KLGJ: Persona të veshur me pushtet po prekin figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve, mos e cenoni pavarësinë e drejtësisë

12 Shkurt 2025, 14:35Politika TEMA
KLGJ: Persona të veshur me pushtet po prekin figurën dhe dinjitetin e

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar sot në lidhje me deklaratat që ka bërë kryeministri Edi Rama ndaj gjyqtarit të dosjes së arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa edhe Sali Berisha e sulmoi sot SPAK-un dhe Altin Dumanin.

Këshilli i bën thirrje aktorëve politikë që të shmangin çdo formë presioni mbi gjyqtarët për shkak të ushtrimit të funksionit të tyre.

Sipas KLGJ-së, në një shtet të së drejtës, pavarësia e gjyqësorit është një nga shtyllat themelore për garantimin e drejtësisë dhe të lirive qytetare.

Deklarata e KLGJ:

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me deklaratat e bëra nga persona të veshur me pushtet, ekzekutiv apo politik si edhe media të caktuara, të cilat prekin figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar. KLGJ mban qëndrimin se çdo përpjekje për të cënuar pavarësinë e gjyqësorit, nëpërmjet trysnisë apo presionit të çfarëdo lloji, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Këshilli në përmbushje të angazhimeve të tij ligjore, ju bën thirrje të gjithë aktorëve që të shmangin trysninë në formën e deklaratave, citimeve apo aludimeve që cënojnë gjyqtarët për shkak të ushtrimit të funksionit.

Në një shtet të së drejtës, pavarësia e gjyqësorit është një ndër shtyllat themelore për garantimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga çdo lloj forme që ndërhyn në vendimmarrje, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Këshilli thekson se në një shtet që është duke përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE, mënyra e vetme e kundërshtimit të një vendimmarrjeje gjyqësore duhet të jetë përmes ushtrimit të mjeteve ligjore, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë.

6 Komente

  1. U
    Ushtari.

    Po pamvaresi nuk do te thote qe une mund te beje cte dua " ne emer te ligjit" Pamaresi do te thote zbatim i pa anshem i ligjit duke u mbeshtetur ne faktimin e provave e ballafaqimin e tyre.Ndryshe kesaje i thone maliq llek.Vertetojeni pamvaresine tuaj me ato ca kane ndodhur para 2013 e mos hiqni dore edhe per ca ndodh tani.Apo nuk ju lene miljonat e demeve te asaj kohe qe te dilni nga zyra.Tregojeni vehten se e respektoni me te vertete pamvsresine e drejtesine.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Morri fund edhe KLGj, u nxitua sic donte Saliu

      Ku do futet KLGj kur te cohet populli ne protesta per ti terhequr zvarre edhe kete grup zombi te kermes Sali?! Drejtesia speciale ka vdekur.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kokat

      Plehra qe as per ne sharre nuk jeni,sa shpejt mbroheni per vehte ju te ligjit

      Përgjigjjuni
      1. P
        P

        Edhe ne 92 deri ne 97 kishim sistem mender te pavarur,por Benin cfare u urdheronte Saliu, sot Spaku eshte kthyer ne kobure e Saliut edhe ne duhet ti besojm drejtesise Saliut.

        Përgjigjjuni
        1. X
          X

          Ju I keni futur keta berishist ne Spak,prandaj nuk keni te drejt te flisni.

          Përgjigjjuni
          1. e
            e po...

            Mos prekni figuren e Plepave te Durresit se jane rrit tani e jane bere prokurore e gjykates te SPAK e BKH-se. Kujdes mos cenoni dinjitetin e atij gjyqtarit te BKH qe liroi kriminelin e Shkodres per pafajesi dhe pastaj gjykata e apelit e anulloi dhe denoi me 18 vjet burg. Ja ky eshte prokuroi dhe gjykatesi i Erjon Velise , me vendime kriminale nga PAFAJESI ne 18 VJET BURG . E po kjo eshte te marresh ate dhe tu japesh ate ! Ej; degjoni apo jo ! U bene fare keta bashibozuke.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje