Kreshnik Spahiu: Sazani më mirë t’i jepet dhëndrit të Trump, se dhëndurëve të deputetëve

20 Mars 2024, 09:44Politika TEMA
Kreshnik Spahiu: Sazani më mirë t’i jepet dhëndrit të

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, konfirmoi të premten se është afër finalizimit të disa marrëveshjeve të mëdha për pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe në Serbi.

Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisioni Now në Euronews Albania se investimi në ishullin e Sazanit është një investim politik.

Sipas tij projekti i Ramës me investitorët strategjikë në vend ka përfunduar në klientelizëm, ndaj më mirë që Sazanin ta marrë dhëndri i Trump se dhëndri i ndonjë ministri apo deputeti.

“Mbajtja e një balance me presidencën e ardhshme të republikanëve në Uashington është e domosdoshme për Tiranën zyrtare, unë po vlerësoja si investim politik.

Është më mirë t’i jepet dhëndrit të Trumpit se dhëndurëve të ministrave dhe deputetëve. Deri më sot projekti i Ramës me investitorët strategjikë ka dështuar, se ka bërë klientelizëm me të gjithë familjarët e qeveritarëve”, tha Spahiu.

2 Komente

  1. s
    spata .

    Ore Niku ! Do mbledhesh trut e kokes .Pse per hire te simevjerres te shkojm tek mullixhiu?. Sazani e ka zotin e tij . Jane vlonjatet .Ata me ndihmen e shtetit ti dalin zote sic i doli Hoxha .U kthye Sazani fshat i militarizuar ku jetoni e sherbenbin per vete dhe ne mbrojtje te vendit .Tani qe na garanton Trampi qe s'na sulmon njeri ,ta fusi qeverija ne planet e fashtrave .Ka aq shume kerkesa ,nga ish banoret ,sa jane gati te kthehen per ta ngritur jeten perseri ne Sazan .Ju byth pambuket , qejfellinjte e Tiranes dhe keta qe kane komanduar Shqiperine as se kane iden se mund te jetohet ne Ishull .

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dursakja

      Rri atje ku je dhe mos na jep mënd o bretkosë e rritur në moçale! E dimë moralisht je poshtë, materialisht (me shitje liçensash noteriale) je lartë. Bën mirë të heshtësh, se mund të dalë emri gjëkundi, janë kohë të trazuara, ndoshta edhe për ty zotrote!Shiko rrugën, mos gremisesh!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje