Nga Ylli Pata
Në fakt nuk ka qenë kryeministri shqiptar që e hapi këtë lojë, por ajo erdhi nga përtej detit.
Por e shpërthyer prej dy tre javëve, tanimë ajo duket si një duel politikë nga Roma në Tiranë. Menjëherë pas intervistës në report, Edi Rama shpërndau një video, ku e cyti sërish këtë temë. Po pse?
Sepse nesër vjen në Shqipëri Giorgia Meloni, e sipas të gjitha gjasave, pikërisht ky debat do të hapet fort prej të dy homologëve, që e kanë pasur për këtë kohë, lejtmotiv të betejës së tyre politike.
Meloni, marrëveshjen me Edi Ramën, por edhe kundërshtimin e sulmit ndaj tij, e ka pasur një lejtmotiv të fushatës së partisë së saj për zgjedhjet Europiane. Që zhvillohen këtë fundjavë.
Nesër sipas të gjitha gjasave, kjo temë do të ketë tone të reja, e siç po shikohet, si Meloni, por edhe Edi Rama, nuk janë në pozita mbrojtëse. Ata kanë kaluar në kundërofencivë politike, gjë që parashikon që këtë iniciativën ta vijojnë deri në fundjavë.
Ku sipas gjasave, e natyrisht dhe sondazheve, Giorgia Meloni, do të arrijë objektivin e vet politik që është marrja e 23% në zgjedhjet europiane. Duke dalë sërish partia e parë në vend, ç’ka i jep një konfirmim të rëndësishëm pas dy viteve në qeverisje.
Edhe pse është thënë se është e majta italiane, pra Partia Demokratike e Elly Schlein që qëndron pas sulmit ndaj Edi Ramës. Ç’ka e tregon edhe kërkesa e një zyrtari të saj për të pezulluar Partinë Socialiste Shqiptare nga Partia Socialiste Europiane, situata është më e komplikuar.
Meloni, nëse merr konsensus nga marrëveshja me Ramën, nuk merr nga e djathta, por kryesisht nga votuesit e djathtë të Lega-s së Matteo Salvinit, i cili po shikohet gjithnjë e më i dobët. Dhe në shtator, me një rezultat sërish të ulët, atë do ta largojnë nga drejtimi i partisë.
Ndërkaq, ka një adresë tjetër të kësaj lëvizjeje. Është Lëvizja 5 Yje e Giuseppe Contes, e cila kërkon të rrisë pikët, duke sulmuar marrëveshjen Rama-Meloni. Gazeta Il Fatto Quotidiano e Marco travaglios që ka amplifikuar reportazhet e Report, është organ politik i 5 Yjëeve. Megjithatë, në fundjavë, ishte kjo gazetë që botoi një intervistë me Edi Ramën, njëkohësisht me atë të Giorgio Mottola-s në Report të Rai 3.
Dalja nga kjo betejë fituese e Giorgia Melonit, nuk është vetëm një sukses politik për të, por është më shumë për Edi Ramën.
Zgjedhjet Europiane, nuk kanë një rëndësi të madhe, pasi siç ka ndodhur në herët e tjera, edhe pse kanë fituar në zgjedhjet për Parlamentin Europian, kjo nuk i ka ndihmuar në zgjehdjet parlamentare, që janë një konfigurim tjetër.
Në zgjedhjet parlamentare fitojnë aleancat e koalicionet që dalin përballë, ndërsa në zgjedhjet europiane, secila parti del më vete e merr përqindjen e saj. Në vitin 2014, Matteo Renzi atëherë kryeministër mori 40% të zgjedhjeve, rezultatin më të madh të marrë hparlamentare.
Por për Edi Ramën, nëse Meloni arrin një triumf politik, përveç se ngjiz edhe më fort partneritetin me Romën, fuqizon pozicionin edhe kundrejt Athinës. E nga ana tjetër në politikën e brendshme i hyn një kundërofensive të fortë që e bëri të qartë ne mesazhin e sotëm në rrjetet sociale. Të çojë edhe më në margjina Sali Berishën e Ilir Metën, pas goditjes së 14 majit 2023.
E ku fushata elektorale për 2025-n, më shumë se në shehset e Tiranës, do të bëhen në mjediset e Londrës apo Dyseldorfit, pas atyre të Athinës e Romës.
Ajo që ndodhi nga Report, është e ngjashme me një lëvizje tjetër e ngjashme në vitin 2019, përkatësisht publikimin nga Bild online, të përgjimeve të zgjedhjeve të Dibrës së vitit 2016.
Ashtu si atëherë, personazhet në fushën e shahut janë të njëjtë. Madje edhe prokurori që sot shfaqen në emisionin Report si i persekutuar i ndërkombëtarëve me vettingun. i cili në vend që të hetonte mbi atë që kishte marrë si material përgjimi, i çoi USB-në Sali Berishës në zyrë. i cili më pas e bëri potpuri për ta përdorur si material elektoral.
Këtë herë përveç Francesco Beçhetit dhe Sali Berisha, në lojë ka hyrë dhe Arben Ahmetaj.
Ky grup politik, ka tentuar gjithmonë të gjejë një aleat të fortë ndërkombëtar që të rrëzojnë Edi Ramën. E provuan fort në 2017-n kur fitoi në SHBA Donald Trump, por ai u bë mik me kryeministrin shqiptar. Tentuan me CDU-në e Merkelit në 2019-n, po sot i kanë armiq.
Kur bëri luftën me Lulzim Bashën thirri njerëzit e Melonit në Kuvendin e Foltores. Sot edhe Melonin e ka kundër. i vetmi aleat, megjithatë jo direkt ka mbetur Micotaqisi, që me rastin Beleri të rikuperojë pas humbjes së rëndë të Athinës dhe Selanikut në zgjedhjet lokale.
Kur një servil lëpirës i rëndomtë si ju z. Pata akuzoni si zëdhënës partiak një legjendë të gazetarisë italiane si Marco Travaglio është kulmi
Ik mor hajdut se me keq po ndot veten dhe vendin. Njeriu me i piste dhe me i felliqur ne shqiperi, fatkeqesi qe eshte pikerisht kryeministri- rama
E kuptova... ti don shqiperine e vicidolasit.. ose tiranen e dhjete viteve me pare... ose ose aeroportin e dhjete viteve me pare,rruget,stadiumet ,hekurudhen,turizmin, qytetet,qytezat etj.etj sidoqofte jeni pakica ne shqiperi o kudo ne bote qe jetoni... ose ose jeni dhe nga ata qe n'dotni vendi tone nga padiuria dhe injoranca duke ndejur ne vend numero... beje vend vetes kudo shoqeri qe jeton o lo...
Pra Melonit hallet do ja zgjidhi Shqiperia. Pra prisni 10 fishin e kapacitetit. Nese Italia nuk u jep te drejten per azil, cdo behet me keta Afrikane te mjere? Ku do shkojne. Ne Afrike ata nuk kthehen sepse as sot nuk kthehen. Pra do rrine ne Shqiperi si Afganet.
Fajin e kane shqiptaret qe ikin dhe ia lene ne dore Afrikaneve te shtojne fuqine e nevojshme punetore qe aq shume ka nevoje ai vend fanar ne brigjet e Adriatikut. Rama eshte me fat qe nuk ka vajze por Vranakonti e Pilolala, do kene per dhender Afrikanet dhe Arabet e Rames, lol
....ahaaa Zoti Pata, ike edhe ti.....te vendi i furcave !! Po si mund te fillosh artikullin me."....kete loje se hapi ky...." C'loje eshte ??? Ky eshte nje investigim, normal ne vendet perendimore.......qe levizin *SHPATEN e shenjte qe quhet *PRESS....po qe ne shqiperi quhet *PRAS Nga gjithe..... bla bla bla bla-ja e Sh.T Z .Kr Rama........nje formulim i tij me beri pershtypje (per keq), e ishalla e anashkalon pala Italiane ! Tha qe: albanesi italiani jane njesoj....por ju te veshur me armani......pik, e lere mos me trego Raffaellon........ Arrogance harbuteri overdoze......turp !!!! meqe e mban veten per ARTIST . Keq keq per ate......se italia, pra, italianet ta bejne diagnozen direkt, nuk jane llomoqener si shqipot zgarave neper tirane. Formula, pra thenie popullore, na thot: aq sa te djeg......aq edhe terbohesh, PIKE. Nga Sh.T.Z.Kr mbetet vetem Kr. Ciao Pata
Edi Rama,ne keto 11 vite ne drejtim te shqiperise si kryeminister eshte treguar i fortei i durueshem dhe kembengules. Termeti apo covidi ishin probleme shumem te medha te cilat Edi Rame me qeverine e tij e perballoi me sukses dhe meriton nje vleresim te veçant si kryeminister.Nje lufte te madhe Edi Rama po perballon me trimeri e guxim,shpifjet,balten e hedhur ndaj tij dhe PS-te nga kafshet e opozites si Sali Berisha,Meta dhe Basha. Nuk eshte e lehte t'u besh ball nje furie kaq te madhe me protesta te dhunsheme me bomba e me flake e zjarr kunder institucioneve te shtetit.Saliu,Meta me horrat e tyre kane 15 vjete qe thon "Rama ik" e shume goditje e tjera,ai u ka bere ball dhe per te gjitha keto ai eshte per t'u lavderuar. Vota i takon atij sepse e meriton.