Kërkesa e Berishës për shfuqizimin e “arrestit në shtëpi”, Gjykata Kushtetuese mblidhet në 27 Dhjetor

26 Nëntor 2024, 14:11Politika TEMA
Kërkesa e Berishës për shfuqizimin e “arrestit në

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën se kur do të shqyrtojë ankimimin e Sali Berishës për vlerësimin e masës ‘arrest në shtëpi’.

“Kolegji i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 21, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njofton se në datën 26.11.2024 ka marrë në shqyrtim paraprak kërkesën e paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha me objekt: “ Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, të vendimit nr. 15, datë 25.01.2024 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë dhe vendimit nr. 00-2024-667 (94), datë 09.04.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (njoftuar në datën 29.07.2024)”, lidhur me masën e arrestit “Arresti në shtëpi” dhe ka vendosur:

- kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve (pa praninë e palëve), si dhe thirrjen si subjekt të interesuar në këtë proces të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si edhe të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjithashtu, po në datën 26.11.2024 Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim kërkesën për “Përshpejtimin e gjykimit”, të paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha në datën 25.11.2024, ka vendosur:

- pranimin e kërkesës për përshpejtimin e gjykimit, si dhe reduktimin e afateve të palëve për paraqitjen e parashtrimeve dhe qëndrimeve të tyre, si dhe caktimin e seancë plenare mbi bazë të dokumenteve në datën 27.12.2024, ora 10:00”, njofton Gjykata Kushtetuese.

4 Komente

  1. A
    Angjelini

    Nje shtet i tere ne dispozicjon te nje hajduti, vrasesi dhe non-grade. Me poshte se kaq nuk ka ku te shkoj Shqiperia. Po futeni ne burg kete degjenerate se na cmendet.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Strasburgu do e varrose ceshtjen e Saliut

      Saliu duhet te vazhdoje te llomotite e shaje drejtesin e re. Strasburgu do kuotoje se Saliu do filloje ta shje edhe ate vete, ha ha ha. Vendimi i ri i Strasburgut do jete shkaterimtar per nongraten qe nuk njeh ligj e shtet ligjor. Ndryshe gjykata e Strazburgut do varrose emrin e saj. Kaq e thjeshte eshte. Berishizmi vdes mot perfundimisht.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sa keq

      Cfare i ka bere bendir ky nuk mund te rregullohet per 100 vite

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        Gjykata Kushtetuse ka ne dore fatet e vendit. Ky kriminel ordinar me rrezikshmeri te larte e helm te pafund, duhet izoluar perfundimisht.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje