VIDEO/ I njëjti skenar, pas sinjalit të Berishës, militantët sulmojnë me breshëri Kryeministrinë

17 Prill 2026, 20:48Politika TEMA

VIDEO/ I njëjti skenar, pas sinjalit të Berishës, militantët

Militantët e Sali Berishës kanë hedhur breshëri molotovësh në drejtim të kryeministrisë, sapo kreu i PD mbaroi fjalimin. Grupi i zjarrit mbërriti në protestë i fshehur pas pankartave dhe me kapuça në kokë dhe sulmoi sapo mori sinjalin nga Berisha.

Në protestën e shtatë kombëtare, militantët e Sali Berishës janë tkurrur në numër, siç shihet edhe në pamjet me dron që solli Report Tv. E vetmja risi e këtij tubimi është rikthimi i fjalimeve. Një vendim ky i marrë si duket nga kreu i PD, pas dështimit të protestave me tur xhirosh nëpër kryeqytet, të cilat nuk prodhuan asgjë veçse kaos dhe bllokimin e rrugëve.

Në terren janë angazhuar 1500 efektivë për të garantuar rendin dhe sigurinë. Po ashtu, edhe drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka zbritur vetë në terren.

Në bulevardin para Kryeministrisë, ka nisur protesta e radhës e Partisë Demokratike. Sali Berisha doli nga selia dhe bashkë me militantët dhe marshoi drejt Kryeministrisë. Pas tij, mbërritën edhe grupi i zjarrit, të fshehur pas pankartave dhe me kapuça, gati për sulm me molotovë.

Protestës i janë bashkuar vetëm një grusht militantësh, ndërsa e vetmja risi e këtij tubimi është rikthimi i fjalimeve. Një vendim ky i marrë si duket nga kreu i PD, pas dështimit të protestave me tur xhirosh nëpër kryeqytet, të cilat nuk prodhuan asgjë veçse kaos dhe bllokimin e rrugëve.

Në fjalën e tij Berisha u ankua për humbjet, duke thënë se në Hungari opozita fitoi sepse qeveria e Viktor Orban nuk mbylli TikTok-un. Akuza hodhi edhe për çështjen Balluku, për të cilën tha se nuk do të mbyllet.

Në terren janë angazhuar 1500 efektivë për të garantuar rendin dhe sigurinë. Po ashtu, edhe drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka zbritur vetë në terren.

3 Komente

  1. D
    Dhender Serbie

    Antishqiptar i perbetuar

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti.uk

      Po pallati qe u dogje me molotov e dogjen?. A mortja saliun dhe ju plehra qe i shkoni pas nje te cmenduri.turp.

      Përgjigjjuni
      1. e
        epo

        Mediat bejne mire te fillojne te bejne publike emrat e gjykatesve qe nxjerrin nga burgu keta terroriste. Kjo eshte lista e gjykatesve pro Salibane qe nxjerrin nga burgu keta terrorista: Armela Hasantari, Lorena Çabej, Kejda Meçi, Dritan Jahjolli.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje