
Gjatë takimit me shqiptarët në Athinë, Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, tha se që të luftosh korrupsionin duhet të mbështesësh SPAK. Sipas tij, kush thotë që është kundër korrupsionit dhe kundër SPAK, është me korrupsionin.
Basha tha se lufta kundër korrupsionit bëhet me akte, jo me fjalë dhe këtë e kanë treguar më së miri Demokratët Euroatlantikë. Ai solli në vëmendje projektligjin për vettingun e politikanëve dhe projektvendimin për heqjen e imunitetit të politikanëve, të cilat prej një viti ndodhen të depozituara në Parlament, por që Edi Rama dhe garda e vjetër nuk e fusin as në shqyrtim në rendin e ditës.
Basha më tej tha se kur të vij 11 maji, në fletën e votimit ka vetëm një forcë politike e cila është me akte dhe me vepra në krah të SPAK, që drejtësia t’i ndëshkojë politikanët e korruptuar dhe kjo është kolona 4, është Koalicioni Euroatlantik, janë kandidatët e koalicionit.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Është fakt dhe unë e di kur isha ministër i Jashtëm se sa raste kisha në ditë që të thyenin zemrën, të nënave që donin të shkonin të shikonin fëmijët që kishte 20 vite pa e parë, se nuk merrnin dot vizën. Të fëmijëve që kishin një hall për të zgjidhur me prindin por nuk merrnin dot vizën. Janë halle fal Zotit të harrura, por janë halle që kurrë ndjesia e dhimbjes që ato familje përjetonin, familjet tuaja, familjet tona, nuk mund të shlyhet nga mendja.
Pra kjo ishte një forcë dhe një motvim i jashtëzakonshëm që më shtyu t’i përkushtohesha me gjithçka një procesi i cili sot merret si i mirëqen por që ishte shumë i vështirë. Madje për Edi Ramën në atë kohë të pamundur. E mbani mend si u thoshte njerëzve “pse Luli do ua heqi vizat”. E pra kur nisesh me një përkushtim jo thjesht politik por shpirtëror, kur e ndjen dhimbjen e bashkëqytetarit tënd në shpirt dhe kur bën gjithçka për të arrir diçka plotësisht të mundshme, ke sukses dhe ne arritëm t’i hiqnim vizat për Bashkimin Europian dhe t’u jepnim shqiptarëve mundësinë për udhëtime pa viza në zonën Shengen.
Ishte një kohë kur ishim krah për krah me Kroacinë në anëtarësimin në NATO. Dhe sot jemi në të njëjtën tavolinë si Republika Helene, si Greqia në aleancën më të fuqishme ushtarake dhe të vlerave në botë në NATO. Dhe t’ia themi këtu nga Athina, t’ia kujtojmë kryeministrit që tavolina ku e kam ulur Shqipërinë, është e vetmja tavolinë ku ai ulet dhe sot e kësaj dite me partnerët Euroatlantik. Kjo është një provë tjetër se kur ke një qeveri dhe një kryeministër që parësor kanë interesat e njerëzve, nuk ka asgjë të paarritshme. Dhe sot nga Athina, meqë përmendëm shembullin e Kroacisë që tani ëstë bërë anëtare e Bashkimit Europain dhe janë hequr dhe vizat me SHBA, dua ta përsëris zotimin tim se ashtu siç punuam dhe hoqëm vizat me Bashkimin Europian, do të heqim vizat për shqiptarët me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe.
O lulo nuk ka nevoje per veting.Si politikan qe duhet te jesh.deklaron vete kam bere kete kam bere ate kam fituar kaq e kam mare kaq ca j kam mare per vete ca ja kam dhene shefit. Etj etj.Ky eshte vetingu me i mire.Kush i thote vetes burre e ja nban bytha le ta beje se vetem keshtu mund ti falen gjynahet cdo njerit qe i ka rene ne qafe keti populli.Ama veting per te mare nje cope kartoni qe je i " ndershem" .Kesahe o lulo j thone te lash mutin me shurre.
O Zot sa i mallkuar paska qen ky vend. Si i durojm keta plera nuk e di. Si nuk ka nje burrë a grua të organizoj nje revolucion e te qeroj keta qelbesira te krimbur ne lek që tallin lesht me ne. Ky pler kur ishte koha per te treguar burnin fshiheshe mbas çertifikatave mjekesore. Tani tall menderen me SPAK që s’ka koh per keta vrases se po meret me breket e grave. I ben mutin drejtesis së re.
Populli I rrahure qe kelyshe nuk bene dote revolucione, por eshte I detyruare te vegjetoje dhe jo te jetoje. Basha me nje male me dosje ne SPAK per korrupsine, vrasje etj, me procese te mbyllura nga Argita me rraporte mjeksore ( dhimje bythe) do drejtesi??? Ky eshte kulmi por kulmi I kulmit jane ato qe I shkojne nga mbrapa. Ne rradhe te pare kazani mediatike dhe pastaje populli emigrante qe rrone me djersen e ballit dhe e shkele me kembe neper keto takime. Nqs keta jane te marre me autobuze nga shqiperia per 1 suflaqe quhen tradhetare.