
Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë pas kërkesës së SPAK për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, si të përfshirë në çështjen e inceneratorëve.
“Individët janë të vetes dhe përpara ligjit nuk ka deputet, nuk ka ministra, nuk ka politikanë, nuk ka të fortë, nuk ka të privilegjuar, janë të gjithë të barabartë. Në nivel njerëzor, personal jam shumë i keqardhur”, tha Rama për gazetarët para selisë së Partisë Socialiste.
“Nuk ka përgjegjësi kolektive, por zgjedhjet që bën në jetë bazohen mbi një sërë arsyesh dhe kriteresh të cilat nuk prezumojnë për askënd se kush zgjedh është përgjegjës, nëse i zgjedhuri në një ditë të caktuar shkel ligjin”, tha ai.
“Habitem që ka akoma nevojë për të tilla pyetje, ndërkohë që gjithçka po ndodh nuk është gjë tjetër veç se përgjigja për të gjithë ata që nuk besonin se në Shqipëri do të bëhej një reformë në drejtësi, që edhe njerëz me pushtet do të shkonin para drejtësisë, nuk besonin që këtë reformë e ndërmorëm, dhe unë personalisht, me shumë vendosmëri, bashkë me PS, e kemi udhëhequr dhe do të vazhdojmë ta mbështesim jo për të kapitur drejtësinë, por për të krijuar kushtet që me kohë, mund, durim e me ngritjet e uljet e veta, procesi të bëjë të mundur që të kemi drejtësi për gjeneratën tjetër”, vijoi kryeministri.
Kryeminister legen