
Ilir Meta ka reaguar me një status në rrjetet sociale për të kujtuar dy vjetorin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Duke e quajtur “akt kriminal që ende sot mbetet pa përgjegjës për shkeljet ligjore dhe kushtetuese”, Meta thotë se kjo tregon “se sa e pavarur është drejtësia shqiptare që për dy vite jo vetëm nuk ka shpallur një fajtor, por as ka dhënë një përgjigje mbi arsyet e emergjencës të shembjes barbare të Teatrit Kombëtar”.
"Si sot, dy vite më parë, nëpërmjet një akti kriminal në mes të errësirës dhe në kulmin e pandemisë, u shemb barbarisht në zemër të kryeqytetit, godina historike e Teatrit Kombëtar.
Mirënjohje për të gjithë artistët jonkonformistë, gazetarët e pavarur, intelektualët dhe qytetarët e shumtë, të cilët edhe pse të tradhëtuar pabesisht nga lidershipi opozitar, u shndërruan në simbole frymëzuese të rezistencës ndaj arbitraritetit, korrupsionit dhe dhunës shtetërore, duke zgjuar ndërgjegjen shoqërore për rrezikun që kërcënon trashëgiminë kulturore kombëtare.
Akti kriminal që ende sot mbetet pa përgjegjës për shkeljet ligjore dhe kushtetuese, për shkeljen e Konventave Ndërkombëtare ku vendi aderon, si dhe për falsifikimet e zyrtarëve në të gjitha nivelet, tregon se sa e pavarur është drejtësia shqiptare që për dy vite jo vetëm nuk ka shpallur një fajtor, por as ka dhënë një përgjigje mbi arsyet e emergjencës të shembjes barbare të Teatrit Kombëtar", shkruan ai.
s'e kuptoj se cfar afrojne kto shembuj me Teatrin qe kte s'e lidh asgje ,sepse ajp eshte nen Kompetencat e Bashkise dhe Shtetit te cilet ky Maskara i ka sulmuar gjithmone si nji Kundershtare dhe person i inkriminuar Antishtet ! - Videot e kti Maskarait u ben Virale ne Mediet e Botes ku si nji president Egersire surrat shqyer sulmoj Politine Bashkiake ne X zyra ! -Le te na tregoje Dikush nji shembull te tille Ne Bote jo vetem ne Europe kur nji President i turret si Egersire Pylli - Politice Rendit duke perdorur dhune dhe i kerkon te lirojne ndertesen per Bandat e Krimineleve Politike nderkohe qe gjithcka ishte vendosur me Ligje !!!!!!!!! Pra perse zgjatet ala me kte Maskara ,kte funderine te na tregoj Karagjozlliqe ne Kazane .Kerkon te fitoje kohe Krimineli e hajni i Shtetit Shqiptare per t'u arratise ? - Apo i ka bo Planet me Prokurorine dhe Spak ta transferojne ne Angli si bon me Kriminelin e Drejtesise e mafiozin tjeter Fshatare si ky Lopcarin Llalla ?!
Ilir ke qene ndonjhere tamam si qytetar te ndjekesh ndonje drame ne teater? Mos me paragjyko pse gazetat austriaket ta dhjene fytyren dje!