Kërkon leje për t’u betuar, GJKKO shtyn seancën! Beleri para gjykatës: Diskriminim politik, padrejtësi që duhet të marrë fund

4 Dhjetor 2023, 11:16Kronika TEMA
Kërkon leje për t’u betuar, GJKKO shtyn seancën! Beleri

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 11 dhjetor seancën për kryebashkiakun e zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri i cili për të disatën herë rradhazi ka kërkuar lejen e posaçme që të betohet para këshillit bashkiak për të marrë detyrën.

Në seancë ka folur edhe vetë Beleri i cili e ka konsideruar procesin gjyqësor ndaj tij si ‘diskriminim politik’.

“Diskriminim politik. Ka vendime politike dhe pozicionime të kryeministrit përpara çdo seance. Nuk ndodh në asnjë shtet të botës që një humbës të vijoj të drejtojë. Padrejtësi që duhet të marrë fund, diçka që nuk pengohet me ligj, lejohet. Është parim kushtetues”, është shprehur Beleri para gjykatës.


Sipas prokurorëve të SPAK, nuk ka dispozitë ligjore për leje të veçanta përveç sëmundjeve të rënda që verifikohen me raport mjekësor, ose në rast tjetër, martesë, vdekje apo provim.

Ndërkohë, përfaqësuesit e drejtorisë së burgjeve kanë argumentuar se një kërkesë e tillë duhet të rrëzohet sepse nuk bazohet në ligj. Ndërsa avokatët e Belerit shprehen se kjo e drejtë Belerit i është garantuar nga Kushtetuta.

“Ata presin që o të vdesë Beleri o të vdesin ata, nuk e di. Betimi nuk mund të bëhet si tek Lana, siç i kanë bërë të tjerët”- u shpreh  avokati i Belerit, Edmond Demo. 


E pranishme në seancë ka qenë edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Katerina Kamitisi. 

 

3 Komente

  1. E
    Erdogan

    Si nuk respektoni (no rispetto ital) popullsine dhe te Drejtat e nje Bashkie o turq ne Identitet dhe Ndergjegje? Si nuk kini turp kur thoni qe jini "I vetmi Komb per Bashkejetese Fetare"? Ke perpiqeni te Mashtroni o bij te Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Muhipeve,Dervisheve etj? Akoma nuk e kuptoni qe mohimi i Vorio Epirit te Kastriotit eshte ne Demin (Damage angl) tuaj? Me Mashtrime si Prijesi i Epirit Jeorgios Kastriotis u Convertua ne "Katolike" per aresye Strategjike (Strategy angl) nga "historiane" si Xhufi eshte shume Hipokrite dhe e Rrezikshme.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret ...edhe Floriri

      Vrasesi i dy ushtarakeve kerkon drejtesi. Rrofsh Vampiri Saleh dhe Floriri I.mutaj per peshqeshin qe ju bete shqiptareve. U shofshi si rrace .

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbeni

        O grekofon muti,anëtar i grupeve sillogjiste,o spiun që përgjon cepave e skutave si një skuth të lërofsha çfatë të përmban pragu i derës.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje