Sulmi rus pranë kufijve të BE dhe NATO-s, Spiropali: Kërcënim i sigurisë europiane. Thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Moskës

9 Janar 2026, 12:05Politika TEMA
Sulmi rus pranë kufijve të BE dhe NATO-s, Spiropali:

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, reagoi në rrjetin social X pas sulmit të fundit të Rusisë me raketë balistike me rreze të mesme mbi rajonin e Lvivit në Ukrainë, pranë kufirit me Poloninë.

Spiropali shkruan se "Shqipëria dënon fuqishëm përdorimin nga Rusia të një rakete balistike me rreze të mesme kundër rajonit të Lvivit në Ukrainë."

"Një sulm kaq pranë kufijve të BE dhe NATO-s përbën përshkallëzim serioz dhe kërcënon sigurinë evropiane dhe transatlantike. Narrativat e trilluara të Rusisë zbulojnë natyrën agresive të veprimeve të saj", deklaroi Ministrja e Jashtme.

"Bëjmë thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Moskës. Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetje të Ukrainës", shtoi Spiropali.

Postimi i Spiropalit:

Shqipëria dënon fuqishëm përdorimin nga Rusia të një rakete balistike me rreze të mesme kundër rajonit të Lvivit në Ukrainë.

Një sulm kaq pranë kufijve të BE-së dhe NATO-s përbën një përshkallëzim serioz dhe kërcënon sigurinë evropiane dhe transatlantike. Narrativat e trilluara të Rusisë zbulojnë natyrën agresive të veprimeve të saj.

Bëjmë thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Moskës. Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetje të Ukrainës. 

7 Komente

  1. n
    niko kalemi

    Paske qene "bosh" fare nga trute,vetem per tu dukur flet brockulaa dite per dite

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlonjati

      gazi botes me keto idiotesi qe flet kjo delirante, a thua se po pyet njeri shqiperine e per me teper kete ministre karagjoze nderkohe qe gjysma e shqiperise eshte nen uje

      Përgjigjjuni
      1. n
        na muten

        pusho moj idiote. Kete shtet te dhjere nuk e ve njeri ne refene. Na del e shkruan mesazhe ne media sikur je ministre e gjermanise

        Përgjigjjuni
        1. b
          b*3

          Ka keshilltare kjo zonja apo s'ka? Me c'te drejte jep mendim sikur te ishte superfuqi kjo? Ka mundesi mos reagoj sa here pjerdhin te medhenjte? Ka mundesi zoti Kryeministrer ti thoni kesaj mos flasi se me Trump e Putin do na fusni ne nje qorrsokak e s'do dalim dot me?

          Përgjigjjuni
          1. S
            Spirra Palit

            Siguria eshte reciproke. Kur godet ukrainasit Ne thelle si te Rusise, a nuk eshte ceni I sigurise kombetare te nje shteti? Pse nuk flisni kur behen te tilla sulme? Nese punoni per paqe, denoni sulmet, kushdo qe ti kryeje.

            Përgjigjjuni
            1. f
              filispici

              KJo vajze do shkoje shume larg. Nuk do te jete e lerget dita kur do jete Ministre e jashtme e Evropes e pse jo edhe ti zeje vendin Van der leinen. E re e bukur, me pervoje, pse mos ta dejtoje kjo Europen. Cka Van der leinen me teper. Pevec te tjerash eshte edhe nje njohse e shkelqyer e letersise dhe e historise sidomos e letersise spanjolle e historise se Msqedonise se veriut.

              Përgjigjjuni
              1. d
                doktori

                e bukur me leket e shqiptareve se perpara se te futej ne thike ka qene si e ema e dreqit

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje