 17 milionë euro për afro 12 km ose vetëm për 9% të punimeve, nuk do mbesin para për të ndihmuar qytetarët.
Sipas INSTAT krahasuar me muajin Prill 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 22,5 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,9 %,
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” me 24,2 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 17,1 %, “bukë dhe drithëra” me 16,7 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 14,3 %, “mish” me 7,8 %, “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 5,2 %, etj.
Familjet e varfra në Shqipëri çojnë gati 60 për qind të buxhetit mujor për konsumin e ushqimeve, ndaj shtrenjtimi i tyre më shumë gjasë do të përkeqësojë mbijetesën e tyre. Shqipëria ka rreth 640 mijë njerëz që jetojnë ne varfri, me më pak se 5.4 USD në ditë, duke e renditur vendin tonë me nivelin më të lartë me varfërinë më të madhe në Rajon ndonëse me rënie të ndjeshme nga viti 2020.
● Marrëzia nuk ka fund. Sot në tezgat që shiten fruta e perime, 1 kg qershi kushton 30 mijë lek të vjetër. Ndërsa 1 kg bamje kushton 12 mijë lek të vjetër. Partia Socialiste po ua bën ëndërr shqiptarëve konsumin e qershisë dhe bamjeve.
Përveç artikujve ushqimor çmimi i karburanteve në prill u rit me mbi 22 për qind. Kjo rritje përveç efekteve negative tek përdoruesit ndikon gjerësisht tek të gjithë konsumatorët duke rritur çmimet e prodhimit dhe shërbimeve që përdorin si lëndë të parë naftën dhe gazin", shkruan Sula.
Kur ishit ju te PD-se ne krye te vendit vetem vjedhja dhe korrupsioni egzistonte!Ju te PD-se s’keni bere asgje te duhur per popullin shqiptar,te gjykoni eshte puna qe ju dini te beni me mire!
Kush flet.. kto qe e kan vjedh kte vend dhe e kane shkaterruar plotesisht
Po ku ke goje me fol ti m idiot , shifni me ca merreni ju lat nam apo ne cdo aspekt tjeter jan tamam dhe skeni ku kapeni
Qeveria e Ps ka bere goxha investime dhe nuk ka lene vend per tu kapur njeri . Mos u kapni me budalliqe por shikoni te mirat qe ka bere Edi per Shqiperine .
Shiko sa pa lidhje kjo pd more.Sa kot po flet.O sula po ti si i ke bere gjithe ato shpija te pa deklaruara
DASHNORI SULA DASHNORI I SALI BERISHES AHHAHAAHAH
Ky i ben invetarin qeverise , merru me naj gje me me vlere
Ik o dashnor ben si i interesuar per popullin po nderkoh j3 ti i pari qe leviz me makina luksoze dhe ha darka vetem neper restorante.
hahhhah o dashnor i gjithe hajduteve te pd.boll fole se le nam
nuk e di fare se cfare do te thote ky dashnori i berishes hHAHAAH ja fut kot pa lidhje
hajdut jeni vetem ju te pd qe sdini ca po flisni...ende se kuptoni qe jeni shume dobet
Aman mor kan ftyr me fol kto deputetet e patatinave qe jan te gjith si parazata jan gati the vdesin po i tha saliu
Kur ishtit ju ne krye vjellja ishte kthyer ne mode
Cfare flet ky idiot ....... i paska shkuar mendja per qershi....i ka shtu nje 0 cmimit....... me 30 mije lek mund te marresh 5 shishe vere te mire ose tre sh te mira.......Eshte shume e vertete qe cmimet jane rritur ne menyre te pa precedente dhe dukshem (nese ndjek zhvillimet ne Europe dhe ne bote),do te vijojne te rriten......Por edhe shteti