
Deputetja socialiste Etilda Gjonaj ka adresuar mesazhet e saj në konferencën e parë anti-korrupsion të ndarë në disa sesione.
Ish ministrja e Drejtësisë ka bërë një analizë të gjithë punës së bërë në këto vite ku ka nënvizuar edhe disa sugjerime.
Ndër të tjera ajo ftoi institucionet e drejtësisë të jenë më llogaridhënëse në raportimet e tyre në Kuvend dhe para qytetarëve.
Pjesë nga fjala e deputetes Gjonaj:
“Sot është një moment shumë i rëndësishëm për të patur një Konferencë mbi Antikorrupsionin, sepse tregojmë jo vetëm çfarë ka bërë kjo qeveri dhe kjo mazhorancë për të forcuar shtetin e së drejtës, por edhe çfarë ka bërë për integrimin europian. Reforma në drejtësi dhe suksesi i saj është sot kushti kryesor për integrimin në BE.
Nëse flasim për rezultate pozitive të Reformës në Drejtësi janë pikërisht ato rezultate që kanë të bëjnë me korrupsionin. Kjo sepse Reforma ka pikërisht qëllimin për të luftuar korrupsionin, për të pastruar sistemin nga gjyqtarë dhe prukorurë të korruptuar e të padenjë, por edhe më tej për të pastruar shoqërinë, që nga funksionari më i lartë deri te çdokush që mban detyra shtetërore dhe duhet tu shërbejë qytetarëve.
Rezultatet e procesit të vetting-ut kanë ndikuar ndjeshëm në vlerësimet mbi progresin e Shqipërisë në BE, dhe në këto rezultate nuk gjenden vetëm Kuvendi apo vetëm qeveria, por gjendet e gjithë shoqëria. Reforma në Drejtësi u ndërmor për shkak të kërkesës së qytetarëve për sistem të pakorruptuar, po aq sa u ndërmor si kusht e kërkesë për të avancuar anëtarësimin në BE dhe për tu dhënë persepktivën europane qytetarëve shqiptarë.
Reforma në drejtësi jo pa qëllim ka patur mbështetje të jashtëzakoshme nga qeveria shqiptare e nga mazhoranca parlamentare jo vetem në financa, structure, kuadër ligjor, por dhe në mbështetje politike. Dhe sot jemi në fazën ku vlerësojmë rezultatet që reforma ka sjelle, si rezultatet që SPAK ka arritur në rastet më të fundit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë pritoritete kryesore të BE, dhe Reforma në Drejtësi shërben si mekanizëm për të arritr këto rezultate. Ndaj besojmë që Reforma do i japë mundësinë Shqipërisë për të patur rezultate të shpejta në integrimin europian. Ndaj jemi këtu, të gjithë së bashku me shoqërinë civile dhe qytetarët pasi e gjitha bëhet për tu dhënë njerëzve një sistem drejtësie të pavarur, të paanshëm ku mund të rrisin fëmijet e tyre me një të ardhme më të mirë. Duke marrë parasysh sfidat e reja që kemi para dhe metodologjinë e re, e cila sjell monirotirmin e një sërë kapituve së bashku në “cluster” ku përfshihen krerët lidhur me drejtesinë, korrupsionin, prkorurimet publike, të drejtat themelore, të gjitha çështje që në procesin e integrimit hapen të parat dhe mbyllen të fundit.
Jemi të vetëdijshëm që në këtë sfidë nuk jemi vetëm. Kemi patur mbështetje të jashtëzakonshme nga partnerët ndërkombëtar. Ambasadorja Kim përmendi detyrat e shtëpisë që Shqipëria ka bërë në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit, por është pozitive që ne nuk rreshtim deri këtu. Ne duam të shkojmë edhe më tej në arritje sepse këto reforma nuk i kemi marrë vetëm për integrimin, por së pari për qytetarët shqiptarë.
Duhet të kuptojmë që Reforma në Drejtësi ndryshoi tërësisht jo vetëm arkitekturën institucionale, por mentalitetin mbi drejtësinë. Përgjegjësinë e kanë sot vetë institucionet e drejtësisë.
Sot është momenti që institucionet e drejtësisë të tregojnë këtë përgjegjësi jo vetëm ndaj nesh që i kemi mbështetur, por ndaj qytarëve të cilët i kanë dhënë gjithë besimin orgeve të reja për ta ndryshuar këtë realitet. E kanë gjithë mundësinë, kuadrin ligjor si dhe mbështetjen politike e financiare.
Institucionet e drejtësisë raportojnë në Kuvend, por duhet që ky raportim të jetë më llogaridhënës, jo ndaj Kuvendit, por ndaj qytetarëve. Qytetari duhet të dijë ekzaktësisht ku ështue investmi që vet ka bërë për sistemin e ri të drejtësisë. Ne si Kuvend në kuadër të procesit të integrimit duhet të kryjmë një proces më gjithëpërfshirës monitorimi ku të ftojmë dhe shoqërinë civile, edhe qytetarë për ti bërë të prekshme rezultatet dhe punën që institucionet bëjnë për dhënien e drejtësisë”, u shpreh Gjonaj.
Talni trapin me shqiptaret.
po kjo vesh gomarja , e ndriti te ATP ,po na jep edhe mend ,,injorante ,si gjithe bushtrat e rames qe mban ne qeveri