Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi dalin nesër para togave të zeza në GJKKO

22 Tetor 2024, 15:30Politika TEMA
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi dalin nesër para togave të zeza

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe dy të akuzuarit e tjerë do të dalin nesër (23 Tetor) para togave të zeza.

Seanca për marrjen në pyetje dhe komunikimin e masave të sigurisë ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Piro Xhixhos dhe Ema Çokut, do të zhvillohet në orën 09:30.


“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.

2. Bazuar në nenin 248 pika 1 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 23.10.2024 ora 09:30. Tiranë, më datë 22.10.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.

3 Komente

  1. D
    Darwin

    Monen e ka kerkuar Muzeu Britanik, te paprekur. Eshte prove qe njeriu nuk vjen nga majmuni, edhe pse majmuni ben operacion plastik

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      Dergojini nje mjek afer xhixho hundpinokes dhe kejdi dhembcakalles se mos te ju bjere te fiket kur te shohin spiunin Agush 50 lekesh para togave te zeza.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti i Porcelanit

        Ne bindejn time dhe drejtesine e popullit te rjepur nga kjo dyshe gjakpirese, Monika Kryemadhi nuk duhet te dale me nga burgu!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje