VIDEO/ “Institucionet, dobësi të mëdha”, Rama-sipërmarrësve: Kemi potenciale të pashfrytëzuara, kontributi i përbashkët e bën Shqipërinë më të mirë

2 Korrik 2025, 14:10Politika TEMA
VIDEO/ “Institucionet, dobësi të mëdha”,

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me fermerë e sipërmarrës në fushën e bujqësisë për të dëgjuar problemet dhe idetë e tyre si dhe për të ngritur një urë të re bashkëpunimi në funksion të rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë 2030 në BE.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu kërkoi sipërmarrësve dhe fermerëve që të flasin troç për problematikat që ka, pasi vetëm kështu mund të adresojnë gjërat siç duhet.

“Kemi potenciale të jashtëzakonshme akoma të pashfrytëzuara. Kemi realitet të jashtëzakonshme në fshat. Kemi protagonistë që jo vetëm kanë ndërtuar një sipërmarrje të suksesshme, por kanë një bagazh të jashtëzakonshëm dijesh. Këto dije janë pasur që duhen ndarë së bashku.

Kjo është arsyeja pse jemi këtu. Ftesat janë bërë duke pasur parasysh edhe faktin që të kemi një numër protagonistësh të administrueshëm në një tryezë diskutimi. Ata që nuk e shohin veten këtu nuk duhet të ndihen të përjashtuar. Ky thjesht është një hap I parë për të ndërtuar një proces.

Është një nevojë e jona, një nevojë e madhe e jona. Kemi nevojë të madhe që të rrisim impaktin e institucioneve që në letër dhe në misionin e tyre kanë mbështetjen e bujqësisë, mbështetjen e zhvillimit rural, por që në realitet kanë dobësira të mëdha.

Doja që këtu të jetë një diskutim i hapur. Nuk na bën asnjë punë që ju të flisni duke rrumbullakosur fjalët ose duke mos i thënë gjërat troç. Vetëm kështu na jepni ne mundësinë për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë më mirë për ju. Nëse ne arrijmë të bëjmë më shumë e më mirë që ju të bëni më shumë e më mirë, bashkimi i të gjithë kontributeve e bën Shqipërinë që të ketë më shumë dhe të jetë më e mirë”, tha Rama.  

3 Komente

  1. T
    Teo

    Shqiperia ka nevoje per drejtues te tjere. Nuk e kam fjalen per opoziten aktuale katastrofale. Uroj te dali dikush e njerezit ta votojne. Ky nuk ka cfare jep me.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ti drejtohemi me nje referendum Ameikes

      Rama te len teorite, ti lutet Trumpit te na ribeje urgjent nje drejtesi pa Bano e Dado e te tjere si keta. Ndryshe, mund te vije shpejt koha qe Dado e Bano ta arrestojne edhe vete Ramen, dhe mire do benin se llum i te njejtes kenete jane.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Evropiani nga Shqipëria

        Shoku Enver. Je kujtuar mbas pilafit. Edhe Lenka Çukon dhe Themie Thomain të bësh ministre, bujqësia ka shkuar për lesh. Më keq është blegtoria. Ti nuk ke asnjë politikë se si duhet të modernizohet bujqësia. E ke lënë në dorë të fondeve të donatorëve. Edhe ato keqmenaxhohen. Për hir të rrugëve dhe termocentraleve po e shkatërron tokën bujqësore. Tani ke futur edhe fotovoltaikët dhe natyrisht ndërtimet për turizmin "elitar". Shkurt, vazhdo me takime sipas fjalës "më ka çu nona me la gojën"

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje