Nga qelia, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka lëshuar një tjetër deklaratë të ashpër ndaj SPAK-ut, të cilin e cilëson si "organizatë kriminale", duke e akuzuar për shpërndarje dizinformacioni në media të kontrolluara sipas tij nga paratë e inceneratorëve. Në një tekst të shpërndarë sot, Meta hedh poshtë pretendimet për përfshirjen e tij në një çështje me një kartë bankare të padeklaruar, duke theksuar se emri i tij nuk është përmendur nga autoritetet amerikane.
Meta nënvizon se qëllimi i këtij “skenari” është diskreditimi i tij politik dhe i opozitës që ai përfaqëson, duke akuzuar SPAK-un se vepron nën urdhrat politikë të Partisë Socialiste. Ai paralajmëron se do të publikojë dokumentacionin e plotë nga autoritetet amerikane për të treguar se ndaj tij nuk ka asnjë referencë komprometuese lidhur me çështjen e përfolur.
Megjithatë, një detaj që Meta e ngre si shembull të “abuzimit të qëllimshëm” të SPAK-ut, është mënyra si ai paraqitet në aktakuzë: ende si i martuar me Monika Kryemadhin. "SPAK është kaq i zbuluar në aktivitetin e tij kriminal... sa është i obsesuar të më mbajë mua të lidhur në çift me Monikën", shkruan Meta, duke ironizuar organin e akuzës dhe duke e krahasuar me Pilo Peristerin që "përpiqej të mbante çiftet me dhunë".
Sipas tij, kjo përbën një tjetër provë të qëllimeve politike të Prokurorisë së Posaçme, pasi, siç deklaron, statusi i tij martesor me Kryemadhin është zyrtarisht i mbyllur dhe ky fakt është i njohur për SPAK-un. "Kjo marrëdhënie nuk ekziston prej kohësh në gjendjen civile të Republikës së Shqipërisë dhe ata e dinë shumë mirë", thekson Meta.
Sepse i bie kurves kenqene i martuar kur ke vjedh o pusht pa lekure
Derisa tē perfundoje gjygji dhe te sekuestrohet pasuria, do mbetesh kollovari qe ke qenē.
Meta vërteton faktin që ndarja është bërë me qëllim për të fshehur gjurmët kjo bën mu.
O Brek Mut o Legen o Pis o Zager o Kriminel ti Tana te Zezat i ke Po shpjegoja Popullit si keni vu ju ket Pasuri dhe Fmit qe i ke Shkollu ne Angli Vila etj mar Pusht ket as Gomari se beson mar Bir kurve Fshatar pa Brek Ne Beth Miljoner pa punu kun