Imagjino sikur në Asamblenë e OSBE të pyes dikush se kush është Sali Berisha!

2 Korrik 2025, 14:55Politika TEMA
Imagjino sikur në Asamblenë e OSBE të pyes dikush se kush

Sali Berisha, Albana Vokshi dhe Fatmir Mediu, po marrin pjesë në Asamblenë Parlamentare të OSBE në Porto të Portugalisë, ku po vijojnë të nxijnë Shqipërinë, duke e etiketuar atë si narko-shtet, si shtet në të cilin veprojnë dhe komandojnë kartelet e drogës dhe si një diktaturë të një lloji tjetër në Ballkan dhe në Evropë.

Që opozita të ketë pakënaqësi me rezultatin e zgjedhjeve, është mëse normale, por që opozita të nxijë vendin e saj në arenën ndërkombëtare, mbi të gjitha, duke shpifur dhe trilluar, kjo nuk është aspak normale dhe e pranueshme.

Gjithsesi, imagjino sikur në takimin e Asamblesë Parlamentaret të OSBE, dikush nga të pranishmit të ngrihej dhe të kërkonte informacione se kush është ky Sali Berisha që po ankohet për vjedhje dhe manipulim të zgjedhjeve në Shqipërinë e vitit 2025.

Ai që do ta dëgjonte pyetjen, do t’i përgjigjej: "Po, ka të drejtë folësi. Në Shqipërinë për të cilën po ankohet zotëria, për herë të parë zgjedhjet janë vjedhur në 26 Maj 1996 nga Sali Berisha."

Pas atyre zgjedhjeve Berisha nuk ka pranuar më asnjë rezultat zgjedhor prej të cilit ka dalë humbës.

Siç i tha dikur në një emision televiziv Fatos Nano: "Ti Sali do të bëhen zgjedhje dhe t’i fitosh ti, vetëm ashtu mund t’i njohësh. Në të kundërtën, ti nuk i njeh asnjëherë."

5 Komente

  1. B
    Bufi si Cernagorasi Kurtovitç

    E dine shume mire kush eshte Bufi , por ato ç'ka thote bien ne vesh te shurdher , vete flet vete degjone ..

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bufi i mocalit

      Saliu ka marue me te tana!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirona

        Keta jane ne sherbime te Serbit,per te shpetuar nga gjykimi per miliardat qe kane vjedhur kane per borxh te shesin te gjithe shqiperine e Shqipetaret,pty rrace e poshter.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Veterani

          Pse ambasadori i OSBE në Tiranë nuk e di kush është Bufi.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shpenka

            Nga ata te katert , ne foton me lart , hiq ate gruan me te bardha qe nuk e njof , tre te tjeret me rrobe te zeza , ashtu siç kane veshjen kane dhe shpirtin , katran te zi , po kampioni eshte ai plaku i shtrembet qe mbeshtetet tek supi i zonjes me te bardha , se nuk mban dot ekuiliber .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje