Nëse s’paraqitet më 6 nëntor, SPAK mund të kërkojë autorizim për masën "arrest shtëpie" për Berishën

27 Tetor 2023, 18:30Politika TEMA
Nëse s’paraqitet më 6 nëntor, SPAK mund të

Sali Berisha ka vendosur të mos i bindet vendimit të gjykatës për masën e sigurisë detyrim paraqitje. Sipas juristëve dhe bazës ligjore në fuqi, shkelja e urdhrit të gjykatës, mund të pasohet me një masë më të rëndë sigurie si arresti në shtëpi, për të cilën kërkohet autorizim nga parlamenti, ose me vijimin e masës aktuale duke e hetuar Sali Berishën në mungesë.

Sali Berisha deklaroi se nuk do të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji për të zbatuar vendimin e dhënë ndaj tij nga gjykata e posaçme për akuzën e korrupsionit pasiv me privatizimin e kompleksit Partizani.

"Urdhri i gjykatës është i paligjshëm. Ajo që më përfaqësoi mua aty, ajo ishte fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe është e paligjshme. Do të thotë e paligjshme"- tha Berisha.

“Report TV” u konsultua me juristë dhe me bazën ligjore në fuqi nga ku rezulton se ish-kryeministri mund të përballet me masë më të rëndë nëse refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës për “detyrimin për tu paraqitur” në SPAK, para oficeres së policisë gjyqësore Adelajda Metaj.

Data e parë kur Berisha duhet të shkojë aty, sipas vendimit të gjykatës, është ora 10.00 e datës 6 nëtor 2023. Në këtë kohë oficerja mban proces-verbal ku shënon se Sali Berisha nuk është paraqitur dhe se nuk ka dorëzuar raport mjekësor apo dokument tjetër që justifikon ligjërisht mosparaqitjen.

Që nga ky moment, prokurorit i lind e drejta të veprojë me zëvendësimin e masës “detyrim paraqitje e ndalim dalje jashtë shtetit” me një masë tjetër më të rëndë. Megjithatë para këtij veprimi, mund të përsëritet edhe njëherë njoftimi për Sali Berishën se duhet të paraqitet në kohën e përcaktuar nga vendimi i gjykatës. Mosparaqitja edhe pas këtij njoftimi, i vendos prokurorët para dy opsioneve:

I pari, të kërkojnë një masë tjetër sigurie, më të rëndë se ajo që nuk po ekzekutohet, “arrest shtëpie” ose “arrest me burg”, por për të dyja këto, duhet të kërkohet autorizim nga Parlamenti. Për masën “arrest në burg”, ka një pengesë ligjore që lidhet me moshën e Sali Berishës mbi 70 vjeç. Ndërkohë masa arrest shtëpie, nuk ka kufizim moshe.

Në këtë rast, SPAK dhe GJKKO i kërkojnë parlamentit, krahas heqjes së imunitetit edhe autorizim për shoqërim të detyrueshëm të Berishës me policë, pasi nuk ka zbatuar masën e parë. Nëse parlamenti e miraton kërkesën, ekzekutimi i masës bëhet nga policia që e shoqëron Sali Berishën në banesë dhe vendos një trupë shërbimi për tu kujdesur për zbatimin e arrestit në shtëpi përsa kohë kjo masë vijon.

Arresti në shtëpi shoqërohet me kufizime që kanë të bëjnë me takimin vetëm me anëtarë të familjes dhe avokatin duke mos lejuar kontaktin me median apo persona të tjerë. Skenari i dytë, më pak i mundshëm, është që prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai vendosin vijimin e procedimit me këtë masë që është në fuqi, duke administruar deklaratat ku Berisha verbalisht pranon se ka marrë dijeni për masën. Në këtë rast, duke qenë se të hetuarit i është ndaluar dalja jashtë shtetit, vendimi i masës depozitohet në sekretarinë e GJKKO e cila ia dërgon Berishës me postë në adresën ku figuron banues.

Pas këtij veprimi, bëhet deklarimi i mungesës së Berishës, dhe sipas ligjit, i barazohet me personin e ikur, në zbatim të Nenit 247, paragrafi 3/1 i Kodit të Procedurës Penale që parashikon se: I ikur konsiderohet personi që megjithëse ka dijeni, i shmanget me vullnet zbatimit të masave të sigurimit, ose dënimit me burgim. Ky nen i përgjigjet saktësisht situatës së Berishës, për të cilin policët kanë shënuar në procesverbal se “nuk u gjet” pasi kanë tentuar ta lajmërojnë në selinë e Rithemelimit dhe në banesën e tij ku ka adresën e deklaruar edhe pse ai verbalisht ka marrë dijeni për masën.

Deklarimi i ikjes, i jep të drejtë prokurorisë e gjykatës, që të vazhdojnë hetimet e çështjes me një avokat kryesisht për Berishën (atë që e përfaqësoi gjatë masës ose avokat tjetër) dhe ta dërgojë dosjen në gjyq për zgjidhjen e saj në themel. Sa i përket diskutimit nëse duhej kërkuar autorizim nga Parlamenti për masën që Sali Berisha nuk po zbaton, juristët thonë se rastet e heqjes së lirisë për të cilën duhet të kërkohet leje nga legjislativi janë shtatë, dhe asnjëri prej tyre nuk është zbatuar ende ndaj ish-kryeministrit. 

7 rastet e heqjes së lirisë

1-Ekzekutimi i një vendimi dënimi me burgim i formës së prerë

2-Ekzekutimi i një mase sigurie arrest në burg ose në shtëpi

3-Ndalim me urdhër të prokurorit

4-Ndalim me iniciativë nga Policia Gjyqësore

5-Arrestim ne flagrancë nga Policia Gjyqësore

6-Shoqërim i detyruar në Gjykatë

7-Shoqërim në Polici

19 Komente

  1. l
    lani

    o shtet kurve pse arrest shtepije ne burg moterqimin se ka 30 vjet qe ka bere namet ne popullin Shqiptare

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbereshi

      ka një pengesë ligjore që lidhet me moshën e Sali Berishës mbi 70 vjeç? Keshtu i bie qe ne burgjet e Shqiperise mos kete persona mbi moshen 70 vjecare, mirepo ne realitet nuk eshte keshtu, ka edhe 80 vjecare ne burg, pra ligji duhet te jete i barabarte per te gjithe, edhe Saliu ne burg!

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juristi

        Se është në hetim jo i akuzuar ka ndryshim. Po të ishte i akuzuar do kishin kërkuar autorizim nga Kuvendi

        Përgjigjjuni
    2. m
      mirel

      Kontrolloni ne halet e shqupit se aty fshihet kerma.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zagali

        Futeni ne burg qenin Sali,se ndryshwe nuk merr vesh ai malok muti.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Non grata Berrisha e kemi non stop ne kazanet tv

          Ata te SPAK nuk i dinin keto procedura qe nuk vepruan ? Vetem qorri dhe i padituri nuk e kupton qe eshte teater amatoresh i luajtur nga SPAK . Ky kriminel intimidé gjyqtar gjyqtare avokat avokate femra gra direkt nga studiot kazan dhe askush nuk i thote stop . Ne nje vende demokratik drejtuesi emisonit kur lejone sjellje te tilla i ndalohet vaulzhdimi dhe denohet me gjoba deri ne jeqjen e te drejtes televizive Si ka mundesi del nipi Hysniut dhe thote prokuror gjyqtare jane laro zagare del Peka i drejtohet direkt prokurorit . kujdes do ta pesoshe del psloqe thirrje te marim armet a ka shtete a ka polici gjyqtare te denojne keta nxites te rrezimit te pushtetit me dhune a ka kryeminister ky vende minister drejtesie ? Liria e fjales eshte mos cenimi i tjetrit . Ndaj mos enderoni SPAK dhe Berrisha jane nje kush mendone ndryshe do zgenjehet.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Koli

            Po sa gjate i bini.Ku e keni gjet kete qe eshte mbi 70 dhe nuk ka Arrest me Burg.Ne Amerike po te gjeten keq dhe 100 po te jesh te rrasin ne Burg.Futeni ne Burg Halen te shpetoji gjithe populli.

            Përgjigjjuni
            1. l
              luani u.s.a.

              Eshte absurde dhe qesharake nese Sali Berisha qe eshte i akuzuar nga SPAK s'paraqitet deri me 5 Nentor,SPAK mund te kerkoje autorizim per masen "arrest shtepie" per Sali Berishen ne te cilen Sali Berisha nuk do te paraqitet ne SPAK me kete SPAK paralajmeron dhe ia mundeson Sali Berishes qe te largohet nga Shqiperia dhe t'i shpetoje SPAK-ut nga arrestimi per veper penale sic jane vrasje,krim,hajduteri qe ka bere Sali Berisha me dekada kur ishte president,kryeminister i Shqiperise,pastaj Sali Berisha do te largohet nga Shqiperia dhe SPAK do te kerkoje ekstradimin ne Shqiperi nga shtetet evropiane,mbas disa viteve ne SPAK do te vjetrohet lenda dhe Sali Berisha me nuk do te kerkohet dhe ekstradohet nga shtetet evropiane,keshtu qe Sali Berisha me familjen e tij me pasurine marramendes ilegale ne shtetet evropiane do te jetoje si familje e pasur?!

              Përgjigjjuni
              1. a
                american16al

                Ky po bene “trimin” policia duhet t’a terheqi zvarre publikisht dhe ta dergoje ne gjykate, ky mendon se Shqiperia eahte cifligu i tij, kriminel….!

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Real

                  Vazhdon teatri nga trupa teatrale e SPAKUT me regji te kryehajnit te ripjelljes. Herepas heret ndryshojne aktoret por fabula mbetet e njejte, dhe spektakli dhe suksesi i humorit i garantuar

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sala

                    Po ne cilen shtepi se ky mburret qe ka vetem apartamentin e xhaxhit se te tjerat i kane femijet dhe ato jane sekuestruar A po, do jape zeni se ato te argites i vulosi spaku

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      UÇK

                      Burgosen ketë hajvan Pse arrest shtepije Pse po i friksoheni keti krimineli Krimineli po mëndon qe mund ta djeg e ta pjek Shqiperinë si në vitin 1997 Ky hajn dhe familja e tijë e meritojnë burgun e perjetshem

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Asd

                        Mosha 70 vjec qenka limit!? Ai duhet burgosur 2000 vjet. Cfare rendesie ka mosha ne kete rast?

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Coptusi i Pd non grata !

                          Ku gjarper plak kujton se ka zaptuar shtetin dhe nëpërkëmbë këdo Shqiperin po ,Amerikë e çdo shtet dhe njeri që eshte kunder mendjes dhe ideve idjote të këtij plehu Tropoje ! Nese nuk arrini të zbatoni ligjin shteti eshte i falimentuar të gjithë shkelsit e ligjit marrin zemër dhe bëjnë rromujën ..prandaj SPAk duhet ta tregoje se ky hale për te gjitha vrasjet , përvetsimet e vertetuara ,etj të shkoje aty ku ka vendin , ky qenë qe lehë ka 30 e ca vite të pushoje ...

                          Përgjigjjuni
                          1. "
                            "BOHOTINA"

                            Kur ishte SaliHu i gjithpushtetshem, per 24 ore i hoqi mandatin Fatos Nanos, e arrestoi dhe perfundoi ne Benc... Perralla na tregoni tani me kete perbindesh...

                            Përgjigjjuni
                            1. f
                              fcb

                              I rruni bolet .

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Po kushtetuta

                                O burra po kushtetuta se lejon, duam sduam ne I bie te tallim bythen me kushtetuten. Te votohet ne parlament...

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Myrto Qari, valona

                                  KJO E MOS BURGOSJES SE ESHTE MBI 70 VJEÇ NUK QINDRON. SA MBI 70 VJEÇ JANE BURGOS PER KORENTIN, PER PERDHUNIM PSE KANE RAH E VRA GRATE. SA TDUSH. E PSE PER KET QAFIR KRIMINEL SHPIKET KJO QI SESH AS NE NJE NEN TE KODIT PENAL. A QI I DUHET ME MARR LEJE PARLAMENTIT PO. KJO ESH NE LIGJ DHE ASHTU TE VEPROHET PO JO TE JUSTIFIKOHET MO BURGIMI ME MOSHEN. AT PINOÇETIT E BURGOSN DHE PSE ISH 90 VJEÇAR E JO SALI KRIMINELIN. BONI REFERENDUM DHE TA SHIHNI REZULTATIN MBI 90 PERQIND E DUN NBURG SALEN, LIKE METEN, ED RAMEN, SANDER MEKSIN, TOS NANON, PAND MAJKON. JANE HAJNA

                                  Përgjigjjuni
                                  1. v
                                    vojo

                                    Derri do plumb prandaj mos ja kurseni kriminelit NON GRATA ,mereni zvare dhe futeni ne burg se i ka te gjitha ka vrare e vjedhur per 32 vjet,....

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje