Bollino: Sulmet e Berishës ndaj Report TV si gjyqet e kohës së komunizmit. Ja faktet për të vërtetën!(DOKUMENETAT)

3 Dhjetor 2023, 18:20Kronika Carlo Bollino

Në gjyqet politike të nisura nga Sali Berisha dhe nga hetuesia e tij mediatike nuk ka as edhe një gjë të vetme të vërtetë, veç një deti me shpifje të ngritura mbi dokumente totalisht të manipuluara. Të bullizojë gazetarët kritikë, është akti i dëshpëruar i një politikani të mbaruar

Prej disa javësh Sali Berisha ka filluar transmetime live me të ashtuquajturit “gjyqe publike”, të ideuar si instrument për të shmangur pyetjet e prokurorëve dhe për të bërë presione ndaj Drejtësisë, pasi Gjykata Speciale kundër Korrupsionit (GJKKO), vendosi ndaj tij dhe dhëndrrit Jamarbër Malltezi, një masë shtrënguese gjatë hetimeve mbi privatizimin e ish-Klubit Partizani. Në këto gjyqe ai bëhet njëkohësisht edhe prokuror edhe gjykatës pa dhënë asnjë hapësire mbrojtje, sipas një modeli tipik komunist. Një gjyq politik që, edhe si emër, edhe si dinamikë, ngjason me gjyqet politike të kohës së Enverit. Natyrisht, duke qenë se jemi në vitin 2023, mundësia e vetme që ka Sali Berisha është ta dënojë kundërshtarin me shpifje dhe denigrime publike, por kultura që ai tregon është identike me të asaj kohe. 


Në këto gjyqe politike (si rast unikal i sulmeve ndaj një gazetari), Sali Berisha më ka përfshirë edhe mua, gazetar prej me shumë se 40 vitesh në mbarë boten dhe tani pronar i Report Tv: Ish kryeministri pa asnjë provë më ka etiketuar si përvetësues të pronës dhe “grabitqar”.  Berisha si gjithmonë manipulon totalisht realitetin, duke shpikur rrethana dhe duke paraqitur tani si korruptive procedura plotësisht ligjore të ndjekura nga Report Tv në vitin 2019 për të marrë me qira një truall me një godinë të rrënuar mbi të cilin më pas u ndërtua me shpenzimet e kompanisë selia e televizionit. Procedura plotësisht të ngjashme janë kryer në të shkuarën, edhe nga vetë Sali Berisha kur ishte Kryeministër, në favor të pjesës më të madhe të televizioneve kryesore shqiptare, përfshi edhe shumë prej tyre që transmetuan pa asnjë siklet këto akuza false.  


Këto akuza, në fakt, janë dukshëm një formë hakmarrje dhe presioni ndaj meje si gazetare, që kam qene dhe jam kritik ndaj politikës agresive të Sali Berishës që kur ishte në pushtet, por edhe dhe ndaj një medie si Report TV që më pak se dy vite më parë bëri një investigim të thellë gazetaresk mbi procedurat e ndjekura nga qeveria Berisha për privatizimin e ish-kompleksit Partizani dhe mbi financimin e 19 kullave që janë ndërtuar aty nga dhëndrri i ish-kryeministrit. Argument që është subjekt hetimi nga SPAK. 

Pra Sali Berisha më konsideron mua dhe Report Tv si “fajtorët” për hallet e tij gjyqësore dhe për shpalljen e tij “person non grata” nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nga Britania e Madhe dhe për këtë arsye ka ndërmarrë një fushatë shpifjesh me qëllimin e vetëm të hakmarrjes. 

Sa i takon akuzave të tij konkrete realiteti është komplet ndryshe: 

1) Formula e kontratës 1 euro e pëdorur nga Report Tv dhe që Sali Berisha e ka denoncuar si një abuzim, është në fakt një nismë e vetë Sali Berishës kur ishte kryeministër në të largëtin 2006. Atëherë ai mburrej me planin ‘’Shqipëria 1 euro’’ që e konsideronte instrument legjitim dhe me standardet europiane më të larta për të stimuluar investimet e huaja në vend. Sipas tij, investitori i vetëm që nuk ka të drejtë ta përdorë, jam unë. Procedurat shtjellohen në detaje me VKM nr. 54 të qeverisë Rama në vitin 2014, domethënë 5 vjet më përpara se Reportv Tv (njësoj si shume sipërmarrje të tjera private) të përfitoja  

2)Ndryshe nga sa shpif Berisha, Report Tv nuk është bërë pronar i asgjëje, por ka nënshkruar vetëm një kontratë qiraje.  Në këmbim të qirasë simbolike prej 1 euro, ligji dhe qeveria detyrojnë televizionin të punësojë një numër të konsiderueshëm punonjësish dhe të realizojë një investim të kushtueshëm, pjesa më e madhe e të cilit mbetet pronë e Shtetit.   

 

Bollino: Sulmet e Berishës ndaj Report TV si gjyqet e kohës së

 

3)VKM-të e treguara nga Sali Berisha si provë e një rasti korruptiv, janë në fakt pjesë e një procedure normale e parashikuar nga ligji për çdo ndërmarrje që pranon një kontratë qiraje të këtij lloji me Shtetin dhe nuk është një favor special i rezervuar për Report Tv   Berisha pretendon se kur ai ka qene kryeministër nuk ka firmosur kurrë një kontratë të tillë, që ai e quan ''të personalizuar''. Por edhe njëherë, gënjen. Në fakt, pikërisht Berisha në 2008, i ka dhenë një televizioni tjetër një siperfaqe prej 4900 metra katrore pa asnjë konkurrim, ndryshe nga Report Tv që ka bërë sipas ligjit një garë publike.  

Bollino: Sulmet e Berishës ndaj Report TV si gjyqet e kohës së

Pa folur këtu për qindra VKM të tjera të personalizuara dhe të firmosura nga Sali Berisha kur ishte kryeministër. Duhet të sqaroj për hir të së vërtetës që VKM-të që permendin emrat e përfituesve janë krejt normale për çdo qeveri, por shumë VKM të Berishës ishin në favor jo vetëm të mediave, por edhe të kompanive të ndryshme të cilat ishin klientët e studios ligjore të vajzës së tij, Argita Berisha, një veprim ky i fundit në konflikt të hapur interesi dhe me nuanca korruptive.

 4) Berisha e ka etiketura si ‘’skandal të madh’’ faktin që pas firmës së kontratës për të marrë me qira një godinë të vjetër për të cilën ishte përcaktuar si detyrim ‘’rikostruksion total’’, godina u prish dhe u rindërtua. Ajo që Sali Berisha nuk e tregon është se në 26 nëntor 2019 tërmeti dëmtoi në mënyrë fatale strukturën e vjetër të godinës së ndërtuar në vitet ’60 dhe plotësisht të amortizuar: fatkeqësisht kontratën e qirasë e kisha firmosur 40 ditë përpara, në datën 10 tetor 2019, dhe para se ta merrja në dorëzim, godina u rrëzua duke e bërë edhe të pabanueshme dhe të pariparueshme.

Bollino: Sulmet e Berishës ndaj Report TV si gjyqet e kohës së

Instituti i Ndërtimeve urdhëroi prishjen e objektit për arsye sigurie, siç u bë në ato muaj të tmerrshëm pas tërmetit me mjiëra godina të tjera në gjithë Shqipërinë

Duke qenë se ishte një pronë e Shtetit, për ta shembur plotësisht dhe për ta rindërtuar, duhej një VKM tjetër, pse kështu e parashikon ligji. Prishja u krye totalisht me shpenzimet e Report tv. Ja pse fjala ‘’rikostrunksion total’’, edhe në kontratë u ndryshua me fjalën ‘’rindërtim jo më pak se sipërfaqja e godinës ekztistuese’’: pra një klazuolë e vendosur në garanci të Shtetit që e detyron Report Tv-në ta rindërtojë të paktën të njëjtën sipërfaqe ndërtimore që ka marrë me qira dhe që në fund të kontratës duhet t’ja kthejë Shtetit ose duhet t’ja shpërblejë centimetër për centimetër. Një ndryshim i imponuar nga një rrethanë e paparashikueshme siç ka qenë tërmeti, që në fakt ka rënduar mbi investitorin në favor të Shtetit, por që Sali Berisha çuditërisht e paraqet si një skandal. 

Bollino: Sulmet e Berishës ndaj Report TV si gjyqet e kohës së

5)Edhe godina e re e ndërtuar në vend të rrënojave të prishura, është financuar 100% nga Report Tv, duke kërkuar edhe një kredi në bankë. Eshtë thjesht qesharake shpikja e fundit e Berishës dhe hetuesisë së tij të gjyqeve politike (në fakt një ish drejtoreshë e tatimeve që pasi u dëbua nga pozicioni dhe pastaj edhe nga LSI për arsye totalisht familjare, u punësua si kamikaze nga familja Berisha), pretendime sipas të cilës godina shteterore është vendosur si kolateral te kredia: një rrethanë e pamundur, pasi nuk ka bankë në botë që mund të pranojë si kolateral një godinë ndërkohë që qiramarrësi (në ketë rast Report Tv) nuk ka çertifikatën e pronësisë.

Bollino: Sulmet e Berishës ndaj Report TV si gjyqet e kohës së

Siç duket qartë edhe nga dokumenti i barrës siguruese që Sali Berisha dhe hetuesi e tij as nuk kanë ditur ta lexojnë, banka ka pretenduar si kolateral ‘’100% të kuotave të shoqërisë kredimarrëse MTSC SHPK (pra Report tv) dhe të gjitha pasuritë/asetet e shoqërisë kredimarrëse, duke përfshirë asetet e tashme dhe të ardhme të shoqërisë MTSC SHPK’’. Pra një kërkesë krejt normale që nuk përfshin fare godinën, e cila, siç e kupton çdo njeri me një shkollim mesatar, duke qenë me qira, nuk mund të quhet as pasuri e kompanisë, as aset. 

Bollino: Sulmet e Berishës ndaj Report TV si gjyqet e kohës së

Në fakt siç parashikon kontrata, kjo godinë moderne që ka zëvendesuar një ndërtesë të rrënuar, në fund të afatit 20 vjeçar të kontratës, do të kthehet në dispozicion të Shtetit pa asnjë kompensim për investimin e bërë. Një tjetër kusht në kurriz të investitorit dhe në favor të Shtetit, por që Sali Berisha, në menyrën më absurde, prapë e konsideron si abuziv. 

Nëse kushtet ligjore do ta lejojnë dhe nëse MTSC do të mundë të privatizojë tokën, do të duhet t’i paguaj Shtetit gjithë vlerën e tokës sipas çmimit të referencës të fiksuar nga ligji, dhe që vetë Berisha e ka perllogaritur në mbi 1 milionë e 250.000 euro. Ku është grabitja? Në një rast të tillë, nëse ka pronar, lekët e truallit i merr ai. Për paradoks Report Tv, në rast e privatizimi do t’i paguaj Shtetit edhe vlerën e godinës së vjetër të prishur nga tërmeti! Pra as për mua, as per Report nuk ka pasur dhe nuk do ketë asnjë dhuratë!  

6)Gënjeshtra më e madhe e përsëritur prej kohe nga Sali Berisha, është se ai terren i përkiste edhe dhëndrrit të tij dhe se familjet pronare ia kanë dhuruar Bashkisë së Tiranës me kusht për të realizuar një gjimnaz.  Kjo gjë është totalisht e pavërtetë, ashtu si dhe Berisha u detyrua me ne fundt ta pranojë vetë gjatë ''pretencës'' televizive të datës 24 nëntor duke thënë se nuk disponon asnjë akt dhurimi dhe se nuk ishte në gjendje as të thotë se cilat janë ''familjet pronare''.  E vërteta qëndron se ajo tokë i takon vetëm Shtetit siç vërtetohet nga dokumentat zyrtare publike dhe jo nga përralla të sajuara nga ish kryeministri. Toka e vetme me pronarë është një shirit rreth 300 metra katrorë që ndodhet jashtë njollës së Report Tv, por ngjitur me të, që Jamarbër Malltezi me 63 trashgimtarët e tjerë e kanë pretenduar në kthim dhe e kanë marrë me dokumentat pa asnjë mëdyshje, pa i dhuruar asgjë Bashkisë siç fantazon ish kryeministri. Nëse realisht do t’i kishin dhuruar 5.000 metra katrorë për të bërë shkollë, pse e kanë pretenduar kthimin e 300 metrave të një shiriti toke që duhet të ishte pikërisht hyrja e shkollës imagjinare? 

Bollino: Sulmet e Berishës ndaj Report TV si gjyqet e kohës së

7)Një tjetër e vërtetë në fakt është se në atë trualli nuk është parashikuar kurre ndërtimi i asnjë shkolle, siç pretendon Berisha: as nga Lulzim Basha që ishte kryebashkiak deri në 2015, as më vonë, pasi Reoport tv ka firmosur kontratën e qirasë me Shtetin në tetor të vitit 2019, dhe atje është gjetur një godinë e rrënuar dhe asgjë më shumë. Pse Berisha nuk i tregon projektet për shkollën, që sipas tij Report Tv i ka sabotuar? Është e thjeshtë: Sepse nuk kanë ekzistuar kurrë!  Më i mundshëm është fakti që duke e ditur se nuk kishin pronarë, dhëndri e kishte piketuar atë tokë për ta grabitur siç vërtetohet edhe në një VKM të firmosur nga Sali Berisha në vitin 2008 për të kaluar nën kontroll të Ministrisë së Ekonomisë (që sapo kishte përfundurar me përkushtim procedurën e privatizimit të ish-Klubit Partizani) pikërisht ''Repartin e orëve'', pra tokën ku ndodhet sot Report Tv.  

 

Bollino: Sulmet e Berishës ndaj Report TV si gjyqet e kohës së

Me sa duket, faktin që nuk kanë arritur ta grabisin, ata e konsiderojnë si një tokë të dhuruar. Dhe ndoshta edhe ky është shkak tjetër i gjithë inatit të familjes Berisha ndaj meje për faktin që këtu u ndërtua një televizion dhe jo pallati i 20-të i tyre.  Po kjo VKM me firmën e Sali Berishës, me numër 1535 datë 26 nëntor 2008, përvec të tjerave, është prova më evidente që kur privatizimi i Klubit Partizani tashmë ishte përfunduar (ndryshe nga pretendimet mbi ''pronarët fizike' që kanë dhuruar tokat e tyre Bashkia), kjo tokë i takonte akoma Shtetit, si edhe sot, dhe askujt tjetër. Madje ja kanë hequr Bashkisë për t’ia kaluar ministrisë së Ekonomisë.

Bollino: Sulmet e Berishës ndaj Report TV si gjyqet e kohës së

8) Përsa përket planit rregullues të Tiranës të vitit 2013, të cilit i referohet Sali Berisha si provë që atje ishte parashikuar një shkollë, ai tregon gjithmonë një hartë të falsifikuar mbi të cilën ka shkruar vetë fjalën “shkollë e mesme”.

Bollino: Sulmet e Berishës ndaj Report TV si gjyqet e kohës së

Në realitet, harta origjinale që unë e disponoj të firmosur nga kryetari i bashkisë së atëhershme Lulzim Basha, siç duket qartë, nuk ka asnjë shënim të tillë. Por mbi të gjitha, ai plan rregullues 2013, është anulluar nga Edi Rama me vendimin e datës 22.8.2014 pra më shumë se 5 vite para se Report të aplikonte për kontratën e qirasë dhe më shumë se 6 vite para se Report të merrte leje për të ndërtuar në atë truall prej 4021.5 m2, një godinë që mbetet pronë e Republikës së Shqipërisë.

Bollino: Sulmet e Berishës ndaj Report TV si gjyqet e kohës së

Sipërfaqja 4021.5 metra katrorë truall për të cilën është dhënë leje ndërtimi në datën 20.08.2020 (që në fakt ishtë i detyrueshëm si në rastin e rikonstruksionit total, si në rastin e rindertimit) , ka qenë e njëjta që nga fillimi i shpalljes së konkursit publik për dhënien me qira me konkurrim nga ana e Ministrisë së Ekonomisë, dhe ajo ka mbetur. Pra, ndryshe nga pretendimet shpifëse të Sali Berishës, Report Tv nuk ka përfituar kurrë asnjë shtesë trualli.

Bollino: Sulmet e Berishës ndaj Report TV si gjyqet e kohës së

Shtesa që përmendet në gjyqin politik të ish kryeministrit nën hetim, është në fakt vetëm 872 metra katrorë referuar katit të dytë të godines, pra bëhet fjalë për një sipërfaqe ndërtimore dhe jo truall, që Report Tv e ka marrë përsipër t’ja rimbursojë një ditë Shtetit edhe pse ndërkohë tërmeti e kishte rrënuar, dhe ky ka qenë një tjetër kusht në kurriz të televizionit vetëm për të lejuar prishjen dhe rindërtimin total të imponuar nga tërmeti, që si mund ta kuptojë çdo njeri, nuk mund të bëhej duke shmangur një kat. Vetëm Berisha dhe hetuesit e familjes të kontraktuar për gjyqe politike, nuk e kuptojnë.   

Report Tv mbi atë truall nuk ka ndërtuar një kullë 13 katëshe, siç ka bërë dhëndrri i Sali Berishës në tokën përballë, por një godinë me 3 kate mbytur mes pallateve të tjera e destinuar ekskluzivisht për përdorim të televizionit informativ, një nga më të mëdhenjtë të vendit, që ofron një shërbim publik dhe që sot i jep punë mbi 170 familjeve. 

Gjithë këto shpjegime nuk i kam bërë pse dikush mund të marrë seriozisht gjyqet politike dhe shpifjet e Berishës, përveç një pakice të militantëve të verbër, por e bëj vetëm për respekt ndaj publikut të Report dhe ndaj të vërtetës.  

 

23 Komente

  1. D
    Drini

    Borollino ik ne itali pepino e bej biznes e ca te duash, ktu je ne vend te huaj qe i thone shqiperi. Si mundet ne nje vend te huaj na merrke prona qesim .....

    1. B
      Byrektore SHQUP-i

      Drini, ti qënke qesim nga trutë! Bolino ka argumentuar me fakte se gjithçka në biznesin e tij është kryer konform ligjeve të shtetit. Nëse do të kishim trutë e tua ç'duhet të ndodhë me 30.000 biznese të shqiptarëve në Itali o loqja e vëllait!?

      1. n
        nardi

        O Drin lere se ti e ndrin o debil

        1. L
          Lumjani

          O Drin, me mire lexo nonji liber sesa te tregosh injorancen ne internet.

          1. T
            Tarrasi Derrin

            Or Drono, lexoje deri ne fund artikullin se eshte i shkruar ne Shqip, dhe mase do te kuptosh se si jane keto pune, qe trualli e ndertesa ne fjale jane mare me qira, per 20 vjet dhe kur te mbaroj kontrata do t'i kthehet shtetit trualli dhe ndertesa, pra nga nje karakatin te shkaterruar shteti do te perfitoj nje godine te rindertuar e moderne... Po ik more kokepalare i zbritur nga pdhi somes, shko pastro morrat e cimkat, se nuk i kupton ti keto pune...!!! Ti di vetem dalesh me dy gishtat larte V dhe te bertasesh "Rroft P-Dhiera dhe udheheqesi Legenkar Sa-Hale Breshkani" Shtazarak qe s'do beheni kurr njerez!

            1. b
              buna

              Drini pak shqipetar sot kane aktivitetet e tyre dhe qe jane pronare te trojeve ku kane respektivisht aktivitetet e tyre ekonomike dhe kerkush nuk i thote shkoni ne Shqiperi se ketu eshte Itali,Gjermani,Frace apo Belgjike! Apo te ka shpetuar si objek pa e zene dhe bere shtepi banimi me gjithe fisin tend!

              1. B
                Buna

                O Drin cari! Po Shqiptarët nëpër Bot që janë biznesmenë dhe supër marrësa,dhe Bolino nuk paska të drejtë të mari ambjente me qëra sipas ligjit të babait tat shpirtëror kriminelit non grata Berisha? TVja e zoti Bolino duhet ta japë gjdo ditë si rreklamë thenjet e shkatrrimtarit të Shqipërisë non grata Shqipëria 1€ që ta diskretitoni këtë shpifës,mashtrues.

              2. D
                Dde

                Cja qi Argite...e Lirine ...

                1. D
                  Demokrati i viteve të para

                  Bravo Bolino. Sali cjapit plak matuf serb i ka ardhur ngodhja tani. Ai po jeton për mungesë varri. Zoti ka për ta ndëshkuar brez pas brezi këtë kriminel dhe krye hajdut të Shqipërisë. Sa nëna ka veshur me të zeza ky kriminel dhe fo ta shohë zoti këtë vulëhumbur. Ishalla shpëton populli shqiptar sa më parë nga ky përbindësh.

                  1. B
                    Bole ino

                    Po Bunlëk artin mor kurve bolino qe e ke marre ne perdorim nga Lal Eri dhe e cove bileten nga 2 mije lek ne 7 mije lek. Apo je biznesmen i modh ti. Kurve e lidhur me pushtetin je. Dhe sa per investimet e tua qe mbrohesh duke thene " edhe berisha ashtu ka bere" ti pikerisht qe e shan berishen nga mengjeso ne darke per gjerat qe ka bere leq, nuk duhet te mbrohesh duke thene " veprova si berisha"!!! I korruptuar mafioz je. Dhe pa merak se sic ja u bere do te ta bejne kohe me vone. Jeta eshte e gjate

                    1. B
                      Beni

                      Carlo Carlo, ti kujton se e beson njeri Sali Berishen?! Po ai i ngjesh te tjereve maskaralleqet qe ben vete a derebardhe. Eshte maskarai i maskarenjve.

                      1. Y
                        Yllka

                        Të lumtë o Carlo. Ky sali leshko serbi është krimineli i Shqipërisë. Këtij vetëm SPAKU ja për ta dërguar në çmenduri. Këtij lehtë për ti shkër.....er Argitën, Lirinë dhe Zenin. Nuk ka për të gjetur qetësi Shqipëria ne këtë mostër. Zoti qoftë me shqiptarët.

                        1. T
                          Tironci

                          Je gazetari me profesional ne Shqiperi bro. Nuk ta merr njeri ty

                          1. k
                            korcari

                            Njerezit rreth Berishes qofshin ata politikane apo nenpunes, kane nje karakteristike thelbesore, ata duhet te jene injorante. Kjo del nga i gjithe shkrimi juaj z. Bolino. Sherbetoret e Berishes nuk e kapercejne nivelin intelektual te Sudes

                            1. a
                              atdhetari

                              Pergjigje brilante e Karlos

                              1. E
                                Ec perpara Carlo

                                KTHE GJON E VJEDHME CARLO. BON HAM HAM PER ME I BO QEJFIN QEVERISE ENE ZHVAT PRONAT E SHQIPTAREVE QE TI JEP DHURATE EDVIN SHKERDHAT RAMA ME ERION QEBAPIN SI ME I PAS TE BABS VET. KE MOR ENE HISTORINE E SHQIPNISE ME BUNKERT. I KE MOR ENE REPORT TV KUSH TE LEN ME MOR GJO NE ITALINE TATE KA HISTORIA, LENE MO PASUNI TITALIANVE E SHTETIT E TV STE LEN KUSH. TI I PERLA PER 1 EURO. TURP TKESH

                                1. a
                                  ardit

                                  Mire or mire po sado maskara qofte Berisha ka te drejte per rastin tend se ne pame e lexuam faktet.Ti e ke vjedh kete vend me ndimen e ligjit,Me ndimen e ligjit aty ska shkolle e femijet bejne kilometra ne kembe ....me ndimen e ligjit nje rrjepacak si ty vjen e pasurohet me taklsat tona...me ndimen e ligjit vullneti i pronareve per tu ngritur shkolle flaket e te falet ty per te lehur pro Rames. Fuck Off ti molusk.

                                  1. i
                                    ilir

                                    Karlo ,ketu jane therr ne shekuj per 2 m katror toke ne fshat e ti merr falas ate qe duhet te ishte shkolle per te qene qeni i perditshem i politikave te Rames.Ik hajdut.Se u be shqiperia kuirban per horrat si ty dhe per breke te gruas tende.

                                    1. K
                                      Koli

                                      Vidh Bollino leri shqipot.

                                      1. v
                                        viktor

                                        Berisha eshte si ty ...por ...qente te lehin, mafiozet si Carlito dhe kucka e tije perpara.

                                        1. s
                                          selim

                                          Nje surrat ti dhe Berisha.Dy hajdute te ketij populli Carlo.

                                          1. A
                                            Avzi Nela

                                            Makaronaxhiu qe ben rrush e kumbulla Shqiperine. Kemi pak hajdute tanet po do importonim?!

                                            1. m
                                              mirel

                                              Salikadavra si gjithmone e pjell dobicin dhe ta le ne dere. Por cudia qendron tek trushplaret qe e mbeshtesin...

                                              Lini një Përgjigje