Ish-kryeministri i Rumanisë, Adrian Nastase, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nastase shkruan se Fatos Nano luajti një rol kyç në transformimin demokratik dhe modernizimin e Shqipërisë.
Nastase njihet si një nga homologët e Nanos që ka pasur një raport shumë të ngushtë me të.
“Jemi takuar shumë herë gjatë viteve dhe e mbaj mend qartë takimin tonë të fundit në vitin 2003, gjatë mandatit tim si Kryeministër i Rumanisë. Gjatë gjithë jetës së tij publike, Fatos Nano luajti një rol kyç në transformimin demokratik dhe modernizimin e Shqipërisë.
Përkushtimi dhe vizioni i tij do të kujtohen me mirënjohje nga të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan. I shpreh ngushëllimet dhe dhembshurinë time të sinqertë familjes, miqve dhe kolegëve të tij në këto momente pikëllimi. U prehtë në paqe!”, shkruan në rrjetet sociale, Nastase.
Jo jo nuk prehet ne paqe. Se grabiti parate e firmave piramidale. Qe premtoj se do to kthente. Po ti e don fort meqe Tosi ishte vlleh.
Pirdhu tek hordhia e kriminelit plak,, idiot i lindur e kalitur nga krimineli i shqiptareve