Korrupsioni, avokati: SPAK, frikë nga Berisha dhe Meta

28 Tetor 2025, 08:10Politika TEMA
Korrupsioni, avokati: SPAK, frikë nga Berisha dhe Meta

Avokati Idajet Beqiri thotë se lufta kundër korrupsionit nga ana e SPAK, nuk është në nivelin e duhur.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Beqiri u shpreh se SPAK ka frikë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Nuk jam dakord me këtë që lufta kundër korrupsionit është në nivelin e duhur. Dumani, faktikisht, me përjashtim të hetimit të çështjes ndaj ish presidentit Ilir Meta, të tjerat i zbehu. Kompleksi Partizani është maja e ajsbergut për Sali Berishën. Në rast se nuk do të kishte ato krime të rënda që rëndojnë mbi shpatullat e tij. 21 janari, privatizimet e tjera, Bankers, Albpetrol, Gërdeci. Janë jashtëzakonisht të rënda. Dumani, sa i ka prekur pak. Në luftën kundër korrupsionit, SPAK ka pasur frikë. Frikësimin e ka pasur nga Berisha me klanin e vet, nga Meta me klanin e vet, pra, nga bota e krimit politik. Ka frikë shumë. Është marrë me gjëra të vogla që nuk bëjnë zhurmë. Ka edhe njerëzit e vet Berisha në SPAK.”, theksoi ai.

1 Komente

  1. M
    Munika

    Ndoshta edhe ne kerkojne dicka te pamundur nga kjo drsjtesi e brighter. Permasat e krimit shteterod e korrupsionit kane arritur permasa te tilla sa dhe gjgkatat nderkombetare nuk do e kishin te lehte per tu gjhkuar. Sidoqofte ato s'mund te kalojne ne heshtje, sic pandehin kriminelet non grata.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje