Ish drejtuesi i PD: Përballja me drejtësinë, do ta bënte Berishën politikan të madh. Por ai po fshihet

27 Tetor 2023, 21:10Politika TEMA
Ish drejtuesi i PD: Përballja me drejtësinë, do ta bënte

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Ibsen Elezi thotë se përballja e Sali Berishës me drejtësinë, do të bënte ish-kryeministrin një politikan të madh. 

I ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, Elezi u shpreh se Berisha e ka kërkuar heqjen e imunitetit për deputetët, ndërsa tani po përdor këtë mburojë, për të mos u përballur me drejtësinë.

“Zoti Berisha ka kërkuar heqjen imunitetit, të mburojës që një deputet ka. Këtë e ka kërkuar me ngulm. Por tani që i ndodh rasti nën lëkurën e tij, e kundërshton. Berisha duhet të përballet me drejtësinë. Sepse ai e ka kërkuar në parim këtë.

Përballja me drejtësinë do ta bënte Berishën, një politikan të vërtetë, një politikan të madh. Berisha nuk mund të fshihet pas procedurave. Kur ai shprehet se është i aftë për beteja të mëdha, këto beteja që atij i duken të vogla, nuk duhet t’i bëjë bisht”, u shpreh Elezi.

5 Komente

  1. B
    Bubuzhel Berati

    Humore PeDe istash nese Ahmetaj do perballej me drejtesin do quhesh politikan i madhe.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zuzari

      Shuraqi burë nuk bëhet o të hëngërt panuklla. Burrat e tregojnë veten shtetarë, jo zvarranike. Dhe ti i atij soji je.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Urime Ibsen

        Do te perballet o Ibsen , mos u shqeteso, POR Berisha me mjeshteri dhe guxim NUK PO PRANON TE BEHET PJESE E SHOUT te piset te lojes!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shtetar leshi

          Po cguxim apo mjeshteri flet o mendje pjerdhur?Dha konference shtypi per arrestimin e dhenderit ne mes te nates i alarmuar qe vetem nje deficent mund ta beje ka gjithe kohes qe flet per gjetjen e fakteve per vehten nuk ka rendesi per ate qe ka bere gjithe kohes vetem per humbur gjurmet.Burri i shtetit ne momentin qe e akuzojne le mandatin dhe nuk perfshin ata ka rreth vehtes per mbrojtje se akuza eshte personale dhe perballet me argumenta ligjore dhe jo si sherxhi qe zihet me komshiun qe i ka prishur gardhin.Burri i shtetit duhet te flase dhe veproje si nje qenie normale dhe jo si nje i lajthitur qe gjithe kohes nxit veprimet e dhunes.O ithtar kokekar sa do te mira te kesh perfituar mendo ne rradhe te pare ne dem te kujt dhe te tjeter njerez si ty jane dhe vjen nje kohe qe shkon haka tek i zoti mendo ato qe ke perfituar e mos u ndih.

          Përgjigjjuni
        2. D
          Demokrati idealist

          Në vëndet demokratike kur një politikan akuzohet për një krim i çfardo natyre të jet përballet me drejtësinë për të mbrojtur veten e vet e nuk fshihet si lepur pas proçedurave.Por duke e ditur se është fajtor ka frikë të përballet dhe mundohet të mbrohet me konferenca shtypi të mbushura me gënjeshtra.Nuk ka shpëtim për ty sali maloku.SPAK-u t’i ka vënë topet në big dhe për ty vrima e miut është bër 500 grosh flori.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje