Ilirjan Celibashi: Rezultatet e para të zgjedhjeve pritet të dalin pasditen e së martës

10 Maj 2025, 18:36Politika TEMA
Ilirjan Celibashi: Rezultatet e para të zgjedhjeve pritet të dalin

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi se rezultatet e para të zgjedhjeve pritet të bëhen publike pasditen e së martës, një ditë pas votimit. 

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, Celibashi shprehu pritshmërinë që ky proces të jetë më i shpejtë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

“Do të ishte shumë pozitive nëse rezultatet do të shpallen më herët se në zgjedhjet e viteve 2021 dhe 2023,” tha Celibashi. “Besoj se deri të martën pasdite do të kemi të dhëna të plota për votimin brenda vendit.”

Ai shtoi se aktualisht po punohet për të përmirësuar aspektet organizative dhe infrastrukturore, me qëllim që edhe rezultatet e votimit nga jashtë vendit të bëhen publike brenda këtij afati.

“Ende nuk e dimë se sa do ndikojë numërimi i votave nga diaspora në ritmin e përgjithshëm, por jemi të përqendruar që çdo gjë të jetë brenda kufijve të parashikuar nga ligji,” tha ai.

2 Komente

  1. p
    pse jo Te HENEN zotnia juaj Xhambazos !

    Apo te Henen pret Ofertat sa Miljona mundet te Afroj Djalli Grek dhe sahih Prostituta ,apo noj car baths ne Hotel Alfredo tu kercy Rraki-Taqis ! Pergjoheni kte SKUTH qeflli Sufllaqis Gerrk, e Bejler Terroristin kyyyy Surrat e Njohu Fitues dhe shtroj rrugen te Arrinte deri ktu ku pjerdh sot !

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      Po krrici i faros , apo kryequkapiku i kenetes se bufit do shpalle *fitoren *qysh ne 11 maj bile do deklaroje se *fitorja * e vicidolit eshte ne kuti prandaj punoni qe ta nxjerrim nga kutite. E keta jane nje prerje te gjithe monstra.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje