Vizita e kryeministres Meloni në Shqipëri, deputeti i PS zbulon detaje

4 Qershor 2024, 15:53Politika TEMA
Vizita e kryeministres Meloni në Shqipëri, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e mërkurë, 5 qershor.

Deputeti informoi se pjesë e agjendës do të jetë dhe një vizitë në qendrat e pritjes së emigrantëve në Shëngjin, si dhe një konferencë e përbashkët për media në krah të kryeministrit Rama.

“Nesër kryeministrja Meloni do të jetë në Shqipëri duke filluar nga ora 12:00. Do të ketë një vizitë në Shëngjin, pra do të shikojë atë që do të jetë qëndra e pritjes së emigrantëve.

Do të ketë një konference te përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë dhe do të ketë diskutime që do të jenë në nivelin dypalësh me organe dhe institucione të ndryshme të qeverisë”, tha ai në një intervistë për Euronews Albania.

Xhafaj komentoi dhe deklaratën e Melonit, e cila tha për mediat italiane se “është momenti t’i japë një përqafim Edi Ramës për gjithçka ka mbajtur mbi supe për shkak të sulmeve politike që më bëhen mua në Itali”.


“Përfshirja në çështjen e menaxhimit të emigrantëve është një çështje më e madhe se vetë vendi jonë. Sulmet në median italiane nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me situatën në Shqipëri, por kanë lidhje me një konjugturën më të gjërë ndërkombëtare që ka të bëjë me menaxhimin e emigrantëve në Europë”, tha Xhafaj.

6 Komente

  1. .
    .

    Kurva e mutit

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tom

      Pra Shqiperia nuk do hyje ne BE. Sepse keto Kampen ndertohen jashte BE . Ta gezoni .

      Përgjigjjuni
      1. T
        Titvasil shkollëshumi

        Kafshë!

        Përgjigjjuni
        1. b
          bk

          Respekte per Znj. Meloni. Grua Zonje. Di te drejtoje qeverine dhe te kaloje pengesat qe i dalinin ne nje vend me situata politike shume te ngarkuar. Le t'i urojme suksese dhe nje vizite sa me te mbare ne shqiperi.

          Përgjigjjuni
          1. j
            jan terbuar krimbt grek brenda hales bozit

            te isha ne vend te KM i kisha hy me llap deri ne ulerim sepse nji Regina Ita si Meloni e meriton nji nder te tille . E Viva Sgn. Meloni. ti jepim haken ( greket le te t'i han kaken )

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kujtim

              Karriera politike e kësaj gruaje mori fund..

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje