
Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka komentuar arrestimin e Agim Kajmakut. Ish-kryebashkiaku socialist i Vorës u prangos disa ditë më parë në Itali, pasi u kap me kokainë.
Në një prononcim për mediat, Balla tha se qëndrimi i tyre është i qartë për raste të tilla. Sipas tij, ligji duhet të funksionojë njësoj dhe të godasë këdo.
“Sa herë që ligji funksionon mbi këdo, PS përshëndet veprimet e organeve të drejtësisë. Ky është një qëndrim i yni që nuk bën dallim për askënd. Ligji duhet të godasë mbi këdo”, tha ai.
I pyetur nëse duhet të mbajë PS përgjegjësi për afrimin e këtyre personazheve, Balla tha se Kajmaku ka vite që nuk ka më asnjë funksion në këtë forcë politike dhe e quan humbje kohë të flasësh për të. “Personi që flasim nuk është më prej vitesh në asnjë funksion. Është humbje kohe të kthehemi te kjo çështje”, shtoi Balla.
Ish-kryebashkiaku i Vorës është arrestua më 27 maj në Itali, pasi është kapur me 20 kg kokainë.
Sido qofte ky nuk eshte justifikim, pergjegjesi duhet te mbai ai qe e ofroi ke ndyresire ne PS sepse nje mendje te thote se ka paguar per kete post. Njerez, intelekuuale te ndershem dhe me integritet ka plot por nuk can dot prandaj mos beni bla, bla, bla se populli nuk eshte budalla.
hahahaha kur ishte pjese e juaja ju nuk e arrestonit dot, ik o kokcep