Këshilltari Henz: Berisha i ka dyert e hapur në Gjermani e Europë, s’ka çe do SHBA-në

2 Maj 2022, 18:58Politika TEMA

Këshilltari Henz: Berisha i ka dyert e hapur në Gjermani e

Televizioni i familjes Berisha tashmë është i dorëzuar përballë faktit se damka e “non grata”-s nuk iu hiqet ndaj dhe janë duke bindur veten dhe të tjerët, se ata kanë mbështetjen e Europës.

Dhe për këtë sjellin fjalët e të ashtuquajturit këshilltar i Merkel, që tani e shesin si këshilltar të CDU-së, Martin Henze, i cili thotë se Berisha i ka dyert e hapura në Gjermani dhe Europë.

“Zhvillimet në PD, kanë marrë vëmendjen edhe të ndërkombëtare, veçanërisht të Gjermanisë. Këshilltari ekonomik i CDU-së gjermane, gjatë një interviste për SYRI TV, tha se vendimi i Gjykatës së Tiranës për të legjitimuar drejtimin e selisë blu nga Komisioni i Rithemelimit, ishte një shenjë që drejtësia funksionoi. Ai e cilëson të padrejtë apelimin që përfaqësuesi i Bashës, Enkelejd Alibeaj i bëri këtij vendimi.

Teksa u ndal tek shpallja non-grata e ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH, Henze tha se për këtë vendim Uashingtoni nuk ka prova, dhe se në Shqipëri ‘non grata’ duhet të ishte Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj. Henze theksoi se Berisha është i mirëpritur në Gjermani dhe Evropë.

Të precendenta i cilësoi Martin Henze, qëndrimet e ambasadës së SHBA në Tiranë, lidhur me situatën brenda PD. Sipas tij një ambasadore nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të vendit, siç po bën haptaz Yuri Kim.

Ndërsa sa i takon procesit ‘Open Balkan’, Henze tha se pas tij fshihet dora e zgjatur e Vladimir Putin. Ai shtoi se kjo nismë nuk ka asnjë lidhje me procesin e Berlinit,i cili jo vetëm që nuk ka ngecur, por është aktiv.

Ndërsa sa i takon çeljes së negociatave dhe ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, kërkesë kjo e artikuluar nga Edi Rama së fundmi, Henze tha se me shumë ngjasë Maqedonisë do i çelet drita e gjelbër para Shqipërisë, pasi është më e mirëpritur në Union”, thuhet në kronikën e televizionit të Berishës.

Mirë bëjnë që ngushëllohen nga Henze në fakt, se dhe e paguajnë. Duhet ta bëjë edhe ai një punë, përveçse të bëjë komente në Tuitter!

Se jo për gjë, por ndjekësit e Doktorit nuk para e ndjekin Tuitterin.

Ndaj dhe tani kanë filluar e nxjerrin në televizionin e familjes Henzen, për të treguar se kanë mbështetje ndërkombëtare.

TemA

9 Komente

  1. s
    shife -shife si tall cart pederi Nazist me i rjep

    pu pu pu pu cfar kerme o ky pederi gjermon ,po i qi robt shpellarit i ropi miljonat e shqiptareve tu tall trapin me Kufomen e shpelles

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haaaa muli gjermanise

      Sa eura i ka mare komunistit per kete interviste ?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Saepari

        Henze te ka hyr hajdari ne bythe.

        Përgjigjjuni
        1. m
          mirel

          Kur s'ke pulen, do hash sorren.

          Përgjigjjuni
          1. s
            shqiptar

            Ky Henzi qenka me rrocke se Kokalarja

            Përgjigjjuni
            1. m
              malsori

              KETO QELBESIRA TE FOLTORES, NEVOJTORES KRENOHEN ME KOQET E DASHIT PRIT, PRIT, SE DARDHA E KA BISHTIN MBRAPA

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vlesh

                Henze! Beje nje ftese Nongrats te vij ke shpia jote! Po beja sa me shpejte! Se kam degjuar se keta te Brukselit kane filluar te mendoj ne t'i bejne ndonje thagm si amerikanet! Beje se Doktori ka pare! Eshte Nongrat familjare!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Asd

                  Henze kot e fton Berishen ne Gjermani se nuk je padron i saj. Tu kane zverdhur dhembet nga cigaret dhe birrat e mejhaneve.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Liki

                    Edhe Millosheviqi ne kohen e tij i gjente do fare “intelektual” qe te bente propaganden anti usa-eu po per fat si ndihmuan gje.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje