“Nga zgjimi i Lulit te 7x7 =313” Si nisi “dashuria” Basha-Rama në rrjetet sociale

23 Mars 2025, 22:11Politika TEMA
“Nga zgjimi i Lulit te 7x7 =313” Si nisi “dashuria”

Doriana Musaj, zëdhënëse e fushatës së koalicionit Euroatlantik tregoi sesi nisi “dashuria” në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës, të cilët prej ditësh kanë pushtuar rrjetin me “serialin” e videove “Zgjimi i Lulit”, “7x7 =313” dhe “Ku i ke shokët”.

“Te video e parë kam qenë prezente kur e zhvilloi. Ishte krejtësisht ide e Lulzim Bashës. Ne po mbanin një takim në një nga njësitë në kryeqytet me grupseksionin, ku ishte edhe zonja Orjola Pampuri. Ai erdhi dhe e bëri videon aty. Ishte një surprizë për të gjithë. Të gjithë të pranishmit panë Bashën karizmatik. Basha si politikan ka qenë në fushata me këtë profil të thjeshtë në terren. Ai e ka mbajtur këtë lloj thjeshtësie në mënyrën e të veshurit.

Për zëdhënësen e fushatës së koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha është ai që e udhëheq këtë diskutim në rrjetet sociale.

“Ajo që dallon është kontrasti ku janë vendosur të dy dhe si Rama duket i plakur në atë retorikën e vet karizmatike, ish-karizmatike dhe Basha është kontrasti pikërisht që e vendosi. Basha e udhëheq të gjithë diskutimin. Surpriza është gjithmonë Basha. Një e dhjeta e klikimeve është te kryeministri. Njerëzit janë kuriozë se çfarë do të thotë Basha”, tha Musaj.

3 Komente

  1. T
    Texas

    Luli si andoleeshente po idiots I thote Edit : E di qe me genjen po vetem me thuaj : Te dua mi kurve qe su poqe

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shigjetari

      Dakord moj ti e Musajt , po ti je ende e re dhe nuk e njeh mire mentalitetin e Lulit , pa le me pastaj te Rames . Ata e njohin mire njeri tjetrin si lojtare konkurente , prandaj luajne . Ne fakt kjo gallate , po e zgjon nga gjumi Lulin dhe po e faktorizon ne politiken e dites , duke konkuruar pronarin e ekipit i cili po shqetsohet per zgjimin te tij , pasi po i behet ortak ne votat e demokrateve . Ne kete mes plaku Sali , nuk shikon si konkurent Ramen , po Lulezimin i cili duhet t'ja dije per nder Rames zgjimin qe po i ben me kete loje . Kuptohet qe i fituari ne kete mes eshte ai i qe ka vene ne gare pronarin e ekipit me ish kapitenin e skuardres se tij , nje lojtar dembel qe nuk ka fituar asnje ndeshje .

      Përgjigjjuni
      1. a
        astrit

        Eshte e vertete kam qene aty kur Basha mbasi takoi militantet Euro-Antlatik nxori celularin dhe ne muzgun e mbremjes filmoi veten duke pasur mbrapa e para si sfond militantet beri ate xhirim qe u hap ne te gjithe shqiperine. E mora si shaka ate veprim te Bashes por u habita kur pashe me vone ndjeshmerine e publikut per fjalet e Bashes.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje