Nikoll Lesi: Është tragjike që në vitin 2022, presim shpëtim nga Berisha. Me këta Rama nuk shkulet nga pushteti

10 Maj 2022, 17:15Politika TEMA

Nikoll Lesi: Është tragjike që në vitin 2022, presim

Ne emisionin e mesdites ne Top Channel te emisioni Top Talk i gazetarit Denis Dynjaja , gazetari dhe botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi tha nder te tjera se me kete PD dhe opozite Edi Rama rri ne pushtet deri nga viti 2030!

“Berisha mundi Bashen por nuk mund dot Ramen.

Pjesa gri nuk e voton Saliun.

Dhe tragjikja eshte se ne vitin 2022 te presim shpetim te demokracise nga Sali Berisha”, tha Lesi.

Lesi e konsideron opozitën të përçarë e cila sipas tij duhet të dalë me një kandidat për të sfiduar mazhorancën dhe Edi Ramën, kryesisht me një figurë të jashtëzakonshme të politikës.

Sipas Lesit të gjitha veprimet që opozita po bën janë në favor të Ramës, i cili e di emrin e presidentit apo presidentes së ardhshme.

Ai hodhi edhe disa pretendime në lidhje me kandidaturën e Partisë Socialiste, ku ish-deputeti tha se mund të jetë një grua ajo që do të fitojë.

“Mund të jetë e para femër kryetare në Shqipëri. Unë e di që Rama e ka mbyllur zgjedhjen e presidentit”, tha Lesi.

Ish-deputeti u shpreh se opozita është në gjendje të mjerueshme e shkatërruar dhe e copëtuar, duke e pasur të vështirë për të ardhur në pushtet përballë Ramës.

“Opozita në qoftë se do të nxirrte emër sfidues, Rama do të mund të stoponte në emrin që ka në kokë. Opozita sot është e përçarë e shkatërruar për mua e denigruar.

Unë kam qenë mbështetës i hapur i opozitës deri më 25 prill, e kam bërë me bindje. Jam munduar të jem në anë të opozitë që nga viti 1991 dhe në shumë qëndrime kam qenë pro opozitës”, tha ai.

Lesi shprehet se është e nevojshme krijimi i një opozite të re për të reaguar dhe nëse kjo nuk realizohet Edi Rama do të vazhdojë pushtetin e tij.

“Mund të them që opozita nëse nuk del me një kandidat, e ka të humbur se kjo është edhe lojë politike. Mua më vjen keq ta them që një vend normal nuk ka një opozitë që të përfaqësojë dhe drejtojë turmat”, shtoi më tej ai.

7 Komente

  1. T
    The truth

    Nuk e merr dot Gjethemarku PD o Lehsi! Mos enderroni kot. Ik dhe grabisni shtepira ne BE, vetem ate pune mund tebeni ju.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Slabinja

      O Nikollë ore ti e mendon vetë atë çka ke thënë , po para se t'a thoshe i more lejë Bushatit,Lubonjës,Fevzos, Çim Pykës, Balliut Fari,se elbete ata janë "elita" e gazetarisë, prandaj kujdes se mezalla u ankuan te baca Sali gjej vënd të futesh Nikoll se ai si snajperist i vet deklaruar po të vuri në shënjestër t'a lau priten është burrë Malsie ai or tuaj e nuk lënë gjallë askënd që don me e korit,

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nikolla

        Po po burr malsije me kanun... se po te vuri ne shenjester te vret. Kta jan ata qe quhen burr malsie te vrasin, e kuptoni se car lloj monstre jan...e kan menjen si ujku, ariu, cakalli, hijena, etj dmth skan bes, skan moral, kafsh. Dhe pastaj presim ne te na udheheqin kta kafshet, shpellaret spo hijenat... viti 2022...burrat e malsis jan ata qe japin men te tjereve per paqe, per falje. Jo per te vra.....kafsha vret.

        Përgjigjjuni
      2. l
        labi

        Ju mire e keni zoti Lesi,por hajde e thuaja kete tragaceve te tipit Kellici e lakejve te tipave sia ai!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alabaku

          Lehsi for President!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Ky parazit

            Nikoll ! Ti je I jashtezakonshem! Merre Ti kete roll si lideri I opozits qe Rama te qendroj DER ne 2040! Nuk eshte vone!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mario

              Gjithe jeta te shkoi duke …. leh Vetem per te lepire….. Vazhdo se ke shoke plot

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje