VIDEO/ Kandidati i PD që akuzoi kolegët se i vodhën votat: Të bëhet rinumërim i plotë i Durrësit

2 Korrik 2025, 12:29Politika TEMA
VIDEO/ Kandidati i PD që akuzoi kolegët se i vodhën votat:

Kandidati i listës së hapur i PD-së në Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, që ka akuzuar kolegët e tij brenda partisë, se i kanë vjedhur votat, nga Pallati i Sportit “Farie Hoti” ku po bëhet rinumërimi i votave të qarkut Fier, ka kërkuar rinumërim të plotë të votave edhe për Durrësin. 

Me disa pankarta të votave që sipas tij KAS i ka shpallur të pavlefshme pa arsye, Kalaja thotë se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe me rinumërimin e qarkut ku ai kandidoi. 

KAS ka vendosur rinumërimin e 360 kutive në Durrës, një pjesë e të cilave i përkasin diasporës, por kandidati demokrat kërkon hapjen e të gjithë kutive pasi pretendon se ka devijim të votave të tij.

“Jemi këtu para vendi ku po rinumërohen votat. Kam qenë kandidati i parë që kam kërkuar rinumërim por jam i zhgënjyer nga KAS dhe mënyra se si kanë vendosur me i quajtur votat e pavlefshme. Durrësi do të hapej në orën 3 ndërkohë që marrim vesh se do hapet nesër në orën 9.

Durrësin e kam kërkuar unë që të hapet. Shqetësimi im është shumë i thjeshtë, po na shpallin votat e pavlefshme në një mënyrë totalisht të çuditshme. I bie që ne jemi hajdutë votash. Kjo protestë sot është këmbanë alarmi për atë që do të ndodhë nesër.”, u shpreh Kalaja.

Duke sjellë një shembull të një vote të shpallur të pavlefshme, Kalaja, i cili ka hedhur dyshime për lëvizje votash drejt kandidatit tjetër demokrat ish-prokurorit Arjan Ndoja, tha se po krijohet perceptimi se ka vjedhur vota. Ai kërkon gjithashtu që përveç rinumërimit të bëhet edhe shqyrtimi i pamjeve filmike.

“Kështu krijohet perceptimi publik se ne kemi vjedhur vota. Unë jam kandidat që as kam blerë dhe as vjedhur këtë do ta vërtetojë rinumërimi nesër. Pamjet filmike që kemi parë nga rinumërimi nesër vërtetojnë se këto vota do na quhen të pavlefshme sipas tyre, ndërkohë që janë të vlefshme si në Krujë, Durrës, Tiranë apo kur hapet procesi i votave të emigrantëve.

Çështja e dytë është kërkesa që kam bërë ndaj KAS dhe KQZ që nuk mund të hapni vetëm kutitë, duhet të hapni edhe videot. Ne kemi parë videot dhe  mua personalisht më është transferuar vota“, shtoi ai.

 

 

8 Komente

  1. N
    Nga fshati titit

    Po pse o KALAJA po imition Abi Malltezin me ate kapele nuk te shkone te ngaterojne me Malltezin,ti qe ke fituar betejen e THERMOPILEVE ne Kruje qe ne cdo tv une une pse do ti ngjashe Malltezit tregohu me trime dhe thuaj kush ti ka mare votat nuk ta ka fajin KASI dhe KQZ por SALIHU qe ti nuk mendere ta permendesh dhe na kaperdisesh si dhendri SALES.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edhe mua me vodhen

      Kot mundohesh o Aulon, se nuk e rrezon dot Arjan Ndojin, pasi eshte ushtar besnik i kriminelit Berisha.Kandidatet e orientuar te votohen nga dy kryetaret e plotfuqishem jane detyrimisht deputetet e ardhshem...

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luka

        Ik more trap, na çave menderen…

        Përgjigjjuni
        1. P
          Po çfare Kalaje ti je mi Kanalesh

          Ky eshte zhapik , pabuks , ky mbushe breket nga frika te permendi emrin e Saleh Berrishes .

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dyri

            Ti koke vare po kerkon te hash nje mut te madh dhe me cpo duken bathet mutin e ke te garantuar. Me vjen keq vetem per nje gje; qe ti me kete mision nuk e ke hallin per vete po per atdheun qe vota e qytetarit te lexohet tamam. Njesoj si Dr Alimahmuti qe mori topin e mutit qe kerkoi. Gjyna qe jeni te rinj dhe u tether zvarre nje plak matuf dhe kampion i ligesise dhe poshtersise. Hajt ne hale te gomereve shkofshi.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Ushtari.

              O Aulon me gjithe respektin qe kam per ju po te them a mos valle po e ben pak balte kete pune me keto lloj kerkesash "kam dyshime kam dyshime " .Po sikur per ju te thene se kemi dyshime qe po ja fut kote si do te duket.

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qeni i Saliut ky Kalaja

                Kalaja, ky zhapik i Saliut, e ka nga vata i dhjeri.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shigjetari .

                  Ky Kalaja me duket se po del si nje kala kartoni apo rere . E ka vene perpara vala dhe po e fshin komplet . Gjynaf qe nuk e votuan ne Fush Kruje dhe katundet per rreth . Ai i shkreti dhe ndeshjet sportive atje , bashke me ta i ka pare , edhe per tu freskuar atje shkonte darkave . Po nuk e kuptoj se çfare kerkon me prej KAS ! Ajo pune ka marre fund , nuk e kane votuar per tu bere deputet dhe kaq . Tani çeshte gjithe kjo tollovi e tij me KAS , KQZ e ku di une se cfar tjeter . Me qe e ka me qejf deputetllikun , te gjeje ndonje bamires demokrat , si ajo socialistja fierake qe i la vendin Zegjinese dhe te behet deputet fakiri . U merua neper gazeta e ekrane per ate te shkrete karrike . Ka vene ne kaptine edhe nje borseline te bardhe si dhenderi Saliut , qe te shquhet mire kudo qe ndodhet . Ne fakt keta tipat e Kalave jane pak te pa fat . Keshtu ka ndodhur edhe me ate Kalane fushore e Tiranes , qe eshte ne krye te gjykatave te PD-se . U merua nja dy a tri muaj ne fushate dhe ne fund ngeli pa gje . Edhe ajo u merzit ca , po ne fund dhimbjen e ktheu ne force dhe eshte ne krye te detyres .

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje