Ilir Meta flet si kryetar i PD-së

6 Prill 2023, 18:11Politika TEMA

Ilir Meta flet si kryetar i PD-së

Ilir Meta, është shprehur se ka një dallim të madh mes modelit që ofron opozita dhe atij që ofron qeveria.

Komentet Meta i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se vetëm Bashkia e Shkodrës e drejtuar nga Bardh Spahia i ka publukuar të gjitha vendimet, ndërsa në bashkitë e tjera, sipas tij, ka zero transparencë.

Ai shtoi se opozita do të fitojë në 14 maj jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë.

"Ka një dallim shumë të madh midis modelit tonë dhe të “Rilindjes”. Është raporti me transparencën.

Vetëm Bashkia e Shkodrës dhe Kryebashkiaku i saj z.Bardh Spahia i kanë publikuar të gjitha vendimet që kanë marrë, ndërsa Bashkitë moniste kanë zero transparencë.

Modeli ynë është transparenca, ulja e taksave, gjithëpërfshirja dhe vendimmarrja në shërbim të qytetarëve.

Prandaj do të fitojmë pa diskutim në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë më 14 maj", shkruan Meta, që e konsideron të vetin Bardh Spahinë, edhe pse ai u zgjodh kryebashkiak me votat e demokratëve.

Meta në fakt, prej kohësh flet si kryetar i PD, madje është duke prezantuar pikërish qytet më qytet kandidatët e PD-së së Berishës, si të jetë kryetar partie.

4 Komente

  1. M
    Mario

    A te vjen marre mer cuni I Ali Spahise me u ba bashke me spiunin e sigurimit

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Fshatari injorant hajdut i korruptuar dhe burri i baxhellës,dorëzo gjënë e vjedhur popullit.

      Përgjigjjuni
      1. ÇEKIÇI

        Mut PD mut Sala mut PL mut Ilir Mutaj dhe te gjith hajnë mut në foltore nevojtoren

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ay është zot shtëpie .

          Ç’punë keni me Metën-ajn , si do flasë ndryshe kur ai është në shtëpinë e tij , e natyrisht dhe kandidatët janë të tij , po s’besuat, pyesni Ilirianin (Celibashin).

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje