VIDEO/ “Kam ndërruar parti për ty”, Rama batuta me banorët në Vlorë: A je penduar? Është i vështirë ai momenti por kalon!

24 Mars 2025, 09:01Politika TEMA
VIDEO/ “Kam ndërruar parti për ty”, Rama batuta me

Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të rrugës Bunavi – Kërkovë në Vlorë, konsumoi edhe një kafe me qytetarët e pranishëm.

Kreu i qeverisë tha se ai është demokrat socialist sikurse të rinjtë e FRPD-së, pasi siç shtoi ai, ata janë me detin dhe jo me kënetën. 

Nuk munguan as batutat me qytetarët e pranishëm. 

Pjesë nga diskutimi: 

Rama: Birçjen e kam vëlla partie. Sa kohë kemi bashkë? Ka qenë një nga ata që më ka mbështetur, kur këta të tjerët që thonë kemi 70 vjet në parti, thoshin çfarë do ky këtu. Haram qumështi i nënës.

Se më shikonin si demokrat. Unë jam demokrat socialist. Unë jam demokrat në det si ata të rinjtë e FRPD të Vlorës. Edhe ata janë me detin, nuk mund të rrijnë në kënetë ata. Kush do të na e japë kafen se po insistojnë shumë. 

Qytetari: Na duhesh edhe për shumë vite të tjera. 

Rama: Një kafe bëre kaq shumë u vonove për mua. Po çfarë më dini mua ballist? Të ha unë dhe të shoh të tjerët duke më parë mua? Agolli ky është drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Udhëheqësi i transformimit të madh të Shqipërisë rajonale dhe fondi shqiptar po bën këtë rrugë. Është vullneti i të gjithë këtyre këtu. Këta kanë hedhur italianin prapa në det, i kanë treguar dhëmbët gjermanit kur donte të vinte e të kapte italianin, kanë fshehur hebrenjtë nëpër male dhe s’i kanë lënë t’i hapin gjermanët.

Këta kanë rezistuar imperializmit amerikan fuqishëm, sovjetikun s’e llogarisin fare. Kanë kthyer mbrapsht Bashkimin Sovjetik dhe mbajtën nëndetëset peng. Këta për një 1 km rrugë, e di se çfarë bëjnë apo jo? Kështu që më mirë bëja se ta bënë pastaj. 

Banori: Kemi ndërruar parti për ty kryeministër

Rama: Ke ndërruar parti për mua?

Banori: Po, që në 2013, po për ty

Rama: Dëgjo, duhet ta dish, parti ka ndërruar edhe Çurçilli kur e kërkon atdheu, se ju i doni me këto figurat botërore.

Banori 2: Ne kemi 70 vjet me një parti

Rama: Ti je tjetër gjë se të ka qëlluar partia e duhur, këtij i qëllo partia e gabuar e ndërroi.

Rama: Je penduar që ke ndërruar parti?

Banori: Në asnjë mënyrë jo

Rama: Ja urdhëro, shiko. Është pak i vështirë ai momenti i ndërrimit, por kalon.

11 Komente

  1. A
    Alfred

    Beji derman plehrave qe po helmojne Vloren, o plehre!

    Përgjigjjuni
    1. n
      natyra

      Si duhen trajtuar plehrat. Ju cbeni me te tuajat?

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Puna ju dha te gjitha Bashkite. Sot populli eshte gati tu jape edhe deputet masivisht. Opozita eshte nje gangrene e peshtire. Partite e reja jane opozita e ardhshme.

        Përgjigjjuni
      2. i
        i lajthituri i vilajetit

        kiu fiu-rame drogaxhiu, qe nuk ka per tu permendur kurre, per karrigen qe i ka zene merimange, por qe bredh si i handakosur per tere kohen , duke berbelitur shaka banale dhe vec thirjen e tij prej psikopati obsesiv, drejt europes,...drejt europes, kur shqiptaret me kuc dhe me mac, e kane gjetur zgjidhjen te detyruar nga ramiu dhe saliu, kane kapur perendimin, duke mbetur ,ne kete vilajet patronazhistet, pensionistet dhe spakistet e ´´krijuesit te tij te madherishem, ramiut.

        Përgjigjjuni
        1. v
          vlora***

          dhjareve jepu nje babanace dhe kalojne muajin ,per pensionet cfare do besh mashtrues

          Përgjigjjuni
          1. P
            Palluku

            Mire ua ben ketyre kokloqeve. Ferkoi pak koken dhe ngrihen vete keta mu si rrocke. Qiju nenen dhe te thone baba. Leri pa buke, pa uje, pa drita prape ty do te votojne. Jane nga ai sua qe ne komunizem thoshin mjafton te kemi nje kapter ne tirane apo vlore pa le te vdesim te gjithe si fshat. Sa per lufte i hengren karin, gjermanit, italianit, sovjetikut ndersa amerikanit i hengren karin me gjithe tope. Po ti mire ben, keta shikojne filmat e enver rrockes gjithe diten dhe ti si dobic qe je ua ve festen sipas kokes. U ligjeron si komandanti vete. Dhe keta kaq duan. Pthyh kokcepat e mutit.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Henk

              "Palluku". Ke bërë një përshkrim të saktë të PD-së dhe të kryekriminelit Saleh pleh serbi..

              Përgjigjjuni
            2. P
              Program-batuta

              Ky i gjati qe s’i kap 1,90 e tha shume qarte qe PS s’ka program per te ndare me votuesit kete fushate. Dhe ate po ben; batuta tere diten. Ka kompleksuar edhe Lulushin qe rri gjithe diten per te menduar batuten e rradhes, njelloj si Lut gazetari

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patriot

                Shume mire qe bene batuta por jo nga ato te Dulles o gjigande. Vlora ka qene gjysma me komunistat dhe gjysma me ballistat. Ti nuk I ke njohure ballistat pervece filmave te Envere bythes. Me keto batuta per ballistet, sovjetiket, amerikanet tregon qe je me diktatore se enveri. Me keto parrulla ti do te fusesh ne shere gjysmen e vlores me njeritjetrin dhe fape zazanin imperializmit amerikane ky ky dereziu per interesa personale nuk dihet sa parti ka nderruare. Ashtu sic thua dhe zotrote kur e ha ate mikun ne fillime te dhembe pastaje mesohesh dhe me vone vendose flamurin e ylberit ne qafe. Gjigande e mbushure partine me ylbera, nuk e di e ke per modernizem apo disa pishmane ne rini?

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sandy

                  Per kalamanin...per vegjeline...per fshatarin,,,,per popullin o Selim...te nma rroje Partia shoku Enver...

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Ha,ha

                    Nudisti ka nderruar 124 partia,agjensi intiligjente, e gra,per te dale ne krye te sicialisteve!(

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje