Endrit Braimllari ishte “koka e parë e prerë” nga ristrukturimi i Partisë së Lirisë i nisur së fundmi nga Ilir Meta. Ndaj tij janë hedhur akuza të rënda, e ndërsa Meta flet për “tradhti”, “flirte me qeverisë” apo “çimka”, Braimllari thotë se në këto deklarata nuk ka asgjë të vërtetë.
I ftuar në “Debat” në A2 CNN nga Alba Alishani, Braimllari u shpreh se ai nuk ka bashkëpunuar me Engjëll Agaçin apo Erion Veliajn, siç është akuzuar.
“Nëse Endrit Braimllari akuzohet si bashkëpunëtor i Engjëll Agaçit apo i Erjon Velisë, nxirrni faktet. Nuk kam bashkëpunuar, zero, zero bashkëpunim dhe koha do jetë dëshmitari më i mirë, jam produkt politik i LSI, nuk tradhtoj idealet e LSI”, tha ai.
Braimllari tregon se nuk është dakord me Metën me aksionin që ka ndërmarrë së fundmi.
“Ilir Meta mund të ketë të drejtë për çështjen e organizimit të Partisë, dhe nëse do ishte vetëm kjo gjë dhe unë do isha i pari që do jepja dorëheqjen, por unë mendoj që në një aksion politik nuk është përgjegjës vetëm për një person. 14 maji nuk është vetëm i im, nuk lejoj që të hidhet baltë mbi angazhimin tim politik”, shtoi Braimllari.
Megjithatë, ai ka një mesazh për kritikët që ka brenda partisë.
“Disa menduan që kam ikur nga PL, unë nuk iki, ato që gëzohen e kanë shumë gabim. Unë nuk jam për këtë funksionim”, përfundoi Braimllari.
Merda Meta merda Lali fiku dhe Brahimi bashk me ta
Pordhe me rigon te shfrytezuan sa deshen dhe te flakin si bajge.Atje ke qene dhe mos u hiq si idealist, sikur nuk e di qe LSI ishte parti e hajduteve.Vetem per ate kemi pare me figure e ze duke vjedhur.
"Idealet e LSI-së..." Gjynah për moshën që ka. Idealet e LSI-së janë idealet e hajdutllëkut të Ilirit e Monës. Kur s'e kuptojnë apo nuk duan ta kuptojnë këtë edhe pas kaq provash publike (përveç që janë të brendshëm e dinë edhe shumë më shumë se ç'di opinioni), këta tipa, pavarësisht nga mosha, janë për t'i flakur në koshin e plehrave të politikës e të politikanëve. Është turp të thuash turp për këta, sepse këta nuk e njohin turpin, sepse turpi i lë pa gjë.
Mbaj idealet e leshelisë ti se do bejsh karierë tek partiçka e hajdutëve.
Eshte shume e thjeshte. 45 vjet komunizem dhe 35 post komunizem. Vetem me nje ndryshim te vogel atehere kishte 1 parti te cilat tani jane 1x100. Te gjitha nje strukture dhe nje vizion me partine e Punes. Merr te rinj pa asnje lloj merite, perdori dhe coji ne burg (lincim ne publik). Keta edhe spunojne dot tani se jane kuadro partie (keta jane vetem per fushata). Dhe e fundit, per sa kohe shprehja e Konices e para 100 vjeteve eshte akoma reale ska shanse qe te behet ai vend.