
Deputeti i PD-së Dashamir Sula ka reaguar në lidhje me konferencën dy ditore që po mban qeveria me njësinë e antikorrupsionit.
Në postimin e tij Sula shkruan se askush nuk beson në vullnetin e qeverisë për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
Ai gjithashtu bën një thirrje si ish prokuror.
Të gjithë do ta besonim demagogjinë e kreut të mazhorancës se ai ka vërtet vullnet për të luftuar korrupsionin dhe kriminalitetin. Por ne sot e kemi shumë të freskët lajmin e arrestimit të ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku në Itali me 20 kg kokainë. Ndërkohë që në Shqipëri Kajmaku fitonte tendera publik. Pastronte paratë e drogës me taksat e qytetarëve shqiptarë.
Në Pallatin e Kongreseve të mbushur plot me punonjës administrate dhe qeverie ku u zhvillua dje konferenca anti korrupsion, ishte edhe Ambasadorja e SHBA Yuri Kim e cila me të drejtë apeloi që drejtësia të jetë vendimtare. Të luftojnë korrupsionin dhe kriminalitetin. Unë mbështes dhe i bashkohem thirrjes së kryediplomates.
Thirrja nga Pallati i Kongreseve të mbushur me qeveritarë dhe administratë publike merr kuptimin e duhur. Partia Demokratike që nga 2013 nuk drejton asnjë institucion, ndërkohë që nga 2019 nuk drejton asnjë bashki. Ndaj është e qartë se kush e bën korrupsionin.
Ndërkohë që nga DASH, Moneyval e KE me radhë kanë nxjerrë raportet se korrupsioni është në çdo qelizë të administratës publike ndërsa Shqipëria është kthyer në një lavatriçe të parave të krimit.
E thënë thjesht: Korrupsionin nuk e bëjnë qytetarët dhe opozita, por qeveria dhe pushtetarët.
Si ish-prokuror, inkurajoj ish-kolegët e mi me integritet të cilët jam i bindur se ka shumë, të veprojnë⚖ sa më shpejtë dhe pa u ndikuar nga askush. Drejtësia e ka në dorë të kthejë shpresën e qytetarëve shqiptarë. Ata e kanë në dorë frenimin e zbrazjes së madhe për shkak të atyre që përmendëm më sipër.
Qe nuk jeni ne pushtet ne e dime,por si beheni milioner ne opozite nuk e dime..... Na thuaj ndonje fjale para 2013 ,ka pas korrupsion apo ju jeni me te ndershmit e hajduteve te lalzit
Shko mor pirdhu kusar,kushedi sa je paguar per pretencat e tua.
Qe te diskutojne e gerrtasin kta , Banda e Shpellarit qe genetikishte jane te Korruptuar dhe nuk njohin kurr Rregulla qofte ne shoqeri apo Pushtet dhe s'jetojne dot ne nji Shtet Ligjore ku te funksionoj Drejtesia (shiheni c'i kan ber Drejtesise shiheni Spak -rraca e ktyre Hienave jane Shkaterruesit e Shtetit e Qytetarise ) - Kta jane te lindur si anti Shtet dhe anti Ligje dhe shkaterrojne gjithcka sepse jetojne vetem ne Anarshi e Kaos . Jane armiqte numer 1 te Shtetit duan te jetojne ne klane e turma ne histeri e shpella te erreta
O zot,kush te beri ty prokuror,ja qifsha nonen.
Korrupsionin e kultivuat ju te PD qe ne 92, me pare nuk kishte korrupsion. Injoranti, i paafti, delenxhiu ben korrupsion. Ju te PD edhe pse sjeni ne pushtet, gjeni cdo forme per tu pasuruar. Kryesorja eshte se tek ne mungon drejtesia e barabarte per te gjithe, ashtu sic nuk denohen te gjithe sipas ligjit, si politikani e cdo kush tjeter. Ne Shqiperi njerezit e ndershem jane pakice, prandaj dhe po largohen nga vendi, se krimi korrupsioni po i merr frymen. Prandaj korrupsionin e bejne njerezit e paformuar, packa se pasurohen. Ato nuk e mendojne thelle, se gjeja e vjedhur eshte harram dhe harrami del. Por shume e harrojne kete. Shqiperia veshtire se behet sic e duam ne. Na ka mbuluar pislleku trurin.