Erald Kapri: Isha vetëm 4 vjeç kur Berisha u shfaq në skenën politike, 11 kur u shfaq Rama. Sot jam deputet ndërsa ata të dy janë ende në pushtet (VIDEO)

2 Korrik 2025, 13:20Politika TEMA
Erald Kapri: Isha vetëm 4 vjeç kur Berisha u shfaq në

Erald Kapri, një nga zërat më të rinj të politikës, rrëfen në këtë intervistë për TemA, një udhëtim që nis nga forcat rinore të Partisë Demokratike, ndërsa sot është deputet i Partisë Mundësia. Ai flet për zhgënjimin me autoritarizmin e vjetër të PD-së, për një opozitë që nuk njohu shansin për t’u reformuar pas 2013-s, dhe për një garë të egër me “ujqërit e vjetër” të politikës që vështirësojnë frymën e një ndryshimi real.

Rrëfen se ishte 4 vjeç kur Berisha doli në skenën politike dhe 11 kur u shfaq Rama. Sot Kapri është deputet dhe Rama e Berisha janë ende aty, në krye të pushtetit dhe ndajnë bashkë benefitet e pushtetit.

Në intervistë ai ngre gjithashtu shqetësime për arrogancën e dyanshme – atë të pushtetit dhe të opozitës – teksa rrëfen për përpjekjet e padukshme që u bënë për të ndikuar rezultatin e garës, përfshirë zërat për një marrëveshje të fshehtë mes PD-së dhe mazhorancës për të “rrëmbyer” mandate. Ai kujton edhe sfidat personale të kësaj fushate, si dhe frikën reale të rinumërimit që rrezikonte mandatin e tij. Kapri e sheh “Mundësinë” si një alternativë ndryshe, jo vetëm nga PD-ja, por edhe nga partitë e tjera që kanë lindur prej saj, duke theksuar dallimin në filozofi dhe organizim.

Përtej dinamikës zgjedhore, Kapri shpreh besimin se cilësia e parlamentit të ardhshëm do të varet nga roli i të rinjve. Ai ndalet te dy modele kontrastues – Sara Mile dhe Zegjine Caushi nga njëra anë, dhe Ardit Bido nga ana tjetër – për të treguar se çfarë përfaqësojnë të rinjtë në skenën aktuale: një përplasje mes folklorizmit dhe elitës politike.

Një përballje mjaft interesante do të jetë me mikun dhe kolegun e tij Ardit Bido, i cili është zgjedhur gjithashtu deputet në 11 maj, në siglën e Partisë Socialiste.

Në fund, Kapri përmend një kauzë të veçantë që do ta ndjekë gjatë mandatit të tij: rivlerësimi i kujtesës historike dhe përpjekja për t’u dhënë dinjitet me ligj, viktimave të diktaturës, një borxh i pambyllur i tranzicionit shqiptar.

6 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    E po pastaj çfar te pengoi ty more teveqel a u bere deputet ? Kur te zini ne goje Ramen duhet te lani gojen perpara se te flisni .Mos valle doje qe 11 vjc te ishe deputet ? Lepini bythen e saliut .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Socialisti i fundit jo rilindas....

      O Mara, po acash moj grua? Për Ramën foli, jo për babanë tënd. Po pse po iku Edi do vdesë e gjithë Shqipëria?.... Më mirë do bëhet, se ata që do vijnë kanë mentalitet tjetër më përparimtar.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sass

        Mos na thuaj per llapajne se prite o zot te fitoj ai shqiperia boshatiset plotesisht duke lene duputetet robqire qe hane nga taksat tona,dhe nuk jane pak por 140 Shqioetaret duhet te dalin ne protesta te pakthhshme qe parlamuti mos te kete me teper se 62 deputethajdut

        Përgjigjjuni
    2. M
      Monda

      Kete kauzen tende per te kthyer dinjitetin ne ligj per viktimat e diktatures(!!??!) mund te na e spjegosh pak se si shume po tenton te "rrahesh uje ne havan" per 4 vjet. Dhe aq me teper qe po denigron deputet femra,te zgjedhura si ty rishtaz, pa filluar parlamenti I ri E kujtoni veten intelektual apo historian se dilni.dy a tr here ne ekrane.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cuku

        Po ceshte ky bole gomari qe fryhet si gjeli maje plehut...............cfar mut historiani eshte ky qe do beka historine.nga e para ..............ij ore koqe se ti dukesh nga koka qe e ke si Fari Balliu

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shpendi

          Erald Kapri e ka filluar karieren politike , duke u hequr si kaproll . Po prit a i vrare , fut kembet mire ne politike , pastaj do te te shofim se do te jesh kaproll apo lepur . Politiken ti e ke ndjekur si historian i vogel , po nuk e ke luajtur ndonje here . Prandaj mos u ngut si kryetar Agroni , me konkluzione qe ne fillim , se do te te dale boja shpejt dhe do te katandisesh si shoferi dalluar i ushtrise popullore , ish deputeti Kujtim Gjuzi .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje