Nga rroga, tek karburanti, telefoni, dietat për udhëtime e qiraja e shtëpisë: Sa i kushton një deputet shqiptarëve?

2 Korrik 2025, 11:41Politika TEMA
Nga rroga, tek karburanti, telefoni, dietat për udhëtime e qiraja e

Në pesë muajt e parë të vitit 2025, Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar mbi 2.2 milionë euro për mbulimin e pagave dhe përfitimeve të tjera të 140 deputetëve. Kjo shumë përfshin pagat bazë mujore, por edhe një sërë përfitimesh të tjera që i bashkëngjiten detyrës së tyre.

Gazetarja Arestina Skënderi raportoi në “Dita Jonë” se për çfarë kanë shpenzuar më shumë deputetët në këta 5 muaj; nga karburanti te shpenzimet telefonike, dietat apo banesat.

Paga zyrtare mujore e një deputeti në Shqipëri, pas rritjes së bërë në maj të vitit 2023, është 310,000 lekë (rreth 3,100 euro). Por kjo është vetëm baza. Përveç saj, një deputet përfiton  rreth 1500 në muaj në formën e rimbursimeve dhe dietave për funksione të ndryshme.

Shpenzimet mujore përfshijnë:

– Karburantin, i cili llogaritet mes 30,000 dhe 40,000 lekë në muaj (rreth 300–400 euro).

– Shpenzimet telefonike të rimbursuara nga Kuvendi, që arrijnë deri në 200 euro në muaj për disa deputetë, veçanërisht kryetarët e komisioneve parlamentare.

– Dietat për udhëtime brenda vendit, që mund të shkojnë deri në 150,000 lekë në muaj (rreth 1,500 euro), varësisht nga aktivitetet dhe pjesëmarrjet në komisione apo vizita në zonat elektorale.

– Për deputetët që nuk kanë banesë në Tiranë, Kuvendi mbulon deri në 35,000 lekë në muaj për qira. Aktualisht janë 21 deputetë që përfitojnë këtë subvencion.

Kjo do të thotë se, në total, kostoja reale mujore për një deputet arrin nga 3,600 deri në mbi 4,000 euro, varësisht përfitimeve që ai deklaron dhe kërkon të rimbursojë.

Megjithatë, ka edhe përjashtime. Disa deputetë, si fjala vjen Lulzim Basha, kanë deklaruar se që nga shtatori 2024 nuk kanë përfituar asnjë shtesë përtej pagës bazë, duke refuzuar karburantin, qiranë dhe dietat.

Edhe deputetë si Fatmir Xhafaj, Lindita Nikolla, Agron Shehaj, Bujar Leskaj dhe Pandeli Majko rezultojnë të kenë qenë të kujdesshëm në raport me shpenzimet shtesë, duke mos dorëzuar fatura për dieta apo udhëtime.

Sipas burimeve nga administrata e Kuvendit, figura si Klotilda Bushka (Komisioni i Ligjeve), Mimi Kodheli (Komisioni për Politikën e Jashtme), Jorida Tabaku (Komisioni për Ekonominë), Ina Zhupa dhe Zheni Gjergji përfitojnë deri në 20,000 lekë në muaj për shpenzime telefonike, si dhe dieta të shtuara për shkak të angazhimeve në komisione apo takimeve ndërkombëtare.

Ndërkaq, Kuvendi vijon të mbulojë qiranë për 21 deputetë që kanë deklaruar se nuk kanë banesë në Tiranë. Ndër ta janë figura si Niko Peleshi, Nusret Avdulla, Saimir Korreshi, Greta Bardeli dhe Antoneta Dhima.

Sipas gazetares së A2, shqetësimi qëndron te fakti se nuk ka asnjë mekanizëm për të verifikuar vërtetësinë e deklaratave të tyre.

“Nëse rezulton që ata posedojnë banesa në Tiranë, përfitimi i qirasë nga fondet publike do të përbënte një shkelje serioze ligjore”, raportoi gazetarja Arestina Skënderi.

Një rast i veçantë është ai i deputetit Agron Gjekmarkaj, i cili rezulton si një nga më “modestët” në përdorimin e telefonisë, me shpenzime mujore që variojnë nga 2,000 në 7,000 lekë, shumë më pak se kolegët e tij që arrijnë në 17,000 deri në 20,000 lekë në muaj.

“Ndërkohë që Shqipëria përballet me sfida të mëdha ekonomike, kostoja për mirëmbajtjen e klasës politike vazhdon të jetë e lartë dhe shpesh e pajustifikuar – duke e bërë të domosdoshëm rishikimin e skemave të përfitimit dhe vendosjen e kritereve më të rrepta të transparencës e kontrollit”, përfundon gazetarja.

30 Komente

  1. D
    Depu Teti

    Po përse duhen 140 deputetë? Kur Shqipëria ishte 4 milion e 200 mijë banorë, kishte 140 deputetë..... Tani që popullsia ka rënë në rreth 2 milionë, duhet që urgjentisht të ulet numri i deputetëve në 70.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tahipi

      Kush tha qe ka rene? Kumanari thote jo. Edhe pse eurostat thote se nga 2914 ne 2024 1milion e 90 mije shqiptare kerkuan leje qendrimi ne vendet e BE ,lere ne vendet e tjera,kumanari thote prape jo. Nuk genjen kumanari. Dhe une them qe ta shkrijme fare parlamentin,çe duam. Na mjafton kumanari. Le ti marre te tera leket kumanari dhe populli socialist eshte i lumtur.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Deputete fytyre ndyra

        Do ishte me mire pa asnje deputet te kesaj rrace!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taras Bulba

          Jo te ulen deputetet ne numur por te ulet roga .....se dhe 70 te mbeten do kerkojne 3 fishin qe marin sot , jane hajdute maskrenje ...kashtu qe ku ishe ?? Ic gjekundi ...... te paguahen ne baze te gjendjes financiare te shteteit me te varfer ne EU.....smund te kesh pensioniste me 15 mije lek te reja dhe deputet me 5000 euro ne total ne muaj ...eshte shume e piste ...shume e padrejte ...kjo e para dhe e dyta ...tu behet e qarte se nese nuk shkelin ne parlament me teper se 75% te muajit ....dmth diku te 1 me 20 dite te jene aktive ne parlement ..tu pritet roga ...jo te bredhe ne USA Fatmir Mehdiu ti shmanget drejtesise dhe ne t pguajm ....tu pritet roga urgjen dhe pa ju kthyer pas kurre ....

          Përgjigjjuni
          1. A
            Argita

            Shume interesante si pyetje, ne Capitol te Shba ka 435 deputete per 340 milion banore, ne Shqiperi 140 deputete per 2,5 milion banore!! Perse duhen kaq shume te paguhen nga taksapaguesit shqiptar?

            Përgjigjjuni
          2. P
            Populli

            shqiperia e varfer duhet te kete vetem 50 der-putete, se nuk ja vlen me e mbush sallen me shalqine,domate patate dhe tru mut qe jane keta deputete take.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Populli

              shqiperia e varfer duhet te kete vetem 50 der-putete, se nuk ja vlen me e mbush sallen me shalqine,domate patate dhe tru mut qe jane keta deputete take.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nga fshati titit

                Po ku ka shtete ti kontrolloj ata hane e pine ne Tirane dhe plotesojne DJETA dhe karburante te gjithe kane shtepi ne Tirane dhe keta qe do vijne kane jo nje por nga dy e tre shtepi por genjejn sikur nuk kane,genjejn per dietat,genjejne per karnurantin etj.nuk ka kush ti kontrolloj jane bythe e breke me administraten dhe shefat e tyre we marin perqindjen nga firmosja kurse telefonat I harxhojne duke folur me dashnoret e dashnoret se nuk ju please fare per popullin e thjeshte jane me gishta ata deputet qe vene ne baze kurse te tjeret jo vetem nuk ju ndihet zeri por shkruajne dy reshta se e kane pa leke tel.kur tregohen te pa ndershem deputetet cdo bejne zyrtaret do vjedhin,kushe ka ngritur zerin per FATMIR MEDIUN qe ikin dy here ne muaj ne Amerike me cfare iken jo vetem qe harxhone taksat tona por mere dhe djeta hoteli ku shkerdhehet me dashnoret qe mere keta jame DEPUTET QE KEMI DHE QE DO VIJNE do hankohen si GONI GJAKMARKAJVE qe hankies nuk me del rroga.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Antideputeti

                  Z. Rama gjeja me mire qe mund te beje aktualisht eshte te shkarkoje barren e idioteve ne Kuvendin e Shqiperise. Do te ishte mire qe jo me shume se 80 Depuleshe ne Kuvend. Gjejne ne rruge rob pa piken e arsimit, kultures e edukates dhe Partia i zgjedh per ne Kuvend.

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    UNE SALIU D'ORA VETE

                    Mjerisht por eshte urgente te gjithe te behemi deputeteve ka bangjadeshas qe punojne per NE

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      KTA KRIMINEL ANTISHQIPTARE JASHTESHQITJET

                      KY ESHTE KRIM SHTETEROR QE BANDAT " POLITIKE" NE SHQIPERI BEJN KUNDER KTIJ POPULLI PER 34-vjet ME RADHE - DHE ASNJI BIR KURVE NGA AI PARLAMENT E GAZETARI KURVA -NGRE ZERIN-QE RROGAT TE JEN JO ME SHUM SE E POPULLIT 100-200 € Pastaj shikojme ,sa e duan Politiken kta putana

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kasem

                        Per vete marin 350mij lek ne muaj per qeran,banoreve qe jan demtu nga termeti ja kan nderpre nga dy vite edhe se mernin sa gjysma dhe as pallatet nuk i ndajne

                        Përgjigjjuni
                        1. b
                          bimi

                          Te pakten qiraja eshte shume e thjeshte per tu kontrolluar. dapateti (sipas zhelefines) te paraqesi ne financen e kuvendit kontraten e qirase ose faturen tatimore leshuar nga hoteli dhe ta marri ate qe ka paguar deri ne nivelin tavan.... edhe per shp. e tjera munde te verifikohen lehte. E fundit jo me shume se 100 deputet i duhen Shqiperise.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kush ka mundesi te largoehet nje dite e me pare !

                            Populli shqiptare " Skllever " ihste ne ato 50 vite te Diktatures hde " Skllever " do te ngeli deri sa te shuhet njerezimi ne shqiperi ! nese shuhet me ndonje Termet qe mos te lere kembe njeriu te gjalle...Turp Turp por kush e ruhan ! Familiet e shqipetareve kane frike te dalin me Femijet e tyre ne shetitje ! se skane mundesi asnje Akullore apo pije freskuese per tja bleer ! dhe keta kriminelel tallen me Rrogat e majme qe marin nga djersa - Taksat e shqipetareve.... Vertete eshte per te thene : qe shqiperia nuk do behet kurre , panavaresisht qe PS ka punuar qindra here apo mijra here me shume se kriminelet e PD...

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kush ka mundesi te largoehet nje dite e me pare !

                              Populli shqiptare " Skllever " ihste ne ato 50 vite te Diktatures hde " Skllever " do te ngeli deri sa te shuhet njerezimi ne shqiperi ! nese shuhet me ndonje Termet qe mos te lere kembe njeriu te gjalle...Turp Turp por kush e ruhan ! Familiet e shqipetareve kane frike te dalin me Femijet e tyre ne shetitje ! se skane mundesi asnje Akullore apo pije freskuese per tja bleer ! dhe keta kriminelel tallen me Rrogat e majme qe marin nga djersa - Taksat e shqipetareve.... Vertete eshte per te thene : qe shqiperia nuk do behet kurre , panavaresisht qe PS ka punuar qindra here apo mijra here me shume se kriminelet e PD...

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shtet kot e mytet at Popupll

                                Krejt Horat e marrin Rrogen Qyl Kta jan Hora Gomer e Gomerica 140 Derra e Dosa 60 jan boll jo 140 e marrin Rrogen Kot Mas Votimeve asnje Hajdud nuk e shef ma o Ven i Marum Harrojen se bahena Shtet me Ssli Kriminelin Like Kriminelin dhe Edi Hajdudi

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kush ka mundesi te largoehet nje dite e me pare !

                                  Populli shqiptare " Skllever " ihste ne ato 50 vite te Diktatures hde " Skllever " do te ngeli deri sa te shuhet njerezimi ne shqiperi ! nese shuhet me ndonje Termet qe mos te lere kembe njeriu te gjalle...Turp Turp por kush e ruhan ! Familiet e shqipetareve kane frike te dalin me Femijet e tyre ne shetitje ! se skane mundesi asnje Akullore apo pije freskuese per tja bleer ! dhe keta kriminelel tallen me Rrogat e majme qe marin nga djersa - Taksat e shqipetareve.... Vertete eshte per te thene : qe shqiperia nuk do behet kurre , panavaresisht qe PS ka punuar qindra here apo mijra here me shume se kriminelet e PD...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dinpaku

                                    Dhe 130 prej tyre marin rrohen kot se nuk bejne asgje.Vetem ngrene kartonin si ju thote Partia! PARAZITE!!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Pensionisti

                                      NË KOHËN E ATIJ BURRIT(ME DY RR)DEPUTETI UDHËTONTE ME LINJË TREN OSE AUTOBUZROCËN NË QËNDRËN E PUNËSDIJETA TË LIMITUARA DHE SHQIPËRIA ECIPOP.U GËNJYE DHE MENDOJ SE KËSAJ HERE KISHTE ARDHUR LUGA E FLORINJTË DHE DETI DOTË BËHEJ KOS.PO ÇFARË MË SHOHIN SYTË DHE MË DËGJOJNË VESHËT JO, DHE PËRSËRI JO.UNË I BËJË THIRJE MAZHORANCË N.Q.S ËSHTË AKOMA SADOPAK SOCIALE TË RISHIKOJ PAGAT DHE SHPENZIMET EKSTRA.THJRDJE NË MËNYRË TË VEÇANTË E.RAMËS,E.BRAÇES,DHE F.XHAFËS.SI DHE TË GJITH DEPUTETËVE.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Ka per te gjithe....

                                        Jepen vjedhjet qe u behen taksapaguesve shqiptare dhe foto shoqerohet me deputetet e OPOZITES, a thua se ata te PS nuk i bejne keto vjedhje. Po Zegjinea so do t'a kete pagesen per qi-rane e shtepise ne Tirane se nuk do tte shkoje dhe te vij varavinga Fier-Tirane e keshtu me rradhe shoket dhe shoqet e saj te Partise.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          VOLLODJA

                                          Nese nuk doni 140 deputete qylaxhij Mos votoni keto parti politike

                                          Përgjigjjuni
                                          1. C
                                            Corapekuqi hajduti dy metrosh.

                                            Dy milion banore kaq sa ka mbetur Shqiperia bota i drejton me nje kryetar bashkie, po hajde me qene se jemi shtet leshi te pakten te kete 40 deputete dhe jo me pagesa per qera, Karburant, telefon etj etj.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. s
                                              sokrat

                                              Tani qe Shqiperia do te rrite shpenzimet per mbrojtjen ne 5% te PBB, afro 1.3 miliard Euro, si dhe shpenzimet per antaresimin ne BE, sic thone rreth 2.6 miliard Euro, qeveria duhet te mendoje se ku do te gjenden keto fonde. Jo te rendojne mbi te punesuarit, dhe pensionistet, por se pari mbi deputetet dhe shpenzimet administrative te tyre dhe te administrates. Fillimisht deputetet te reduktohen ne 100, te reduktohen shpenzimet administrative, shpenzimet per zgjedhje, dhe te ulet vjedhja e korrupsioni masiv. Edi Rama me PS, qe moren mandatin e 4-te nga populli i varfer shqiptar te gjejne rruget per te reduktuar shpenzimet e kota. Per numrin e deputeteve te behet referendum, sesa duhet te jete numri i tyre, referendum i thjeshte me 3-4 opsione (psh 50, 75, 100). Populli i varfer shqiptar qe paguan sa frengu pulen keta deputete duhet te jape verdiktin dhe askush tjeter. Eshte bere qesharake rinumerimi i kutive dhe votave, pa asnje shkak, thjesht per te shuar dyshimin e SB dhe PD. Dhe per kete parate i paguan populli shqiptar. KQZ thote se jane nga fondet qe kemi kursyer!? Por, ato para jane te shqiptareve dhe jo te KQZ. Perse keto fonde te mos shkojne per njerezit ne nevoje, por shkojne per te plotesuar tekat e atyre qe nuk kane asnje nevoje. Nese partite dhe kandidatet duan rinumerim le ti paguajne ata fondet. Nese del se kane te drejte athere shpenzimet te paguhen nga KQZ dhe ata qe kane gabuar. Harram parate e popullit qe shpenzojne kot me kot, per qejfe dhe lukse, ne nje vend te varfer!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Ard

                                                E perse paguajme kaq shume ? Vetem se keta s'bejne asgje tjeter , vetem shajne dhe prishin pune ,per kete duhet t'i paguajme. Keta jane shushunjat e ketij populli qe bejne ligje vetem per perfitimet e tyre. Rrogat e deputeteve domosdoshmerisht duhet te rishikohen dhe te jene ne raport me mireqenien e popullit ,te rishikohet dhe nr. i deputeteve sepse jemi i vetmi vend qe kemi me shume deputet ne raport me nr. e popullsise.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. F
                                                  Fuck pushtetaret hajdutet me te medhenj

                                                  Na nxirrni ndonje foto edhe te Zeqinese dhe Mamica Spiropalit

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Mallkimi te ndjek ne breza

                                                    Shqiperia nuk ka nevoj per keta palo palaco. Deputet vetem e shkaterrojne kete vend. Nuk kane goje te thone fjalen e tyre kur vendin e ka mbuluar krimi, varferia, vendi eshte shitur e cdo gje ka mbaruar. Nuk e meritojne te jene qytetar te ketij shteti. Shteti kerkon burra me DY rr e jo hajdute e kriminele qe menduan e punuan vetem, per familjen. Mallkuar qofte kjo race perverse e mallkim do te kene cdo njeri qe vjen e ben si keta.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. m
                                                      mos qeshni po mundet

                                                      Keto deputetet e Opozites jane kaq te kushtueshem me rrogat, dietat, karburantet telefonat e udhetimet...se Deputetet e Rilindjes Rama "aq prane shtresava ne nevoje" te tera ato shpenzime i heqin nga rrogat e tyre e as makina nuk kane por levizin ne kembe...

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. 7
                                                        777

                                                        Për këtë jap dy mendime : a_ Nga 140 deputet të shkurtohen 50 përqind pra 70 deputet . Më kot se janë deputetët nuk ka asnjë drejtuesa të tjerë . Gjatë të gjitha seancave vetem sharje dëgjojmë , akuza për njeri tjetrin si hajdutë , vrasës etj . Atëhere pse ti mbajmë gjith këto hajdutë dbe vrasës ose ti bëjmë 70 vetë pra 70 hajduta dhe vrasës më pak. b_ Edhe rrogat tua ulim 50 përqind dhe tu hiqen përfitimet . Biles këto thuhet se e kan fut në ligj që nuk mbajnë përgjegjsi për ça flasin e veprojnë . Unë e di që përgjegjësi nuk mbajnë ata me të meta mendore pra që janë të sëmurë në spitele .

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. 5
                                                          500 Mijë Çyrykë

                                                          Po si mund t’ja japësh këto lekë Paloqes, Nokës, Vokshit, Balliut, Bardhit, Saleh Bërishësh, Topallit etj etj… Popull Khar me 500 mijë çyrykë. As 10 deputetë s’duhet të kishte PD në parlament këtë herë. Këta fëlliqësira oërveç se imjorantë e parazitë e kriminelë, punojnë gjithë ditën e Zotit për Serbinë, Greqinë, e Rusinë. Kundra Shqipërisë dhe Shqipëtarëve, dhe duke u paguar nga taksat e po këtyre Shqipëtarëve fukarenj. Në hell vafshi të gjithë o Çyrykë blu… !!!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. B
                                                            Bureto

                                                            Në aradhen e deputetëve që kanë patur në këto 35 vjet të pakten një mandat deputeti, në ka njeri që më duket se u ka ngrënë shqiptarëve bukën kot, me i shpifur prej tyre është Fate Mediu. Rroftë “drejtësia e reformuar” që e lejon atë zvarranike, te hajë atë nga taksapaguesit shqiptare edhe pas shtatorit 2025, në vend që të hante çorbën e burgut. Turp! Ps: Për komentin me provokoi foto e ketij shkrimi.

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje