Roland Bejko foli për situatën në PD dhe vendimin e Apelit për vulën dhe logon e Partisë Demokratike.
Ai tha në “Tirana Live” në ABC News se ka një përmbysje tektonike në PD, ndërsa shtoi se grupimi ku ai bën pjesë nuk kishte një plan B nëse vula do shkonte te Sali Berisha, ose ndryshe siç e quajti Bejko, tek ‘non grata’.
“Ka një lloj konfuziteti. Pritshmëritë për të siguruar legalitetin e PD ishte gati e sigurt dhe nuk ishte bërë një plan B.
Mesa di unë pjesa më e madhe deputetëve, nuk do i bashkohen Berishizmit ashtu siç deklaroi Alibeaj. Ka një përmbysje tektonike në PD. Për ata që kanë shkuar, unë nuk do i komentoj. Janë vendimet e tyre.
Këta deputetë që kanë ngelur e kanë ndarë mendjen se nuk do të shkojnë të Berisha. Ka disa variante në tavolinë, grupi mund të qëndrojë ‘i ngrirë’.
Një variant është që ky bashkim të dalin me një grup të ri parlamentar që do të shkojë më formimin e një partie të re, me logo dhe vulë. Varianti tjetër është që aktiviteti politik të vazhdojë pa parti dhe të presë vendimin e rekursit. Do të negociohet për polin e tretë”, tha Bejko.
Më tej Bejko tha se PD është e ndarë në tre pole, ndërsa shtoi duhet ruajtur unitetit para ‘Berishizmit’.
“Ata u futën në zgjedhje me Metën. Nuk do të ketë konflikt nga ana jonë. Ka vend për të shpresuar. Për sa kohë bëhet rekursi mendojmë se ka ende vend për të shpresuar që logoja dhe vula të kalojë atje ku duhet.
Kërkesat dhe arsyet që Gjykata e Lartë e kaloi në Apel çështjen, mendojmë që të bëjmë rekurs. Pyetja që ne kishim ishte se kush nga Kuvendet ishte i ligjshëm? Rekursi po bëhet dhe do çohet deri në fund.
Në një parti të re, do të thotë që do bësh zgjedhje të reja në këtë parti, duhet të bësh një bilanc ‘ku isha dhe ku jam’. Do transparencë, nga i pari tek i fundit. Po ashtu duhet edhe bashkëpunim.
Grupimi ynë, e cila na bashkon në tërësi me njëri-tjetrin i akumuluar për 32 vite duhet që ta ruajë këtë lloj uniteti dhe këtë duhet ta ruajë me transparencë.”, përfundoi Bejko.
Ik o kok loqe
U dhjas edhe TULLA E BEJKOS. I shkreti , shifte enderra me sy hapur.
Kush e interviston loqen Bejko eshte me loqe se ai. Po cfare Partie flet ti o rrote kari si kar komplet qe je te duhet nje mushama nga koka tek kembet se se nuk ka prezervativ te mbuloje. Partine nuk e ben vula por anetaresia qe nuk mblidhni dot as 10 vete ne klube o rrote kari, te me fali kari se ja ula dinjitetin duke e krahasur me ty e Bejko b.q.
dersa nuk eshte njohur si pale vetem Alibeaj atehere vula ngelet e ngrire dhe nuk mund te kete vendime te tjera partie qe mbajne kete vule pa i shkuar ceshtjes deri ne fund ose GjL te shprehet me themel nese nuk do qe ceshtja te vete ne Gjednj. Me vule te ngrire as non ngrata nuk e zgjedh dot Argiten ne krye te PD
Ka bere analize ky kokesyneti?!
Njerezit idealista nuk e njohin konfuzitetin. Ata besojne te idete e tyre e luftojne deri ne fund.Berishizmi eshte nje e keqe qe duhet shkataruar perfundimisht e kjo behet duke i vene gjoksit betejave politike e jo duke bere lloqe.